Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | ESE | AMANETI DHE UDHËTIMI NËN QIELLIN E KALTËR TË KALIFORNISË.

AMANETI DHE UDHËTIMI NËN QIELLIN E KALTËR TË KALIFORNISË.

Font size: Decrease font Enlarge font
image KRISTAQ TURTULLI

  (Shënime udhëtimi)

                  1

                  Ditët e para të shtatorit, mot i ngrohtë dhe qielli është i kthjellët. Avioni u shkëput nga pista mori lartësi dhe u drejtua nga jug-perëndimi. Mbeti pas qyteti i madh i Torontos i përmbytur nga dritat, i katërti në Amerikën e veriut për nga popullsia.

                   Prej aeroportit u nisëm nga ora tetë e mbrëmjes. Ndenjësen e kam pranë dritares dhe kemi disa orë të natës që udhëtojmë me avion mbi re, por nuk më vjen për gjumë.

                   Më në fund nata e shkurtër iku, humbi pas reve të bardha. Midis lindjes dhe perëndimit, midis oqeanit Atlantik dhe oqeanit Paqësor ka tre orë diferencë. Fluturuam mbi tokë, mbi male, liqene, lumenj dhe fusha, jo mbi oqean siç më ndodh kur shkoj në vendlindje. Amerika është kontinent i madh.

                  Piloti na lajmëroi që po afroheshim drejt vendit të mbërritjes.

                   Udhëtimi ishte i qetë. Mbushem me frymë. Mbështes supin në anën e majtë të murit të shpendit metalik dhe ngre perden e dritares së avionit. Me kërshëri vështroj poshtë. Hapësirë toke e pamat. Ja, atje, me teren të thyer dhe gjelbërim të dendur, vreshta, agrume, të mbjella shtrihet Kalifornia, i quajtur ndryshe ‘Shteti i artë’, ose ‘Tokë e begatë e një fillimi të ri.’

                  E vizitoj për herë të parë këtë vend dhe, diku më në jug se këtu do përmbushet Amaneti i tim ati. Përgjatë fluturimit nuk vura pikë gjumë në sy. Kam udhëtuar natën edhe herë të tjera dhe jam përkundur e fjetur në ndenjëse e avionit si në djep. Por këtë herë është ndryshe, krejt ndryshe. Mendja ime është e mbërthyer nga kujtimet dhe nostalgjitë e viteve të shkuara e, mbi to qëndron AMANETI.

                  Amaneti. Respekti i kujtimit. Premtimi. Fjala e dhënë. Kushtimi i të parëve e ka shoqëruar shqiptarin në shekuj e shekuj. BESA aq e njohur e shqiptarit në botë. Janë ngritur legjenda, balada, gojëdhëna. Të gjitha këto për Njeriun kanë pasur identitet dhe do kenë identitet e kuptim të madh. Dikush mund të mbledhë buzët dhe ti duken të rëndomta, anakronike, të dala mode e të pyesë: Përse çani kryet për to, sa vlerë kanë, kur ne jemi në kohën e revolucioneve të mëdha të zhvillimit të shkencës, teknikës, kompjuterizimit, internetit? Hapja e kufijve dhe lëvizja e lirë në botë është një gjë e zakonshme e ditës. Rinia lë vendlindjen, lë vatrën e ngrohtë. Lë pleqtë në shtëpitë gjysmë të rrënuara, pa kthyer kokën prapa. Sidoqoftë, harrojmë, njerëzit dhe ngjarjet lëvizin, rrjedhin tmerrësisht shpejt. Ikin, nuk janë më, harrohen sikur nuk kanë qenë kurrë. Të gjitha zhvillimet, ngrehinat, sfumohen bëhen një Hiç. Pikërisht në këtë lëvizje të harbuar të njeriut duhet to ngrihet përsëri, është më se e domosdoshme: Amaneti. Respekti. Kujtimi. Besa. Fjala e dhënë. Premtimi. Sepse janë më të prekshme, më reale, më tokësore, më qiellore, shpirtërore dhe asnjëherë nuk tjetërsohen. Amaneti lëviz shpirtrat, gurët, shkëmbinjtë, shkul vitet dhe shekujt...

                   Jo rrallë e kam pyetur dhe e pyes veten, përse ne të gjallët jemi kaq të pakujdesshëm, ngatërrestarë, zhurmëtare, ziliqarë, hakmarrës, indiferentë, sikur do jetojmë gjithë jetën? Ne e dimë, por shumë shpejt harrojmë që jemi vizitorë tmerrësisht të përkohshëm. Çfarë është e rëndësishme për NJERIUN në këtë amulli mendimesh, vetëkënaqësish, etje e shfrenuar për tu pasuruar dhe shpërdoruar. Vrarë, humbjesh poshtërsish dhe pasigurish?! Janë miliona që kanë ikur prej Shqipërie dhe shumë nga fëmijët e tyre kanë harruar të flasin gjuhën e bukur shqipe, duke fajësuar politikën e sotme dhe mizerien e mëparshme. Pikërisht në shkëputjen prej vatanit, ikjes, për të gjetur më të qenësishmen. Duhet të kthejmë kokën prapa, të mbajmë të zgjuar, të pashuar atë që na lanë të parët; Amanetin dhe Besën...

                  Këto mendoj, zemra më rreh fort dhe endet në qiellin e lartë ku gjendet ngrehina e Amanetit akoma e parealizuar e tim ati...

                  Me qindra e mijëra herë gjatë jetës sime e kam përsëritur në mendje Amerikën dhe Kaliforninë, pa guxuar ta shprehja dhe biseduar me të tjerët, mbasi më priste ndëshkimi. Partia dhe sigurimi i shtetit të ndëshkonte ashpër vetëm ta shkoje nëpër mendje Amerikën dhe Kaliforninë. Propaganda e verbërisë dhe e së keqes e mbante të ndehur shpatën mbi popull. Natë e ditë, që nga mëngjesi në darkë shante shtetin e demokracisë, të mirëqenies. Amerikën na i paraqiste si një lubi, Sfinks i tmerrshëm ku ha njeriu njeriun.

                  Më kujtohet vite të shkuara, kur im atë strukej në kthinën më të largët të shtëpisë, hapte radion, puthiste veshin pranë altoparlantit, dëgjonte me ton fare të ulët zërin e Amerikës, zërin e së vërtetës. Por u ndruhej komshinjve, ngado përgjoheshim. Sigurimi i shtetit rreth nesh kishte vënë spiunë. Një mbrëmje teksa dëgjonte Zërin e Amerikës e pashë babanë të përlotur, kishte dëgjuar të vëllain, Llambin, të intervistuar nga Zërin e Amerikës dhe këngën e tij.

LEXO VAZHDIMIN KETU

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1