Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | NDRYSHE | Lothario

Lothario

Font size: Decrease font Enlarge font
image Dr Fatmir Terziu

Lothario

Dr Fatmir Terziu

 

Zagushia që përcjell imagjinatën e ditëve letrare kërkon përtej “padurimit” freskinë dhe lagështinë e tejduhur. Edhe pse vapa ka tendosur shpirtrat e lodhur, mes kapakëve të librave ajo, pakuptimshëm, fare larg asaj që shkon sipas stinës, zë një vend tjetër. Një vend, po aq sa dimrat, dimrat e lodhshëm shqiptarë. Dimrat imagjinarë, qofshin ato që kanë qenë komodë për shijet e kastave, dhe po aq për modën e takave (të burrave dhe grave me poste zyrtare), qoftë ata që mbetën shqetësues dhe u bënë përbaltje mes baltrave, qoftë ata që kanë tendencë të jenë jashtëzakonisht dramatikë, sidomos mes leximit në kohë dhe hapësirë tjetër. Dëbora, akulli, stuhitë dhe squlljet janë pajisje të fuqishme letrare. Po aq sa kapakët e zverdhur të tyre nga vitet dhe shtrydhjet limonadë. Po aq të fuqishme, mbesin kapakët e tyre të zverdhura, sa tendencat me rrëshqitje. Rrëshqitja në fakt nuk është aq me fat të jetë një imagjinatë. Rrëshqitja u jepet dora-dorazi përcaktuesve sezonalë të shkrimeve (dorovitësve super-servilë, llomotitësve racionalë dhe irracionalë të politikës). Prej përcaktuesve sezonale të imagjinatës së tyre, dëbora është më e popullarizuara, zakonisht për të krijuar një atmosferë plot eksitim të shëndetshëm, madje edhe atë ndjesi të qetë e të magjishme për botën tjetër. Imagjinata e ditëve me zagushi, më së shumti ajo mes letrave, vë në dukje: Rënia e parë ..., rrëshqitja e parë e bardhë, është një ngjarje magjike. Shkojmë në shtrat në një lloj bote tjetër dhe zgjohemi në një tjetër ndjesi, krejt tjetër, dhe nëse kjo nuk është magji, ku mund të gjendet përveç rrënies së bardhë, përveç asaj që rrëshket dhe bie mbi letër?

            Nëse do ta kërkonte vera, ajo që shtrydh edhe bulëzën e fundit, imagjinata do të shkonte përtej. Vera është një sezon egoist. Një sezon fatalist. Bredh e shkujdesur rreth qytetit, bashkon forcat me tymin që zëvendëson ngjitjet në çati, dhe i bënë sytë tanë të jenë gjithmonë të trajnuar në destinacionin e ardhshëm mbushur me turma më të reja letrash. Pasojat zhduken: njeriu i shkrimit është fizikisht në rrugë, së paku në një rrugë të largët, megjithëse “shkrimi” i tij imagjinar është larg, mjaft larg deri në fund të sezonit më të zhveshur të librit, kështu që çdo gjë që bëhet tani, do të duhet të bëhet përsëri, gjithësesi. Këtë vit, penumbra e librit dhe posturimet politike në një stinë zjarresh masive mbi mushkëritë e gjelbërta, shtojnë një hap në procedurat: pasiguria e penave, thuajse shkëlqyeshëm ushqen hedonizmin. Në thelb, në qoftë se fundi është afër, mund edhe ta bëjë atë një të madhe. Një pauzë të madhe, sikurse shkriftimi i gjithë ekraneve shqiptare, që vetëm përsërisin atë që prodhuan në dimër, apo dhe në stinën pararendëse të tij. Me tekstet, shkrimet, botimet, le të merret vapa, zagushia dhe dremitja e Kulturës me Institucion që qëndron në këmbë nga takspaguesit e stërdjersitur. Fundja shkrimtari, ai që është si i tillë, nuk bën pjesë “ligjërisht” prej kohësh në atë institucion. Ai i takon me ligjin e pashkruar jetimores së librit. Jetimores së njerëzve të braktisur, të tromaksur, të dehur.

Pra, ne, si në Dimër, ashtu dhe në Verë, na duan të dehur dhe të vetëinteresuarit, që kërkojnë të informohen, të paktën të mësojnë strategjinë, janë udhës drejt një dimri... Dimri edhe mes letrave, po aq dhe pos këtyre mendjeve është “sezoni i prangosjes”, gjetja e një marrëdhënieje për të kursyer në faturën e ngrohjes trupore, por aq, vetëm aq, sa këmbët të jenë jashtë dhe të rruhet për herë të parë, të paktën për gjashtë muaj, mosftohja qeveritare. Është në fakt e mira pas imagjinares së keqshkruar, se kjo është një verë dashurie: monogamia është në pah. Për disa, fërkimi me një person, thjesht ndjehet i paimagjinueshëm. Fërkimi shkon deri në majë. Dhe maja e përcjell në një rrugë të gjatë dhe të përgjakshme gjatë mopingut. Natyrisht, ka 24 orë në ditë, dhe një e hënë e varur në mëngjes është asgjë. Në letra dhe në rrjetet sociale po luhet dhe luajnë me të njëjtat morale të lirshme. Gjithçka është në frymën e një konkurrence të “shëndetshme”, ku vetëm stina që të ngrin hundën të bën të kundërtën dhe stina që të djersit, të djeg deri në rrënjë.

Njeriu i letrave, dërgon idetë e thërrmuara në një natë, nga kjo plagjiaturë 24 orëshe. Por nata, sikurse gjithë errësirat që kemi kaluar, shkon mjaft keq me verën. Gjithkush jeton për verën! Nga vera duket sikur gjithçka është rritur, vëren një ditë e gjysmë fjalim të Kryeministrit dhe e sheh proverbin e asaj që krihet kur vendi digjet. Vera mbetet e angazhuar për singletonin e verës. Të paktën pa njerëzit! Njerëzit, (tëshkretët karaktere të lodhura të letrave) janë turistat e vetëm të botës imagjinare. Njerëzit jashtë këtyre karaktereve letrare, përkushtojnë më shumë përpjekje për pamjen e tyre. Madje dhe për atë janë duke bërë plane. Gjithkush duket montues i vetfryrjes. Gjithkush vetëm rëshqet.  Dhe shkon më shumë, se një piketë imagjinate, kështu që me shumë gjasa pyetjet nuk shkojnë më tek vezët. A kanë zbuluar vezët dikë? Pse të shqetësosh kompetentët, pse ti zgjosh nga një shqetësim që e ka mbarë Evropa? Fundja vezët janë të kontaminuara. E pse duhet t’i vësh të gjitha vezët në një shportë (falemnderit, skandal me vezët) kur mund të provosh të gjitha vezët, mjafton për të gjetur atë kokërr, që është 100 për qind e ngjashme me llojin tënd në letër? Të vetmit njerëz që që mendojnë, duket se janë ata që mbajnë përdore litarët e shtrenjtë të qenve.

Pa dyshim, vera vetëm për ta është një katalizator. Vera ka dëshmi të qartë, se kjo stinë shkon përtej dimrave. Megjithatë, ka edhe diçka për nxehtësinë e ftohtë të verës që i bën njerëzit të shkojnë në mënyrë të hutuar në dëgjesën e radhës. Sigurisht atje ka kaq shumë argëtim, ka aq shumë shaka, sa për të pasur një bibliotekë para vetes! Pavarësisht nga moti i zjarrtë i kësaj stine, pushimet e politikanëve premtojnë dimrin imagjinar. Përderisa mbrëmjet e dimrit në pijetore bëhen më të këndshme, krijojnë një botë të përkohshme pa ligj, një mirazh me drita të ndritshme dhe fytyra të ndezura, prej të cilave përjashtohen realitetet e botës së jashtme. Mos e prisni tymin të mbushë librat, se tymin e ka marë në shpirt Kultura. Kultura vazhdon me të sajën, duke konkurruar me një kapital të tërë plot zyrtarë me nxehtësi. Të gjithë të tjerët, zyrtarë, institucionalë, letrarë, shkrimtarë janë shumë të zënë për të qenë një “lothario”, një njeri që sillet egoist dhe i papërgjegjshëm në marrëdhëniet e tij seksuale me gratë. E, mos më pyesni më gjatë për këtë. Mos më pyesni më shumë as për dimrat, as për verën, as për … shkrimin, këtë shkrim në fakt, që ikën sa në një degë në tjetrën. Mos më pyesni, të paktën për një “lothario”!

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1