Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | ESE | FATMIR MINGULI, NJË ZË I VEÇANTË NË LETËRSINË SHQIPE

FATMIR MINGULI, NJË ZË I VEÇANTË NË LETËRSINË SHQIPE

Font size: Decrease font Enlarge font
image SHPENDI TOPOLLAJ

SHPENDI TOPOLLAJ

FATMIR MINGULI, NJË ZË I VEÇANTË NË LETËRSINË SHQIPE

Fatmir Minguli ka shkruar shumë për të tjerët. Tani e kanë radhën të tjerët të shkruajnë për të; dua të them për krijimtarinë e tij. Por ja që krijimtaria nuk mund të ndahet nga vetë autori i asaj që ai nxjerr nga dora. Nga dora, por dhe nga mendja e nga shpirti i tij. Në art, e sidomos në letërsi, kështu janë të lidhura gjërat. Proçesi krijues është një varg kërkesash që njera po çaloi, vështirë të qullosësh ndonjë gjë me vlerë. Vetë Fatmiri është  një figurë mjaft interesante; ai është nga ata njerëz, nga ata intelektualë që me të njejtin seriozitet e përgjegjësi i hyn ç`do pune. Inxhinier mekanik nga profesioni, ai ka kryer me sukses detyrën e kryeinxhinierit të një ndërmarrje të madhe, drejtorit të ORMN dhe atë të Kryetarit të Bashkisë. Kushdo që e ka njohur nga afër atë, duke parë përkushtimin dhe ndershmërinë e tij, ruan kujtimet më të mira për vlerat e tij intelektuale dhe njerëzore. Tani, me të njejtin ritëm dhe pa asnjë lloj nostalgjie a qejfmbetjeje, ai punon si specialist në sistemet e paneleve diellorë. Por ajo që vlen të theksohet tek ai është fakti se me të njetin pasion e dashuri Fatmiri i ka hyrë prej kohe rrugës të bukur të letërsisë. Dhe ndofta jo si gjithë të tjerët; pasi ai jo vetëm që nuk ka kryer studime të posaçme për letërsi, por se ka nisur të shkruaj relativisht vonë nga gjinia më e vështirë: ajo e kritikës, artit për të çmuar një vepër letrare dhe që ka për mision sqarimin se deri në çfarë stadi ndihmojnë ato në zgjidhjen e çështjeve që nxjerr jeta, a janë bindës e të besueshëm karakteret e paraqitura dhe a janë adeguate mjetet artistike të zgjedhura, pra në ç`nivel është shkrirë talenti i autorit me shijet estetike të lexuesit dhe sa ndikon ajo emocionalisht tek ai. Ne që jemi në këtë sallë e kemi ndjekur hap pas hapi kritikën e pashtershme të Fatmirit dhe kemi vënë re se ai veç të tjerash, si fjala vjen kultura e spikatur, ka guxuar të rrokë vepra jo dhe aq të lehta dhe autorë jo aq të kollajshëm për t`u gëlltirur: Ka trajtuar me skrupulozitet veprën e Moikom Zeqos apo hajkun e porsa lindur e thuajse të pa njohur më parë, dhe të përhapur rishtazi, pas interesimit e këmbënguljes të poetit të ndjerë Milianov Kallupi. Në esetë e tij të shumta dhe sidomos në reçensionet e bëra, e deri te përgatija e leksikonit, bije menjëherë në sy ajo dashuria e përherëshme e këtij autori për shkrimtarët dhe poetët, qofshin ata të vjetër apo të rinj, të njohur të hershëm apo vetëm virtualisht. Kjo dashuri e ky respekt, manifestohet edhe në punën e tij të palodhur në drejtim të redaktimit, korrektimit, shkruarjes së parathënieve dhe interesimit deri në botim të librave të shumë autorëve të ndryshëm, tani që vazhdon punën te shtëpia Botuese “2MPrinting”, apo artikujve të shumtë për zhvillimet letrare në vend, Kosovë e Maqedoni që dërgon nëpër faqet letrare të gazetave. Ndaj dhe prania e tij në shumicën e eventeve letrare brenda dhe jashtë Shqipërisë nuk çudit njeri. Ashtu sikurse nuk çuditet më askush, se si është e mundur që autori i librave profesionalë për teknikën dhe shkencën, pra ai që merret me boshtet kardanikë në makinat bujqësore, makinat me organe aktive për punimin e tokës dhe panelet diellorë për ngrohjen e ujit, veç këtyre që renditëm pak më sipër, shkruan triptikun historik, dramën “Amfiteatri” dhe ja tani vëllimin me tregime “Shtëpia në rrugicë”. Por a nuk ishte i dashuruari i përhershëm pas inxhinierisë në përgjithësi dha aeronautikës në veçanti, francezi fatkeq Antoin de Saint - Ekzypery (Sen Ekzyperi) ai që na la, megjithë jetën e tij të shkurtër, ato vepra të mrekullueshme e midis tyre “Prici i vogël”, ku gjejmë dhe kyçin e suksesit të tij në personazhin e atij ndezësit të thjeshtë të fenerëve, për të cilin shprehet se: “Kur ai ndez një fener, sikur ndizet edhe një yll në qiell apo çel dhe një lule në kopsht. Është punë e dobishme, sepse është e bukur.” Dhe a nuk është e bukur edhe vepra e Fatmir Mingulit, i cili dua të besoj se njësoj si ai e ka të qartë se në botë nuk ka përsosje, por ka njeri dhe njerëzim. U fol këtu për vlerat e tregimeve të Fatmirit, ndaj s`ka kuptim të nis e të tjerr fjalë për to. Por u lutem, kthejuni edhe një herë tregimit të tij “Beteja për kazanët”, se në këtë kohë kur zymtësia ja ka marrë kohën të qeshurës, do të shkuleni gazit, por edhe do të kuptoni përfundimisht se jemi para një talenti të padiskutueshëm. Dhe do kujtoheni gjithashtu se sa të drejtë kishte Alen Boske, kur pyetjes së rafinuar të gazetares malazeze, bredharakes Branka Bogavac: “Pse shkruani?” i përgjigjet: “Jeta ime më duket plotësisht e rëndomtë e banale, si ajo e miliona qenieve. E vetmja gjë që më dallon nga ata të ngjashëm me mua, është të shkruarit. Por mjafton të shkruaj një faqe … dhe menjëherë do të ndiej një lloj justifikimi të shkurtër për ekzistencën time.” Të tillë janë krijuesit e vërtetë, dhe nuk ka sesi të bëjë përjashtim Fatmir Minguli.  

Comments (5 posted):

Vasil Vasili on 11/08/2017 11:33:38
avatar
Më vjen mirë që Sh. Topallaj shkruan një portret letrar për Fatmir Mingulin.
Unë e njoh F. Mingulin nëpërmjet eseve që ka shkruar për Moikom Zeqon.
Kam ndjerë se ai e ka peng, detyrim moral dhe estetik të shkruaj për Moikomin.
Ka një këmbëngulje pasionante për ta zbuluar Moikomin para lexuesve. Duke zbuluar artin e Moikomit ai ka vënë në provë edhe vetveten, dhe ne lexuesit i kemi mirëpritur këto sprova.
Fatmiri është nga të parët që ka vënë re se Moikomi ka diçka cilësisht të re
dhe me vetbesim e ka mbrojtur spikatjen e tij.
Në studimet për Moikomin ai është një zë i veçantë dhe i guximshëm.
Uroj që Fatmiri të jetë mirë dhe vëmendja e dashmirësve të letërsisë do ta ndjek gjithnjë.

Vasili, Patra
Fatmir Minguli on 11/08/2017 17:46:18
avatar
Faleminderit Vasil per komentin, Eshte ashtu si thua ti qe duhet te zbulojme vlerat e mjeshtrave tane te letersise së vertete.
Fatmiri, Durres
Faleminderit Shpendi Për analizen qe Ke bere Për mua dhe qe pati jehone në promovimin e librit Tim.7
kadri Tarelli on 11/08/2017 21:06:27
avatar
Falemindrit dhe urime Shpendi!
Mbrëmë e dëgjova në kuvendin, ligjërimin kushtuar librit të Fatmir Mingulit. Sot e rilexova, duke kuptuar e ndjerë plotësisht mendimin artistik dhe filozofik të autorit. Ai vërtet është një zë i veçantë në letrat shqipe, që e nderon Durrësin dhe letrarët e tij.
Me mirënjohje!
Kadri Tarelli
Durrës
Arben on 12/08/2017 18:57:11
avatar
Nuk eshte aq nje zesa e lartoni. I zakonshem madje ne mes te mediokerve qe gelojne ne kete qytet. Aty ne Durres ka te tjere me ze me te fuqishem dhe as eshte marre kritika e mirfillte t'bej te ditur. Ne qe e njohim ne Durres themi se shume elozhe i ke dhene.
Kur s'ke mbiemer je medioker on 29/08/2017 15:27:45
avatar
Mbiemri?

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
3.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1