Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | ESE | Për Shkodrën, qytetin tim…

Për Shkodrën, qytetin tim…

Font size: Decrease font Enlarge font
image Xhahid Bushati

Xhahid Bushati

Për Shkodrën, qytetin tim…

-skeda-

1.

Nuk them ndonjë gjë të re, por përsëris vetveten, kur them: “E dua këtë qytet! Shkodra asht shpirti jem! Shkodra… shpirti..!”

Shumë vite më parë, një nga banorët i këtij qyteti, liriku i shquar i letrave Shqipe, Frederik Rreshpja shkruante me shpirt: “Ja u ktheva përsëri në Shkodrën e mbretërve”. Kjo poezi e ka nismën, kur ai e ndante jetën e vet të vetmuar sigurisht, mes Vendlindjes dhe Tiranës. Në vitet e fundit të jetës së tij, vizitat ishin më të shpeshta në Vendlindje. E thërriste shpirti shkodran… Ky ishte fati i tij…

2.

Por… shumë vite më parë, Shkodra pati një privilegj, por të shkurtër në kohë, të krenohej me një poet, me moshë fare të re: 27 vjeçare. U largua nga jeta, kur Letërsia Shqipe kishte më shumë se kurrë nevojë për të. E ky ishte Migjeni. Migjeni u largua… duke lënë si testament “Vargjet e lira”.

Edhe sot e kësaj dite mbetet poet i avanguardës. Por edhe nesër…

Edhe sot e kësaj dite mbetet poet i rrallë i letërsisë sonë. Por edhe nesër…

Edhe sot e kësaj dite mbetet poet i gjithkohshëm e përtej kohësisë. Por edhe nesër…

Migjeni mes vargjeve të university të tij, ka edhe këtë, me të cilin nis komunikimin me çdo lexues. Është fjala për “Poemën e mjerimit”. Ajo nis kështu: “Kafshatë që s’kapërdihet, asht, or vëlla, mjerimi”.

Brenda kësaj hapësire të vargut migjenian, qëndrojnë tre arketipe: kafshata, vëllai dhe folja mohuese ‘s’kapërdihet’. Tre arketipe, ku brenda simbolikave të tyre, marrin e japin si motive e subjekte tri drama brenda dramës tragjike, që shpërfaqi talenti madhor i Migjenit, në kohën që jetoi… Por edhe përtej kohës...

3.

Nuk them ndonjë gjë të re, por përsëris vetveten, kur them: “E dua këtë qytet! Shkodra asht shpirti jem! Shkodra… shpirti..!”

 

Shkodër, nëntor 2017

Comments (1 posted):

Besnik Fishta on 13/11/2017 14:32:27
avatar
Te falenderoj per shkrimet e bukura.Pena jote Z.Xhahid Bushati dhe e shume te tjerve na thote qartazi qe Shkodra ka kene,asht dhe do te jete krenari sublime.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1