Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | ESE | Rekuiem për "Ave Marian"(La novia) e një mesnate plazhi, gusht 1963

Rekuiem për "Ave Marian"(La novia) e një mesnate plazhi, gusht 1963

Font size: Decrease font Enlarge font
image BEDRI ALIMEHMETI

BEDRI ALIMEHMETI

Rekuiem për "Ave Marian"(La novia) e një mesnate plazhi, gusht 1963   

     Nga ballkoni i katit të tretë të ndërtesës së sektorit "Teuta", tek po rrija mbështetur në parmakët rrethues, dëgjohej shushurimë e valëve të detit, që rrezëtinin ndën platinimin e hënës durrsake. Fari, si një xixëllonjë gjigante në kodrën mbi qytet, te Vila e Mbretit Zog shuhej e ndizej në intervale të rregullta kohe. Më vinte keq për perëndimin e flakëruar, të cilin nata kish kohë që e kishte gllabëruar në thellësitë e saj, duke lënë në vend të tij qetësinë e shurdhët të plazhit të braktisur.

     Një kolazh i pambarimtë këngësh më buçiste në thellësi të shpirtit, deri sa buzët nën ritmin e përplasjes së valëve në breg, nisën të përshpërisin vetëvetishëm "Ave Marian" ("La noviaqe titulli realpor ne e quanim "Ave Maria" se kishte motive nga romancanjohur e Shubertit) e Toni Dalarës, që u sinkronizua befasishëm me kadencën e trokthit të një kali, që shkelte mbi asfaltin e rrugës automobilistike, duke tërhequr nga pas një pajton tendëhapur, nga ku nën tingujt e një kitareje zëri i mrekullueshëm i Besnik Taraneshit po interpretonte po të njejtën këngë.

     Qe një çast vërtet magjik. Gjithçka u ndal, gjithçka heshti. Edhe shushurimë e valëve në breg m'u duk se u shua, edhe hënës i ngrinë rrezet e platinta mbi valë, edhe farit iu zbeh vezullimi, përpos trokthit të kalit, që kishte ndaluar në çastet e para të fillimit të këtij përjetimi të rrallë. Vetëm zëri i këngëtarit durrsak çante qetësinë e natës dhe i sillte tingujt shubertjanë të "Ave Marias", si të mbështjellë me valët e qeta të detit, me dritën e rrezeve të hënës dhe feksjen e herë pas hershme të farit.

       Askërkujt nuk i shkonte ndër mend, që e gjithë kjo masë hyjnore e mveshur me cohën a papërsëritshmërisë, do të shkyhej nga cektësia e mendësisë së pakontrolluar të një njeriu, që befas nxorri nga goja një shprehje të tillë:

- Mjaft tani or vëlla, jemi familjarë ne, do na zgjosh fëmijët nga gjumi!

       Veçse më të ëmbël do e bëj gjumin një fëmijë nën tingujt e "Ave Marias", po për t'u zgjuar kurrën e kurrës, s'ma merrte mendja, thash me vete.

- Pse ne s'jemi familjarë!? - u dëgjua zëri melodioz i Besnik Taraneshit dhe sakaq mbi asfalt nisi trokthi i kalit dhe pajtonit nuk ia ndava sytë deri kur më humbi tutje tej urës së Dajlanit. Ndërkohë nga të gjithë kabinat e të tre kateve të ndërtesës, vërshoi një lumë sharjesh e ankesash në adresë të zëfolësit, madje qe e shoqja, që e ofendoi më rëndë nga të gjithë. Gjithsesi u ndjeva tejet i trishtuar atë çast, që nata përpos perëndimit të flakëruar më kishte gllabëruar në thellësitë e saj edhe "Ave Marian"

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1