Navigate archive
first first May, 2013 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | MENDIME | Revoltë dhe meditim

Revoltë dhe meditim

 

       

  

Introduktë     

   Të  shkruash për krijimtarinë poetike të poetit prishtinas  Adem Zaplluzha do të ishte e barabartë sikur të shkruash një sagë të vërtetë jetësore. Në  këtë sagë librat poetikë të këtij poeti janë kapituj  që jeta e tij i ka për subjekt e ku lexohen këndshëm  ndodhi, epika, legjenda,dashuritë ,natyra e Kosovës,heronjtë e kohës, jeta  e shkuar dhe e ardhshme, qiejt e hapur dhe mjegullat e jetës,kozmosi dhe zogjtë...

    Të njohësh poezinë e Adem Zaplluzhës duhet të lexosh të 77 librat e tij, por edhe një poezi e vetme do të mjaftonte për këtë njohje. Ky nuk është thjeshtë një konstatim ndoshta grotesk por një forcë e talentit të poetit që po i afrohet vitit të 70-të të jetës së tij. Kopertinat e 77 librave janë tashmë si gurë  të veçantë të një mozaiku që pasqyron hapësirat kosovare me të gjitha ngjyrat e saj.

     Një punë vigane   e  poetit  për të ndërtuar një obelisk të poezisë moderne kosovare e për tu folur njerëzve  se jeta është e bukur dhe e patjetërsueshme, se kosovarët si ilirë dardanë vinë në ditët tona krenarë e të përparuar në lirinë e tyre të fituar me sakrifica e humbje njerëzore. Por në obeliskun poetik të Adem Zaplluzhës nuk janë vetëm  këto , janë   ato elemente  në magmën e krijimit të poetikës   ku bën sy talenti i veçantë i tij, një talent i lindur  midis shpirtit të zambakëve të Prizrenit dhe vrullit të ujërave të Lumbardhës.

    U desh  një libër si ky që kemi në duar , të paraqiste atë që poetikës  moderne të Adem Zaplluzhës i  takon.

    U desh ky libër për të njohur dhe hapësirat e botës së lexuesve dhe të kritikës së specializuar se si janë konfrontuar me veprën e Adem Zaplluzhës .

   Mendimet  e dhëna në këtë libër janë thjeshtë  një konfirmim ,por dhe një vlerësim jo vetëm dashamirës. Autorë të ndryshëm janë prezent  me shkrimet e tyre  duke u bërë  jo vetëm kritikë të veprës poetike të poetit kosovar por dhe zëdhënës të një vepre që ja vlen të lexohet.

Shumë kritikë, publicistë,  poetë e shkrimtarë të ndryshëm  që paraqiten në këtë botim të veçantë vinë jo vetëm nga Kosova, por dhe nga Shqipëria, Rumania, Amerika, Suedia, Gjermania etj.

Është kjo një gjeografi që do ta kishte zili kushdo nga krijuesit e ndryshëm.

 

 

 

Comments (3 posted):

Xhevahir Cirongu on 02/02/2013 21:30:53
avatar
z.Adem i urojmë suksese të mëtejshme në krijimtari aq të pasur e atdhetare.Po kështu ,edhe autorit të librit iu urojmë punë të palodhur për prurje të tjera në këtë fushë të letërsisë sonë.

Xhevahiri,dt.03.01.2013
Vilhelme Vranari Haxhiraj on 03/02/2013 07:27:37
avatar
I nderuar z.Fatmir Minguli! Nuk njihemi, gjithsesi ju uroj suksese dhe ju përgëzoj për shkrimin.Shkrimtarit Adem Zaplluzha i uroj suksese për pasqyrimin e jetës Kosovare në veprat e tij, suksese në prurjen e madhe dhe pasurimin e letërsisë shqipe.Gjithashtu iu uroj suksese gjithë autorëve të përfshirë në librin e tij, megjithëse nuk e kam lexuar! Z. Minguli është nder dhe krenari për çdo shqiptar që evidenton vlerat kombëtare përmes artit të penës! Suksese të dyve!
Vilhelme Vranari Haxhiraj- Vlorë
fatmir minguli on 03/02/2013 11:19:06
avatar
Mirdita znj. Vilhelme
Ju falenderoj per vleresimin tuajper librin e sapo botuar.Ne se me dergoni adresen ju dergoj nje kopje.Jam duke punuar me librin tuaj sipas rekomandimit te Baki Ymerit.Se shpejti jua dergoj shkrimin per te.Emailim fatmirminguli@hotmail.com
Respekte.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
1.50
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1