Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | NDRYSHE | Pak histori e lënë nga babai im…

Pak histori e lënë nga babai im…

Font size: Decrease font Enlarge font
image Fadil Curri

Pak histori e lënë nga babai im…

Babai im edhe pse nuk s’kishte kryer ndonjë shkollë të lartë, ai në ditët e fëmijërisë së tij të hershme, kishte mësuar bukur shumë nga oda e burrave të familjës, gjithmon të paisur, me burrëri, nderë e trimëri, tipare këto të traditës familjare.
Babai tregont se në vitin 1939 në atë kohë ai i kishte mbushur 
21 vjet. Kur ishte hapur kufiri Shqiptaro-Shqiptar mes Kosovës dhe Shqipëris. Hapen shkollat shqipe. Babai tregonte se në atë kohë minister i punëve të brendëshme në Shqipëri kishte qenë: Ztr. Dr. Mark Gjomarku. Babai ndjesë past tregonte se në fund të vitit 1944, kishte arrit brigade e shtatë partizane me komandant ztr. Shaban Haxhin. Sipas rrëfimit të babait tim, në Krushevë të madhe, ishin takuar në kullën e Ukës, ztr. Ndue Përlleshi, me ztr. Shaban Haxhiun, por aty kur Ndue hyn, brenda në kullë komunistët e ofendojnë me parollën e tyre, ( Vdekje Fashizmit--Liri Popullit), dhe ztr. Ndue Përlleshi nuk ishte përgjegjë, sepse ai e kishte ditur shumë mirë në atë kohë, se çka fshihej pas asaj parulle, dhe ishin fjalosur me komandant Ztr. Shabanin. Dhe nga ajo fjalosje ztr. Ndue Përlleshi e kishte fillue jetën e maleve s’bashku me njerzit e NDSH-s dhe BALLISTAT. Me shumë bashkëluftarë bashkohen s’bashku me vëllezër bashkohen me : 
Tribunin e popullit ztr. Shaban Polluzhën, ztr. Mehmet Gradicën, me çtën e ztr. Ukë Sadikut, me prof. ztr. Ymer Berishën, ztr. Qazim Bajraktarin e shumë të tjerë. Pra si : Thoshte babai im, të gjithë këta burra zhvillonin aktivitetin e tyre, në dobi të çështjës, madhore kombëtare. Dhe luftuan për Shqiprinë Natyrale. Lavdi jetës dhe veprës së tyre!

SHUMË PO QAJNË TROJET SHQIPTARE 

Shumë po qajnë trojet shqiptare,
Bijë e bija të kësaj toke,
Pa Ballin Kombëtar Demokrat
Nuk mundët më as nëna loke!

Balli Kombëtar Demokrat,
Në Tiranë, Shkup e Prishtinë,
Preshevë, Çamëri e Ulqin
I përkasin shqipes tonë!

Nuk lejojmë me na shpërnda,
Është kjo tokë e të parëve tanë,
Me një gjuhë e një Kulturë
Do na bëjë hije një flamur!

Ashti si N’Ballin Kombëtar Demokrat,
Do jetë rreze drite mbi tokat shqiptare,
Ju motra e vëllezër kudo që jeni mos
Ngurroni në : Ballit Kombëtar rreshtohuni!

Shkruan: F. H. Curri

Comments (1 posted):

Guri naimit D. on 11/08/2017 13:39:48
avatar
Plot histori atdhetare lene baballaret
Po c'e do,shume pasardhes jo shiptare,
Nga rruga e tyre ka vite kane dale,
Ne vend te vetllave,na nxjerin syte.
Fadil Curri;thuajua,pinjolleve aktuale,
Ne njeqind partira atdheun ndare,
Njeri i bie "trokes",havazit vjeter;
Kulisa pas kulisash,mes shqave bere.
Besa e shqiptarit eshte shqiptaria
Kete amanet,ta beje te VETEN e sotmia..
Mjaft me ndasira,vetvetin ngrene
Kete duan;shekulloret-armite tane.
Mjaft me te tilla ndasira;brenda vetit.
Uniteti mbarekombetar sjell mbrodhesira.
Na duhen Gjergj Kastriote sa luftetaret
Qe me Nendoret sjelle unitet kombetar.
Nje rrjeshim duhet mbare trojeve amtare
Unitet vellazeror,realisuar sa me pare.
Vertet,z. Curi,Trojet shqiptare qajne ,
Te mbedhin mendien;politikanet tane.
Mjaft me me te tilla mori NDASIRASH,
Atdheu i te gjithevek-mbare shqiperia.
Guri Naimit D.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1