Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | ESE | KAÇAKU EMIN ÇELIKU - (XHAMBAZI) KRAHU DJATHTË I DËRVISH CARËS

KAÇAKU EMIN ÇELIKU - (XHAMBAZI) KRAHU DJATHTË I DËRVISH CARËS

Font size: Decrease font Enlarge font
image Bajram Çeliku - BALI

AKADEMI PËRKUJTIMORE HISTORIKE

(Në Cërvicë të Kërçovës më 13 gusht 2017)

 

NGA Bajram Çeliku - BALI

          Historinë na e shkruajtën të tjerët, deshëm ose nuk deshëm ne si popull historik shqiptar. Historinë e vërtetë e gjen vetëm në gjirin e popullit, e thurur në këngë ose e përcjellur brez pas brezi gojë më gojë në odat shqiptare. Këto fjalë m’i thonte gjyshi im Emin Çeliku, kur i lutesha që të më rrëfente për ndonjë ngjarje historike nga e kaluara e lavdishme e popullit shqiptar në luftë kundër pushtuesve të ndryshëm shekullor.

      Sot, pas shumë viteve nga largimi i tij nga kjo jetë, më sillen në kokë fjalët e tia nëpër konak në mes të odës plot e përplot me burra, e shpesh herë edhe në shtëpinë tonë kur vinte ndonjë mysafir, ose kur unë e lutja që të më rrëfente ndonjë rrëfim historik, ose për trimëritë e shumë burrave të pushkës nëpër male.

         Shkak, që ne sot në vendlindje e përkujtojmë me një Akademi Përkujtimore Historike Kaçakun e maleve Dërvish Emin Çeliku, krahun e djathtë të Dervish Carës. Gjyshi si gjithmonë ia fillonte rrafsh e butë e unë e dëgjoja me shumë vëmendje. Më la me gojë hapur rrëfimi i tij për stërgjyshin, emrin e të cilit e kishte trashëguar edhe ai vetë. Trim mbi trima, rrëfente gjyshi ka qenë gjyshi im Emin Çeliku me nofkën Xhambazi. Burrë, që e ka përmendur edhe historia, por jo edhe aq shumë  sa ka merita lufte.

        Historianët, kanë shkruar se, në një luftë afër Katllanovës (1884) është vra nga turqit, disa të tjerë se është zënë rob nga Hajredin Pasha dhe se i është pre koka aty për aty, por të gjitha këto o nip nuk janë të vërteta, ai jetoi edhe shumë vite pas kësaj lufte dhe bëri edhe shumë luftëra me turkun dhe gjithmonë doli fitimtar. Të vërtetën për jetën e tij e dinte babai im Bali, prej të cilit i kam dëgjuar unë e t’i rrëfej ty, e ti nëse i mbanë mend rrëfeva edhe të tjerëve më vonë.

        Qysh në moshë të rinisë, rrëfente gjyshi: Emin Kaçaku si që e kanë thirrë burrat e fshatit Cërvicë, por edhe të tjerët nga rrethi i Kërçovës, ka qenë i detyruar që të dali kaçak në mal, sepse kundërshtonte Reformat e TANZIMATIT të sjellura në kohën e Sulltan Mexhitit, ku çdo shtëpi ishte e detyruar të japi nga një mashkull, që i kishte mbushur vitet e duhura për të shkuar ushtar në ushtrinë turke. Ai me do shokë nga Zajazi dhe rrethina e Kërçovës si shenjë revolte ndaj reformave të Tanzimatit, ndërmerr një sulm ndaj kazermës turke të vendosur rrëzë Kalasë së Kërçovës, dhe për pak kohë ajo bie në dorë të shqiptarëve. Municionin dhe armët i çvendos në një vend tjetër të sigurt, me qëllim që t’i shërbejë kur të ketë nevojë. Kur dëgjon sulltani për këtë, e dërgon Hajredin Pashën, tregonte gjyshi që të marrë përsëri Kërçovën e të vendosi rend ashtu si ishte edhe më parë, e kokën e Emin Kaçakut t’ia sjellin si dhuratë në Stamboll.

         Hajredin Pasha, rrëfente gjyshi me 5.000, ushtarë niset në drejtim të Kërçovës, e Emin Kaçaku me 450-500 vetë trima nga Zajazi e rrethi i Kërçovës i vënë pusi në afërsi të fshatit Sop, afër Cerit. Ose, më mirë me thënë në jug - lindje të Kërçovës. ku zhvillohet një luftë e rreptë, rrëfente gjyshi, në të cilën Komandant Emin Kaçaku me shokë i shkakton humbje të madha në njerëz Hajredin Pashës, edhe pse trimave u sosen fishekët. Komandant Emin Kaçaku, me do shokë shpejt e shpejt këthehet në Kërçovë dhe pasi furnizohen me fishekë, përsëri i vehet pas ushtrisë së Hajredin Pashës, i cili gjatë tërheqjes nga beteja i kishte zënë rob disa ushtarë shqiptar. Me sulm rrufeje Emin Kaçaku shkatërron ushtrinë e Hajredin Pashës, i cili pasi la shumë të vrarë, mezi e shpëtoi kokën, dhe kështu komandant Emini me shokë i çliroi shokët e zënë rob duke u këthyer shëndoshë e mirë në Kërçovë.

       Nuk shkoi shumë kohë tregonte gjyshi, Emin Kaçaku merr ftesë nga Dervish Cara, që së bashku të bëjnë çlirimin e trojeve shqiptare duke filluar nga Shkupi, e për të vazhduar për në Veles, Prilep, Manastir e vise tjera ku jetojnë shqiptarë. Pasi së bashku e çlirojnë Shkupin, vazhdojnë për Veles por atje i pret ushtria turke me në krye Hajredin Pashën dhe kroatin e turqizuar Mehmed Pashë Latasin. Mes atyre maleve, zhvillohen disa luftëra të rrepta, tregonte gjyshi, ku komandant Emin Kaçaku ose Emin Xhambazi Kërçova si që e njeh historia, gjatë natës sulmonte me rreptësi sikur dikur Skenderbeu, dhe i shkaktonte humbje të mëdha ushtrisë turke nëpër çadra.

        Herët në mëngjes, ndërhynë edhe konsullatat e huja që të ndërpritet lufta e të arrihet ndonjë marrëveshje, tregonte gjyshi. Shtabi kryengritës niset për të negocuar, por në pabesi zihet rob nga turqit e pa besë. Dervish Cara me shokë zihet rob dhe dërgohet për në Stamboll, por komandant Emin Kaçak Xhambazi -  Kërçova, vendos që të mos dorzohet i gjallë, sepse e dinte mirë se koka e tij qe kërkuar që më parë nga Sulltan Mexhiti (një mjekërr zi), dhe fillon një luftë të pabarabartë me turqit, duke vrarë nga të dy anët turqit që e kishin rrethuar, e duke ikur në drejtim të shokëve të vet të luftës nga Kërçova.

         Krismat e armëve i dëgjon Selim Braja me shokë, i del në ndihmë komandantit të vet dhe me një trimëri të rrallë i zmbrapsë forcat altilerike turke dhe e shpëton komandant Eminin i cili gjatë kësaj përleshje të ashpër me turqit kishte marrë disa plagë, por nuk u vra siç raportuan aso kohe e as që iu pre koka aty për aty nga pashai i Stambollit, për t’i dhënë shpresa lufte ushtrisë osmane kundër kryengritësve shqiptar. Pas kësaj ngjarjeje historike,  Komandant Emin Kaçaku me shokë, tregonte gjyshi tërhiqet në Malin e Zi të Shkupit e duke vazhduar luftën flakë më flakë me tuqit në Kosovë e deri në Cetinje të Malit të Zi. 

      Përkujdesjen e shërimit të plagëve të tij, rrëfente gjyshi e mori përsipër një grua vejushkë nga Kosova. Pas të gjitha këtyre luftimeve me shokët e luftës, këthehet në vendlindje ku trimat e luftës shpërndahen në grupe të vogla kaçake, ku Emini do të bëjë jetë kaçake me Halil Rekën nga Dibra, në malet e Kërçovës dhe Dibrës.

      Asaj kohe, duke çmuar veprën dhe trimëritë e tij ndaj pushtetit turk, merr ftesë që të marrë pjesë në Mbledhjen e Lidhjes së Prizrenit si delegat nga Kërçova, në të cilën edhe merr pjesë me struken krahëve, tregonte gjyshi. Dhjetë vite më vonë, rrëfente gjyshi merr pjesë edhe në Luftën e Dibrës, kundër Hajredin Pashës duke e dërrmuar ushtrinë e tij e duke ia dhënë grushtin më të rëndë, ku rapsodi shqiptar atë betejë historike e përjetson me një këngë popullore, se: shqiptarët kryengritës ia vrasin jo më pak se 12.000 askerë, të mbetur në llogore e në vorre pa shti.

       Vitin e Pavarsisë së Shtetit Shqiptar, në vitin 1912, këthehet në shtëpi, tregonte gjyshi dhe merret me punët e fushës, e njëherit vesh edhe petkun e Dervishit në Tyrbe. Falë përvojës luftarake e ushtarake në vitin 1913 i shpëton edhe Masakrës së Bllatës së bashku me dy djemtë e tij Ademin dhe Bajramin, nga dora xhakatare e Mihajllo Josifoski apo Mikajli i Brodit si që njihet në popull. 

         LAVDI VEPRËS SË TIJ PATRIOTIKE - ATDHETARE!...

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1