Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | NDRYSHE | Poetja Armela Hysi, cikël poetik në revistën letrare greke “Mandragora”

Poetja Armela Hysi, cikël poetik në revistën letrare greke “Mandragora”

Font size: Decrease font Enlarge font
image Poetja Armela Hysi, cikël poetik në revistën letrare greke “Mandragora”

Poetja Armela Hysi, cikël poetik në revistën letrare greke “Mandragora”

Me një cikël poetik ku përfshihen disa poezi nga libra të ndryshëm të autores, si dhe dy poezi të botuara për herë të parë të poetes Armela Hysi, me përkthimin nga origjinali të studentes Xhoi Keliraqi, paraqitet para lexuesit të këtij zhanri të dashur, poetja shqiptare me banim në Greqi, në revistën e njohur letrare “Mandragora”, në edicionin e 56-të të saj.

Revista letrare Mandragora, që sivjet gëzon rreth një çerek shekulli jetë të suksesshme në botën e Letrave Greke, është një revistë katër mujore, periodike, “për Artin dhe Jetën”, siç shprehet vetë në siglën e saj dhe përfshin në botimet e veta emra në zë të artit, në të gjitha fushat e tij, kryesisht letrare, por po ashtu dhe vizive. 

            Në rubrikën e përkthimeve, një nga rubrikat e shumta të kësaj reviste voluminoze dhe cilësore të saj, “Mandragora” mirëpret letraren Armela Hysi, krahas katër poetëve të tjerë nga Rusia dhe Bullgaria, me një cikël të bollshëm dhe një biografi të shkurtër të poetes shqiptare, duke e prezantuar atë për herë të parë me lexuesin helen.

Për tu përmendur është dhe paraqitja për herë të parë në rolin e përkthyeses, të studentes së re Xhoi Keliraqi, prurëses së këtyre poezive në gjuhën greke, ndaj dhe prova e kaluar kënaqshëm dhe premtueshëm nga ana e së cilës, në një lëndë kaq delikate dhe të vështirë, siç është poezia, urojmë të ndiqet nga të tjera.

Duke besuar gjithmonë se arti dhe letërsia në veçanti janë pikësynime ideale për vlerat e përbashkëta të njerëzve dhe kombeve, pika kyçe në njohjen e kulturës dhe këndvështrimit të botës së secilit nga ne dhe të përgjithësisë, nuk kemi si të mos interesohemi për të tilla ndërmarrje dhe t'i përshëndesim me gëzim.

Comments (1 posted):

vilhelme vrana haxhiraj on 12/08/2017 15:33:33
avatar
Faleminderit"Fjala e Lirë",që ke sjell sot në faqet e tua internetike e cila komunikon me lexuesin mbarëbotëror dhe dashamirësit e letrave shqipe, një lajm të bukur, për të mirën Armela Hysi!
E dashur Armela, urimet më të mira për paraqitjen dinjitoze të poezive tuaja në gjuhën greke, në një organ letrar,në revistën Mandragora.
Më tepër më gëzon fakti, që Xhoi, vajza juaj e mrekullueshme, përkthen dhe prezanton poezit e nënës së saj në gjuhën greke, duke qenë përkthyese e veprave letrare të mamasë. Nuk ka gjë më të bukur, kur fëmija bëhet vazhdues dhe reklamues i veprës së prindit. Urime Armela dhe Xhoi! Në këtë ditë të nxehtë gushti bashkë me urimet, po ju nis një përqafim nga Vlora.Sot në mëngjes i dorëzova librat për ju znj. Bujare,me të cilën pimë një kafe në bregdet.
Me konsiderata për nënën me të bijën! Vivra

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1