Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | ESE | Çasti që ma ndau kohën time në dy kohë

Çasti që ma ndau kohën time në dy kohë

Font size: Decrease font Enlarge font
image Kristina Demiri Dojçe

Çasti që ma ndau kohën time në dy kohë

 

Mrekullia e të qenit nënë…

 

“Nëna është personi i vetëm në botë, i cili të do para se të të shohë”  Johann Heinrich Pestalozzi

Nga Kristina Demiri Dojçe

Rrugëtime të gjata, pa një fillim të konturuar qartë, pa fund, pa ndalime…Ashtu duket, pasi ne jemi të “burgosur” në kufijtë e kohës dhe hapësirës, në limitet e të mundurës. Ndoshta prandaj është e bukur jeta, ngaqë është e limituar…Përtej kësaj filozofie, gjithçka duket sikur ikën me ngut, pa na lënë kohë të tjerrim gjërë e gjatë të ndodhurën…

Por ka disa të ndodhura që vendosin sinore në kohë, i japin kuptim çastit, kohës dhe përjetësisë. Të djeshmes, të sotmes dhe vazhdimësisë…Bëhen gurë kilometrikë në rrugëtimin e shpirtit të bukur njerëzorë…

Duket sikur koha rredh në konturet e një ujëvare, që bie pambarimisht nga lartësitë marramendëse të katarakteve madhështorë…

Ah, ajo ditë…Në kufijt e një realiteti ku zuri fill një ëndërr. Ëndrra më e madhe për një grua. Kryëndrra për një femër…

Dhe ja, kujtesa më çon me galop tek ajo ditë…

Më duket sikur ka kaluar një shekull…Vite të stivosura njëri mbi tjetrin, imazhe që ikin pambarim, stinë e kohë që ndërrohen, moda dhe stile që këmbëhen, por ajo ditë mbetet…Ajo ditë do të mbetet gjithmonë, deri në fund, si pikë referimi për mua si grua, si femër, si nënë…

Vite të largëta, kohë të tjera, po edhe sot njësoj do të ndjehet çdo femër që pret të bëhët Nënë…
Taman si sot, dimër, ftohtë. Një dimër që do të mbahej mend, si për nga sasia e dëborës edhe për ngricat. 
Një bukuri mahnitëse, megjithëse e bardhë dhe e ftohtë të kënaqte shpirtin.Gjithçka ishte e kristaltë.
Dëbora e rënë disa ditë më parë kishte shtruar qilimin e saj të bardhë kudo e qirinjtë e formuar nëpër degët e pemëve, në strehët e shtëpive, në shatërvanet të futnin në botën e bukur të ëndrrës se bardhë.
Isha ngritur herët, përcolla Sotirin për në punë, duke e porositur të kishte kujdes e të mos vonohej, se nuk i dihej....... isha në ditët e fundit e prisja…prisja…
Sotiri iku me një lloj ankthi, sikur po linte atje, në shtratin ku unë prehesha një mirazh…Ishte ikja e dikujt, e njeriut më të dashur e më të shtrenjtë të jetës sime,  që priste të bëhej baba dhe e panjohura e pritjes e pati mbështjellë në krahët e një hutimi të ëmbël…të pa anë…

Më priste e panjohura, e pajetuara, me dhimje, po sipas të tjerave, të thëna e të degjuara, ishte Mrekullia e jetës, vazhdimësia e saj. 
Do merrja në krahë…një jetë të re…Jetë nga jeta jonë, gjak e mish nga trupi yt, nga shpirti ynë, frut i një dashurie të pastër, të endrres së bardhë
Djalë apo vajzë?... Aso kohe nuk ekzistonin testet e shtatëzanisë…Ose më mirë të themi nuk i njihnim ne. Ndoshta më mirë, se misteri ruhej deri në fund dhe e panjohura shijonte më shumë… 
Këto kisha në mendje dhe mundohesha të beja sa me shpejt çdo punë. Të ishin të gjitha në rregull, të mos më mungonte asgjë, e domosdoshme për këto raste.
Sa herë i kisha hapur, sa herë i kisha vendosur me kujdes, në dy sepetka. pajën e bebes e pajën time. Sa kohë kisha kaluar me to. Ashtu qëndisur e me tantella të bardha, si vetë dëbora...
Tërë  ëndrrat dhe dëshirat ishin aty…
E ardhmja...e mbështjellë në pelena. në papuçet e në kapelat shumëngjyrëshe të thurura me dorë, në ato rrobat e bukura si për kuklla. në kuvertat e bëra me grep e shtiza… zbukuruar me lule e lepushurë.
Në një qoshe të dhomës së gjumit, nje krevat i vogël prej hekuri, i zbukuruar me çarçafë me lule, ku këndonin zogjtë me zënë e ëmbël e sikur lajmëronin për të prirur engjëllin, një fëmijë... bukurinë e bukurive...gëzimin…kuptimin e jetës...
Një jetë e tërë në një dhomë...mes gjithë bukurisë…
Pak më tutje një govate prej llamarine...sapuni ...peshqiri...dhe të qenit Nënë!...
Kohë e vite të tjera...pak të vështira...po dashuri e pakufishme nga të gjithë.
Të gjithe prisnin...Ardhjen, Trashëgimtarin, Mjaltin e mjaltit…
Gjyshet kishin thurur çorapet, rrobat e bukura,
Gjyshërit ëndërronin si do ta merrnin në duar...
Të gjithë mendonin, si do ta shfaqnin dashurinë... të gjithë e kishin mendjen atje...Nuk kishte telefona...nuk kishte ballona zbukurimi... nuk kishte shumë lodra... nuk kishte shumë mjete lehtesuese, ndihmëse…po kishte një dashuri... dashuri të vërtetë…
Pritej një fëmijë.Të gjithë gëzonin, të gjithë kishin edhe merakun e Lindjes…
Të gjitha këto ma kishin bërë...Ardhjen…Lindjen të lehtë.
Me vete thashë...çdo gjë gati...sa mirë sikur të ishte sot....DITA...
Dhe erdhi dhimbja…e lehtë, e durueshme… më e fortë...më e shpejtë…
Isha vetëm e një shqetësim më pushtoj, po një ndjenje e ëmbël gjithçka ma bënte të lehtë e më duket sikur thirra: -Sotir!...
U hap ngadalë dera e ja Sotiri, me shpejt se çdo herë tjeter. Diçka kishte ndjerë, diçka nuk e linte të qetë Edhe ai do bëhej Baba. 

-Hëëëë?-pyesnin në heshtje sytë e tij të butë e të trazuar…

-Hiç…-ishte përgjigjeja ime e heshtur, po me sy, pa thënë asnjë fjalë.-Të presim çfarë do të sjellë mbrëmja ose e nesrmja…

Dhe e nesërmja…ah…e  nesërmja do të vinte me të qarën e tij…Por është akoma shpejt dhe unë udhëtoj drejt shtëpisë së lindjes..
Ç’të tregoj më parë?! Të flas për frikën, ankthin, stresin, lumturinë, ngazëllimin, dëshirimin, të gjitha të përziera e të ngatërruara në një trazim pa limit?! Fjala këtu e humbet pushtetin e saj dhe leksiku e sintaksa kthehen në gjuhë shenjash. Gjuhë mimike, syshë, balli, përlotje nga emocionet, që të përmbytin të gjithën, nga thembrat e këmbëve  në majë të kokës…

Në shtëpinë e lindjes koha ime u nda në dy kohë. Para dhe pas bebes sime të parë. 
Kohë të largëta, dhimbje të ëmbla, kujtime të përmalluara, kujdes i veçantë. 
Lindje shumë e vështirë. Ishte djalë. Ia vumë emrin 
Markel Dojce … 
U desh e nesërmja që të kuptoja më mirë se çfarë kishte ndodhur…Pesha dhe rëndësinë e atyre orëve të kaluara në shtëpinë e lindjes, kishte peshën e një jete të tërë. Kishte ndodhur një mrekulli dhe siç thashë, koha ime si femër qe ndarë në dy kohë, në para dhe pas lindjes së fëmijës sime të parë…

Sotiri ngazëllente, siç di të ngazëllejë ai, kur ngjarje të mëdha i dalin përpara dhe e shkundin nga koka tek këmbët… A ka ngjarje më të madhe në jetën e një njeriu se të bëhesh baba dhe nënë për herë të parë?!

Më duket sikur ka kaluar një shekull, por sapo mbyll sytë dhe sjell ndërmend ato çaste të magjishme, kur solla në jetë një qenie të re, një jetë tjetër, më duket sikur ka ndodhur dje…dhe një oaz lumturie përmbyt zemrën time të ndjeshme prej nënë!...

Të jeshë nënë është magji, plotëri, jetë, dashuri, sfidë, bekim!

Të jeshë nënë është të jeshë dyfish,trefish, qindfish njeri, dyfish,trefish, qindfish e dashuruar, e përkdhelura dhe e bekuara e fatit!...

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
4.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1