Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | OPINIONE | Basha një liberal i fshehtë? Gjeje të vërtetën…

Basha një liberal i fshehtë? Gjeje të vërtetën…

Font size: Decrease font Enlarge font
image Dr Fatmir Terziu

Basha një liberal i fshehtë? Gjeje të vërtetën…

Dr Fatmir Terziu

 

Këto ditë mora pjesë (pjesërisht) në një nga evenimentet më interesante të medias globale. Më 10 dhe 11 korrik, në Londër u zhvillua Konferenca e parë Globale për Lirinë e Medias. Veprimtaria, e organizuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe qeveria e Kanadasë, është e para e këtij lloji ku arritën të marrin marrë pjesë mbi 60 ministra, si dhe mbi 1000 reporterë dhe anëtarë të shoqërisë civile. Udhëheqësit globalë, përfaqësues nga industria e medias, gazetarët, shoqëria civile dhe akademia nuk ishin thjesht për të marrë pjesë në këtë eveniment të madh Global, por edhe për të bërë diskutimet e tyre interaktive në grupe të ndara, pjesë të paneleve. Dita e parë u përqendrua në përcaktimin e sfidave, e dyta në përshtatjen e zgjidhjeve. Ministrat e Jashtëm të Komonuelthit gjithashtu u takuan për të diskutuar lirinë e medias. Konferenca ishte e strukturuar rreth katër temave: mbrojtja dhe ndjekja penale, duke përfshirë mosndëshkimin, kornizat kombëtare dhe legjislacioni, ndërtimi i besimit në media dhe përballimi i qëndrueshmërisë së mediave të dezinformimit.

Ndërsa ndiqja nga afër dhe ndieja të katër këto pika, arsyeja dhe gjykimi shkonte larg në mesin e kolegëve të mi në Atdhe dhe mes arsyeve të shumta të tyre të ndërlidhjes së media-politikës dhe politikë-medias. Pra, ndërsa qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe qeveria e Kanadasë u bënë palë në organizimin e një evenimenti të tillë global, arsyet në këtë ndërlidhje politike bëhen akoma më të forta tek mjaft insinuata të arsyes që lidhet me mediat në Atdhe. Kësisoj mes bisedave të ndryshme, me kolegë e politikanë, e gjeta veten disi në një atmosferë të panjohur. E panjohura tek të dy palët në fakt. E panjohura nga tematikat, ndoshta nga tematikat…

Sikur vërtet ky eveniment ka pasur vetëm një temë në qendër. Kush do të fitojë linjën liberale në këtë ndërlidhje media-politikë, e cila prej kohësh ka qenë në qendër të një konservatorizmi unik, sado që është folur e punuar mjaft për format e lirisë dhe liberalizmit të saj? Vetëm një arsye, kur mendon më tej, kur mbetesh në meditimin tënd në Atdhe. Dhe ky meditim, ka të bëjë, jo vetëm me situatën e sotme në Shqipëri, por edhe me anën e komentuar e të debatuar të qëndrimit të medias nga të dy palët e politikës shqiptare. Pra sekush e sheh një arsye të vetën në këtë ndërlidhje, në këtë lidhje të poltikës me median…

Apo është ndryshe? Për të qenë i drejtë, Edi Rama ka arritur të mprehë thumbin e tij për të qenë i prerë në një fushë të mbushur me debate, teksa ai vërshoi me shpoti e fjalë të shumta, deri në “kazan-media”, duke u përfshirë kësisoj fuqishëm dhe prerë me këto e mjaft batuta të tjera, në të gjithë kompleksin e sotëm mediatik. Pra duke realizuar me ose pa qëllim synimin e tij. Opozita e përqëndruar në protesta thotë se ai i ka kapur me këtë mediat. Format që jepen shkojnë nga reklamat tek paratë që i mbajnë gjallë forma të tilla, të strukura nën lushtrën egologjistike të “kazan-medias”.

Ata që e pranojnë këtë lustër, thonë nën buzë e mbi buzë, të paktën, është duke e goditur “kazanin” për një politikë në favor të politikës së tij, me të cilën mendon se Qeveria e rënë në pezëm, ka nevojë për momentin të fshihet pas zhurmës së shkopit llafollogjik që bie dashje pa dashje mbi “kazan”-in e debatit mediatik. Por a është kjo, ajo që Shqipëria dëshiron? Ndoshta jo. Jo se e ka thënë e stërthënë Lulzim Basha, apo jo se e ka pasuruar forma e strukturuar aleate e tij, por ngaqë së fundi e ka deleguar disi hapur edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta. E kanë përforcuar dhe disa analistë të qetë e të pjekur të tipit Ben Andoni.

Duke udhëtuar mes imagjinares me miqtë e mi të këtij evenimenti, natyrisht kjo mbetet perceptim për ta, sado që fjalët mundohen të bëjnë sqarimin, sa do që shoh se edhe koncepti i perceptimit ka dimensione të ndryshme dhe shihet madje ndryshe. Pra, e thënë më qartë, miqtë e mi kanë një teori të ndryshme. Ata më thanë se moderatorët, komentuesit e situatave të ndryshme në Ballkan, ata që e ndjekin nga afër këtë rajon, por që zakonisht flasin kur duhet, vëzhguesit e nivelit shumë të lartë, besojnë se kohë më parë kur e zgjodhën si udhëheqës, në një pikë delikate të forcës që kishte lënë pushtetin me problematika e debate, forcës që kishte arsyen tjetër të madhe pse ishte emëruar forca e parë demokratike, PD-ja, e kishin parasysh se kjo rrugë dhe formati i medias rreth kësaj rruge do ta ndërlikonin vetvetiu ndërlidhjen e lartcituar, pra media politikë dhe politikë-media, pasi që në fillim zhurma e gatuar se “delegimi i emëruar nga paraardhësi”, apo “përzgjedhje nga paraardhësi”, kishin arsye të forta të bënin efektin e tyre. “Fajin e ka Saliu!” i trumbetuar nga Opozita e saj kohe u lag me premtimet e mëdha, por që media për to vërtet u bë e heshtur. Tashmë ata mendojnë heshtazi ndryshe. Basha, mund të shkojë lirshëm më në qendër dhe të ofrojë edhe një metodë të stilit liberal. Pothuajse shtanga. Por, ata ishin të bindur.

Argumentet e tyre: Basha është një liberal i fshehtë, shumica e fundit të daljes së fundit nga qeverisja e PD-së, ishin nën një vizion më qendror dhe Basha është i prirur për ta rrokullisur atë që krijoi dështimin. Tani, tek e fundit unë mund të dëgjoja vetëm, dhe e shihja se nga dëgjimi ata merrnin nga pasrrugëtimi edhe ciflat e një beteje të dëshpëruar nga fenomenet dështuese që la kjo forvë poltike prapa, një timbër tjetër të lidhur arsyeshëm me një formë më liberale. Dhe këtë e bazojnë tek konsistenca dhe e vërteta, të cilat nuk kanë qenë kurrë kostumi i tij i fortë, por unë edhe pse mendoj se miqtë e mi janë të gabuar në lidhje me gjërat e tjera, ashtu sikurse dhe pjesa e heshtur e intelektualëve shqiptarë, tjetra mbetet vetëm tek e dëgjuara e padëgjuar.

Basha është përcaktuar nga KOP-i. Ai ndihmoi në fitimin e votave, ai u përball me autobusin e lajmeve të rreme dhe i dha atij platformën mbi të cilën do të sigurohej lidershipi i tij, ulërima e tradhëtisë, pastrimi i listave, qejfmbetja e tyre, ikja dhe sfida nga problemet e tjera. Por le të dëgjojmë. Le të shkojmë më tej. Ringritja e PD-së është e vetmja gjë që ka rëndësi në këtë garë. Nuk duhet të jetë, por është. Votuesit e PD-së, nuk po presin të zgjedhin dikë të fortë për punësim, apo për të siguruar një karrige si dikur. Bëhu real. Është një garë armësh në këtë pikë. E flasin hapur frikën nga “Drejtësia” e quajtur e re, por disi e habitshme si e tillë. Dhe natyrshëm, mediat bëjnë sikur e kuptojnë, dhe bëjnë sikur e transmetojnë. Politikanët shpesh bëjnë fushatë në poezi dhe qeverisin në prozë (ose latinisht në rastin e sotëm), por nuk mund ta shoh as dikë tjetër, sot për sot, që të jetë po aq i durueshëm, sa Basha, që beson dhe premton një ardhje të ndryshuar e  të vështirë. Pastaj këtë e shërbejnë si diçka të bukur dhe të butë vetëm mediat që janë në paradën më ushtarake të tyre të zellit të fitores me mauzerin bosh në krah. Ndodh kjo se sot e keqja është gjithandej. Dhe e keqja e ka zhytur edhe perceptimin thellë në ndërlidhjen e lartcituar, ku nga njëra anë “kazani” dhe nga ana tjetër “dilema” e ngrejnë dhe e shuajnë shpresën. Shpresa?

Pastaj ka shpresë se disi, politika e moderuar do të fitojë dhe do të festojë ditën e saj të shumëpritur. Kjo natyrisht edhe si festë për median. Kam marrë një zhurmë me vete nga kjo bisedë dhe e zhurmoj vetvetiu atë. Miqtë e mi të djathtë kanë qëllime të mira, por ata po bien pre e mendimit të dëshiruar nga flluska e votës. Projektimi i asaj që duam të ndodhë, sesa ajo që po ndodh atje është disi perceptim. Kjo është arsyeja pse njerëzit vazhdojnë ta bëjnë atë gabim, vetëm nuk besojnë, vetëm paragjykojnë, vetëm e quajnë të dështuar, vetëm shikojnë Ndryshimin e Republikës së Shqipërisë, në një pikë të heshtuar, që përditë e më shumë kthehet vite e vite pas.

Unë nuk jam tifoz i askujt. Nuk jam as edhe i Bashës. Përveç karakterit të tij të keqperceptuar nga të tjerët dhe nga media, kushdo që përdor njerëzit më të margjinalizuar në shoqëri, strukturat në nevojë sociale, si thasë për të favorizuar një luftë poltike të frikshme, është shumë e zymtë. Këtu ndryshoj mendim. Bashën e them ndryshe. Ai të paktën ka folur hapur. Ka folur për këtë shtresë të margjinalizuar, edhe pse e di se fajin për këtë e ka edhe partia e tij në vitet e saj në pushtet. E ka ndoshta edhe vetë struktura, të cilës ai i besoi dhe e la disi të mbetet gjatë në rrugë të protestës. E la gabimi i tij i madh i daljes nga Parlamenti.

Por e kuptova tashmë nga miqtë e tillë të heshtur, se ai do të jetë jo thjesht Kryeministri i duhur i Shqipërisë, jo sepse ata kanë kompetenca mistike si Paul polip (RIP), por sepse dola nga ky eveniment dhe të gjithë ata që e njhnin situatën në Shqipëri, dhe ata ishin shumë miq të mirë të medias, thanë se ishin të sëmurë nga udhëheqësit të cilët të gjithë dukeshin të njëjtë dhe dukej e njëjta gjë dhe kur ndodhte një ndryshim i tillë, i dhimbshëm, por i duhur për të mirë në politikë. Se ata nuk mund t’i thonin asnjërës prej partive të ndara në një garë të keqndezur, ku vështirë të kuptohet se kush është e mira në përceptimin e tyre, se ata nuk mund të sakrifikonin edhe median si “kazan”, apo si palë “jo e pëlqyer” nga pala tjetër. Se atyre u pëlqente të shihnin një parti të angazhuar drejt së mirës, punës, progresit, lëvizjes së pikave përfundimtare të një tranzicioni të gjatë, e cila natyrisht do të kthehej në rrënjët e saj dhe se donin që PD të bënte të njëjtën gjë. Ata donin një zgjedhje të përgjithshme midis të angazhuarve dhe të përkushtuarve që nga fillimi me të vërtetën blu të udhëhequr nga Basha.

I mbërtheva fjalët e dëgjuara në pragun e derës së daljes nga evenimenti global për median, por unë nuk mund ta mohoj, se fjalët e tjera “perla” i mbajta në bllokun  e shënimeve. Njerëzit kanë etje për politikën e polarizuar dhe populiste për të prishur status quo-në, e cila i ka dështuar. Ne, të gjithë, mediat, poltikanët, studiuesit, akademikët, socialistët dhe demokratët me forcën dhe formën më liberale të kohës, duhet të ndalojmë të jemi kaq naivë dhe të shpresojmë jo më kundër shpresës.

 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1