Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | ESE | T’I KAM LEXUAR TREGIMET DHE CIKLET POETIKE

T’I KAM LEXUAR TREGIMET DHE CIKLET POETIKE

Font size: Decrease font Enlarge font
image FASLLI HALITI Viz. S. Kamberi, Piktor i Popullit

T’I KAM LEXUAR TREGIMET DHE CIKLET POETIKE

                                     ese                                               

               ( për Papin, (Përparim Hysin)

 

T’i kam lexuar e t’i lexoj përherë tregimet dhe ciklet poetike dhe çdo krijim tjetër në poezi e prozë që m’i ke dërguar e botuar gjatë këtyre  muajve të fundit. Më ke gjallëruar, mençuruar, qetësuar...

Unë mësoj nga ti Papi. Ja sot mësova se Arbreshët kanë një thënie postulat që ua lënë pasardhësve, brez pas brezi:" Rihi birli nga ltini, si driri nga topra". Ashtu si arbreshët edhe ne shqiptarët duhet t'ua lemë pasardhësve tanë këtë postulat proverbial.

Ti Papi je si ai druri i “shtrembër” me të cilin nuk mund të heqen viza të drejta. Po ti Papi, je poet dhe poetit i shkojnë vijat e shtrembra, sepse poeti nuk është arkitekt i cili është i detyruar të heqë vija të drejta, ndryshe ngrehina apo vila e projektuar prej tij shembet. Vila jote poetike e projektuar nga ti, me vija të “shtrembra” e të drejta: me rima, pa rima, me strofa, pa strofa, me vargje të lirë apo të matur, me poezi strofike apo poezi me vargje njëshkolonë, jo vetëm që nuk shembet,  por edhe të mban ngrohtë në dimrat me erëra, stuhi, breshër e borë dhe, jo vetëm kaq, por vila apo pallati yt poetik të mbanë të freskët edhe në zhegun e korrikut, sepse ti e pajis ate me kalorifer ndjenjash dhe kondicioner emocionesh, gufime shpirti. 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1