Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | ESE | Frikë e kohëve të shkuara

Frikë e kohëve të shkuara

Font size: Decrease font Enlarge font
image Astrit Lulushi

Frikë e kohëve të shkuara

Astrit Lulushi

Frika, tmerri, terrori - në kulturë dhe politikë - të gjitha janë reagime ndaj pasigurisë kolektive për të ardhmen që nuk dihet, dhe nostalgji për të kaluarën kur ajo mbahet e panjohur.

Freud dhe Jung, psiko-analistë, sugjerojnë se tmerri mund të përkufizohet si diçka që kërkon të futet në çdo kulturë dhe të sundojë në emër të rendit gjoja “për hir të mirëqenies”.

Mendohet se frika ka shtatë herë më shumë gjasa të përhapet më shpejtë se çdo sjellje tjetër shoqërore: ajo zë vend, duke i lënë njerëzit të pambrojtur, të prekur, të ngrirë emocionalisht.

Frika imagjinare është ikje nga bota reale ose një lloj trajnimi për konfliktet e saj. Tregimet si përrallat e Grimm-it (botuar së pari në 1812) ndihmojnë fëmijët të zotëronë frikën. Kjo ide mund të shpjegojë deri-diku dëshirën për të përjetuar frikë, për të shkuar në filma horror, për të bërtitur pa shkak, në një masë të caktuar.

Por, rreth përpjekjeve individuale për të zotëruar frikën, ekziston gjithashtu një kontekst historik për shpërthimin e tyre. Nëse një mbiprodhim i frikës së lundrimit mbush atmosferën, ka më shumë gjasa për ta përjetuar dhe kapërcyer këtë frikë duke u marrë me heqjen e pluhurave të miteve të vjetra dhe thirrjen e përbindshave nga e kaluara, për t'u marrë me konfuzionet e sotme. Në këtë mënyrë, frika personale shndërrohet në frikë të grupit ose kombit. Është interesante të mendohet se e njëjta epokë pa gazeta dhe pa forma të tjera komunikimi u bë edhe vendlindja e frikës në masë dhe shpesh të pabazë. Hedhja e një ideje, dëshira për ta formuar dhe ushqyer atë shoqërohet në mënyrë të pashmangshme nga mundësia e thashethemeve, informacionit të rremë dhe paragjykimit, në të cilin paranoja është prodhim i gatshëm reagimi. Paranoja, në fund të fundit, mund të jetë një formë ngushëllimi, ose përpjekje e shtrembëruar për të rifituar kontrollin mes kaosit.

Sociologët si Barry Glassner në "Kultura e Frikës" kanë dokumentuar se si një karakteristikë e dallueshme e botës moderne - në të cilën frika e jashtëzakonshme fshihet nëpër segmente të mëdha të popullsisë - është përkrahur nga një rrjet mediash gjithnjë në rritje, si dhe nga politikanë, gazetarë, liberalë e konservatorë. Sigurisht shpejtësia me të cilën zhurma mund të bëhet virale është diçka që ka ndryshuar mrekullisht që nga fundi i shekullit 18-rë, si edhe numri i përditshëm në rritje i burimeve të mundshme të informimit apo dezinformimit.

Historikisht, periudha të paranojës së grupit mund të datohen nga shekulli 17-të, 18-të. IIustrimet e gjyqeve të terrorit nga periuadha e Revolucionit Francez apo fotografitë e fshatrave të internimit dhe gjyqeve komuniste të shek. 20-të, kur për 50 vjet Shqipëria sundohej nga nje parti e vetme, ngjallin frikën se arsyeja ishte e pafuqishme, në mos e vdekur. Kështu, ndërsa frika është gjithmonë e formuluar në aspektin e çështjeve bashkëkohore, ajo shpesh vjen nga tregimet dhe imazhet e kohëve të shkuara.

 

Mitet e vjetra, frika. ndaj asaj që ende s’ka ndodhur, përdoren për të kuptuar tmerret e reja të botës reale. Edhe kur shpjegime të tjera janë në dispozicion, gjuha e frikës i jep një peshë emocionale argumentit. Frika përmbyt për të mbushur boshllëqet faktike të thashethemeve. Kundërshtimi i çdo gjëje bëhet bëhet version i akuzave në politikën moderne dhe Kutia e Pandorës (dosjet e sigurimit) bëhet imazhi i duhur i frikës për mundësinë e shkatërrimit.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1