Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | ESE | Shëndet e të mira mikut tim Petraq Kolevica!

Shëndet e të mira mikut tim Petraq Kolevica!

Font size: Decrease font Enlarge font
image Petraq Kolevica

                                    Një portret i Petraq  Kolevicës

    Këtë fotografi (portret) të arkitektit, poetit, përkthyesit, intelektualit e, njëkohësisht mikut tim Petraq Kolevica, e kam bërë në shtëpinë e tij para rreth 14 vitesh. Ato kohë, gjatë bisedave të këndëshme me të, ai jo rrallë, më dhuronte edhe ndonjë libër të tij (origjinal ose përkthim) të sapobotuar dhe të shoqëruar përherë me autograf tepër miqësore.

   Prej atëhere, shëndeti i z.Kolevica është rënduar, edhe si pasojë e moshës, ai ecën më me vështirësi dhe ka humbur thuajse fare shikimin (nuk mund të lexojë dhe as të shkruajë). Gjithsesi, kafet e bisedat me miqtë e tij e gjallërojnë. Veçse, tashmë librat e tij, të cilat vazhdojnë të  botohen nga familjarët, m’i dhuron sërish me shumë kënaqësi, por...pa autografe, gjë që edhe mua më pezmaton.

   Sidoqoftë, nga bisedat e fundit me z.Kolevica, unë “gjej” dhe “lexoj” sërish në vendet bosh të autografeve intelektin, kulturën dhe botën e artistit, të cilat me gjithë kalimin e viteve si edhe gjendjen jo të mirë fizike të tij,  nuk  duket se kanë pësuar ndonjë ndryshim  tek ai.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1