Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | NDRYSHE | VALLË, POLICIA MOS ARGËTOHET ME DROGËN?

VALLË, POLICIA MOS ARGËTOHET ME DROGËN?

Font size: Decrease font Enlarge font
image NEBI DRAGOTI

NEBI DRAGOTI

                       VALLË, POLICIA MOS ARGËTOHET ME DROGËN?

                                                 Satirë

Film  me metrazh të gjërë e me metrazh të gjatë me ngjyra. Policia lodhet, djersitet me punën që bën. Drogë aty, drogë atje, drogë në fushë, drogë në mal me të cilën u kënaqën edhe mediat. Çudi: punësuar vetëm policia! Vetëm kjo ka mbetur si punë e saj, si detyrë e saj dhe që dorën ia ka marrë bukur apo jo? Korret aty, po pse mbillet atje? Digj këtu e sekuestro në tokë, në kufi, në det. Digj kanabis, digj hashash, digj mariuanë. Tymi përpjet spërdridhet e ngrihet tek retë. Eh, të shkretën nuk mbaroka kjo droga.! Po sikur të mbarojë?! Ngelet pa punë gjithë kjo polici. Prandaj vazhdon aksioni në kohë e koha nuk ka të mbaruar, sepse…po mbaroi? Hëëë, na fusin në BE. E hajde gjej belanë me BE-në. Dhe, çudi, vetëm policia lufton si Don Kishoti me mullinjtë e erës. Vetëm , fare vetëm. “Para, partizanë! Në sulm vetëm vetëm përpara! “ Pse të aktivizohen të gjithë e t’i shpallet luftë frontale të djallosurës drogë ?. Punë ka e punë bëhet në këtë front të gjërë. Të gjithë qëndrojnë tifozë të kësaj policie. Indiferent pushteti lokal, që i di shumë mirë parcelat e mbjellura, se janë të mbjellla të mbara në tokat që kanë rreth e qark tyre. Digjen pyjet, po si nuk u dogj një sipërfaqe me drogë?... As nuk denoncojnë . Jo, jo pse ta çajnë kokën. Pushteti qëndror shikon lajmet, aksionet e siç i thonë: qejf o qejf bëjnë, kur kapen, dënohen e këta që u dënuakan me burg mend nuk zënkan. Tregtia, leku, droga u është mbjellur në tru. Film me gjërësi metrazhi të pafund. Film me metrazh të gjatë që gjatësia nuk i dihet, sepse vetëm vetë policia bën aktorin. Vetëm, vetëm e gjithë të tjerët bëjnë rolin e spektatorit. Jo, nuk shohin gjë se ku kultivohet. I kanë të mbyllur sytë. Madje, ç’i duhet shoqërisë, apo të futemi shpejt në BE, apo të flasin mirë për Shqipërinë, se korri fitore të paparë në këtë luftë dhe ua kalojë edhe disa vendeve të tjera që e kanë qejf dhe kultivojnë drogën? Kot, kot fare. Dilemë: mos droga kultivohet në qiell e ne nuk shohim gjë dhe trafikohet po në rrugë ajrore.?... P o , shyqyr që kemi policinë: vetë korr, vetë djeg, vetë numëron aq e kaq rrënjë e megjithatë punë ka e puna nuk ka të mbaruar. Atëherë, si thoni ju, po mbaroi të mbetet pa punë policia?! Po shoqëria indiferente të mbetet pa parë film me gjatësi e gjërësi metrazhi të pafund?! E, nëse është argëtim…ç’ argëtim që bëhet! Vallë, mos edhe policia me këtë punë argëtohet e ne nuk po kuptojmë gjë? Nuk ka mundësi, nuk ka mundësi, kaq luftë që publikohet brenda kufijëve e jashtë kufijëve (…) dhe mos të ketë rezultat fitoreje?! Dhe vetëm, dhe fare vetëm  bëjnë dhe organizimin. Organizimi, organizimi është gjë e madhe, është leva e zgjidhjes. “Gomari ka ngelur në baltë, sepse vetëm dhe vetë nuk mund ta nxjerrin, kështu që bishti , duket, u ka mbetur në dorë…

   Durrës, 2017.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1