Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | ESE | Gjemajl Bojku-Mjeshtri dhe Shaban Gashi – Zhivca: dy shqiptarë fisnikë, dy shokë, dy miq të pandarë

Gjemajl Bojku-Mjeshtri dhe Shaban Gashi – Zhivca: dy shqiptarë fisnikë, dy shokë, dy miq të pandarë

Font size: Decrease font Enlarge font
image Shaban Gashi – Zhivca

Gjemajl Bojku-Mjeshtri dhe Shaban Gashi – Zhivca: dy shqiptarë fisnikë, dy shokë, dy miq të pandarë

(Rrëfimi në kohë tjetër, jo thjesht për të kujtuar)

Dr Fatmir Terziu

 

Ndërsa kameramani, Gentian Çerekja, i televizionit “Dardan”, të cilin e drejtoja unë, ishte drejtuar në sallën e madhe të Lojërave me dorë në qytetin e Elbasanit, lotët e Gzim Bojkut, kristalizoheshin në një mur të bardhë, të cilit i ravijëzohej në ballë Himni Kombëtar dhe Flamuri Kuq e Zi, të cilin e shihje kur nxënësit e Shkollës Pedagogjike kishin evenimentet e tyre. Ishte dita e parë që këta lotë dhimbjeje dhe malli për babain e tij të pamundur për të ardhur me ta të transferoheshin në dheun amë, aty ku shpirti i digjej që në rini prush. Mes asaj pamjeje të dhimbshme, natyrisht lotët nuk mund të mos bënin rrokadë. E gjitha pastaj mes lotësh transferohej në bisedë. Biseda me fjalë të përvuajtshme. Me fjalë dhimbëse…

            Në ditët që pasuan, duke u bërë miq të ngushtë, teksa nxitonim mëngjeseve sa në Kryq të Kuq, sa në vendet e ndihmave, Gzimi niste e më rrëfente për babain e tij të dashur, Gjemajl Bojku-Mjeshtri. E bisedat zgjeroheshin e kalonin kufij. Kalonin kënde miqsh e konakë shokësh. Gzimi më tregonte: “Babai im kishte një shok të ngushtë. E quanin Shaban Gashi. Ishte shoku i babait tim.  Ai, Shaban Gashi, sot do ti kishte mbi 100 vjet….”

E kështu ngadalë e ngadalë, mësoja se Shaban Gashi dhe Gjemajl Bojku-Mjeshtri kishin punuar ortakë. Kishin punuar dhe ndarë dhimbjet dhe dertet bashkë. E kjo deri në vitet pesëdhjetë…”.

            Aty, nga vitet pesëdhjetë, Shaban Gashi, duke qenë i etur për Atdheun, Shqipërinë, duke mos duruar rregjimin asaj kohe në Kosovë, vendos të arratiset në Shqipëri. Shkon, por Shqipëria i del ndryshe. Atje e arrestojnë menjëherë. E kanë mbajtur disa vite dhe nga vitet gjashtëdhjetë e rikthejnë në ish Jugosllavi. Atje pastaj dihet. Dihet se si mund të ishte fati dhe jeta e një shqiptari patriot, aq më shumë si Shaban Gashi, që të gjithë e quanin dhe me nofkën, Zhivca, pasi ishte mjaft i gjallë, i shkathët dhe tejet jetik. Ai ishte mjaft energjik, dhe kjo energji e tij e ribashkoi përsëri me shokun e tij të mirë e besnik Gjemajl Bojku-Mjeshtri.

            Gzimi më tregonte se Shaban Gashi, ishte një njeri fisnik dhe më donte shumë, ndaj shumë gjëra i kam fituar nga ai, të cilit i jam mirrënjohës dhe kurë nuk do ta harroj në jetë të jetëve. Të dy, Gjemajl Bojku-Mjeshtri dhe Shaban Gashi – Zhivca, u bënë të famshëm me punën e tyre tek Qebaptorja e famshme e asaj kohe, që njihej me emrin “Apetit”. Ata të dy ishin mjeshtra të punimit të qebapave.

            Tek “Apetit” emri dhe vlerat ishin dhe një shtysë e këtyre dy emrave të respektuar. I pari, Gjemajl Bojku-Mjeshtri, është babai i Gzim Bojkut, i dyti është Gjyshi i biznesmenit mjaft të suksesshëm Sali Hoti. I pari nuk ka asnjë fotografi se i dogji e mallkuara luftë e Kosovës, ndërsa i dyti, me këtë foto të shpëtuar nga gjaku i tij, nga të dashurit e tij, flet më shumë se mijëra fjalë në këtë motocikël të kohës, që fliste për njerëz të aftë e të zotë. Shqiptarët ishin kombi më fisnik e më punëtor në ish-Jugosllavi, mësohet të kenë lënë bisedat në rrëfenja. Pos këtyre ajo që dihet e mbahet fort është se Gjemajl Bojku-Mjeshtri dhe Shaban Gashi – Zhivca ishin dy shqiptarë fisnikë, dy shokë, dy miq të pandarë. Një shembull dhe model për mjaft të tjerë.

Comments (3 posted):

on 05/12/2017 10:01:35
avatar
Shaban Gashi ishte nje njeri shume i famshem. Une jam dhendrri i tij dhe ai shume na mungon diteve te sotme...
Gzim Bojku on 05/12/2017 10:11:09
avatar
I nderuari Dr.Fatmir Terziu miku im ne kohen me te veshtir te jetes sime falemnderit shume per shkrimin tuaj maestral adhty siq dini ju per keta miq dhe shoke te vjeter,une sigurisht se nuk do ta haroj babain tim por ne te njejten kohe kur nuk do ta haroj edhe bacen Shaban te cilin e kame dashur fort dhe e kame patur idol....ju qoft i leht dheu i Kosoves dhe pushofshin ne paqe....RRNOFSHIT!!

Gzim Bojku
Peje
Minir Ajeti on 05/12/2017 10:39:15
avatar
Shaban Gashit dhe Gjemajl Bojkut i lehte ju qofte dheu i Kosoves

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1