Navigate archive
first first August, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | OPINIONE | BE, Shqipëria dhe megallomania e të voglit

BE, Shqipëria dhe megallomania e të voglit

image Zef Mazi

 BE, Shqipëria dhe megallomania e të voglit

 

Nga Zef Mazi

 

Ka disa kohe qe tek ne vazhdon „te zieje kazani“ i raportit te BE-se – do na e japin rekomandimin per nisjen e negociatave apo nuk do na a japin! Komisioni keto dite, per te treten here, duket se e ka dhene rekomandimin pozitiv per nisjen e negociatave. I vendosur ne balance, rekomandimi i Komisionit eshte pozitiv per hapjen e negociatave.

 

Ky raport pason mbledhjen e kryetareve te qeverive te Ballkanit Perendior ne Berlin disa jave me pare, me inisiative te Kancelares gjermane Merkel dhe Presidentit francez Macron. Aty u degjua te thuhet sesa shume e duan Ballkanin, se e kane per zemer, po punojne shume per te, ai vendin e ka ne BE, etj.

 

Kurse tek ne vazhdon lufta e eger per pushtet politik midis dy kraheve – njeri krah qe nuk leshon pe, nuk tregon fleksibilitetin qe i takon me te fortit ne pushtet, dhe tjetri krah qe ngre ne rruge mijera njerez. Njeri krah rreshton vetem sukseset e tij ndersa tjetri krah rreshton vetem deshtimet e krahut tjeter. Nder ata qe demonstrojne ne rruge ka edhe qe dhunojne rendin, perfaqesuesit e tyre, institucionet demokratike dhe kerkojne largim qeverie nga rruga. Me bie nder mend nje shprehje e goditur e Cvajg-ut – nuk ka gje me te rrezikshme se megallomania e te voglit!

 

Pothuajse gjithçka shihet me syze politike ne Shqiperi. Edhe ajri qe thithim! Degjohet se jane plotesuar kerkesat e vendosura nga BE dhe se eshte bere reforma me e thelle se kudo tjeter ne drejtesi. Nese jane bere disa gjera, shume mire, sepse ato nuk behen per BE-ne. Ghjermanet, austriaket e skandinavet e kane sistemin e tyre te drejtesise dhe nuk eshte aspak i keq. Ne nuk e kemi, ose me sakte kemi nje sistem te kapur, siç duket perdite kur lirohen vrasesit dhe nuk hetohen politikanet.

 

Harrohet, per shume arsye, thelbi i problemit shqiptar ne rrugen drejt Evropes – se hapja e negociatave dhe, shume me vone, anetaresimi ne BE, duhen fituar, duhen merituar. Ato nuk mund te jepen si dhurate. Shqiperia ende nuk ka nje mik te madh e te forte qe ta doje aq shume e t’i beje te tilla dhurata! Nuk duhet te besojme se e kemi nje te tille! Merkel nuk eshte e tille, as te tjeret nuk jane. Mos te na genjeje mendja, mos te genjejme veten dhe publikun. Eshte retorike politike te thuhet se ky ose ai lider na duan shume, tek ne e kane mendjen! As famijet naive nuk e besojne kete.

 

Ajo çka eshte arritur nga Shqiperia eshte impresionuese. Por ajo qe nuk eshte arritur, qe nuk eshte kryer e qe duhej te ishte kryer, eshte edhe me e rendesishme. Shqiperia ose ka mbetur ne vend, ose ka shkuar mbrapa ne nje numer aspektesh, kryesisht politike. Ato kane pasoja te renda, sepse kane penguar perspektiven e rritjes nder vite, duke perqendruar pothuajse gjithcka ne fare pak duar te biznesit te lidhur fort me qeverite dhe politiken. Jane krijuar monopolet, kjo eshte sheshit, dhe per kete BE-ia ka qendrim qartesisht kunder!

 

Suksesi i Europes dhe i projektit europian nenkuptojne integrim me te ngushte te vendeve te Bashkimit Europian dhe i atyre qe duan te hyjne ne BE. Rendesia e ketij integrimi, kur te behet, do kete rendesi jo vetem per Europen por edhe per boten. Europa, Bashkimi Europian, ndonese perfaqeson projektin me te suksesshem ekonomiko-politik te pas Luftes II Boterore, duhen pare ashtu siç jane, me probleme te medha prej tashme shume vitesh. Le te marrim ndonje shembull: Eurozona nuk eshte duke funksionuar siç thuhet e degjohet. Ajo ka pasur prej vitesh rritje pothuajse fare minimale, rreth 1.7 perqind ne 2016 dhe 2017, dmth., pak nen 2 perqind qe ishte ne 2015. Papunesia ne qershor 2017 ishte me e ulta ne keta 9 vjet, ne masen 9.1 perqind; ketu spikaste papunesia e larte e rinise, qe ishte ne masen 19.1 perqind ne mars 2017; nga kjo shifer, 44 perqind e te rinjeve te moshes 14-24 vjec ishin me kontrata te perkoheshme pune ne BE ne vitin 2016.

 

Vete monedha Euro duket kesisoj se vazhdon te mbetet rreziku paresor per suksesin e projektit europian. Euro ka vazhduar te ece jo lehtesisht perpara, duke kaluar nga kriza ne krize, ne instabilitet. Duket se ne themelin e Eurozones ka plasaritje te thella. Duken qarte dallimet e medha midis ekonomive, mosperputhjet ndermjet tyre, per sa i perket perspektives se zhvillimit.

 

Po keshtu duket qarte se ka disa qendrime lidhur me çfare e ka ligeshtuar keshtu eurozonen. Por meqenese nuk eshte ky qellimi i shkrimit, nuk po zgjatem me ceshtje te tjera te mprehta si emigracioni, dy grupimet brenda BE-se qe po marrin forme me te qarte, dy apo tre shpejtesite, zgjerimin e mundeshem dhe te pamundshem sot per sot, ngritja gjithnje e me shume e se djathtes, sic u pa ne zgjedhjet e fundit per Parlamentin Europian, etj. Pra ,duket qarte se Bashkimi Europian po kalon krizen me te thelle institucionale qe nga krijimi i tij.

 

Nderkohe nuk mund te most te bjere ne sy se ajo cfare diskutohet brenda Unionit nuk degjohet ne publik, aty mbahet heshtje ose gjerat rrumbullakosen e zbukurohen. Perse te mos e dine njerezit se cfare diskutohet ne BE dhe ne cfare drejtimi fryjne ererat? Cilat shtete jane pro dhe cilet jane kunder diçkaje dhe per çfare arsyesh? Perse nuk thuhet se ne nuk jemi dakord per kete dhe ate arsye? Perse nuk transmetohen keto mbledhje (apo diskutime) ne BE direkt permes “streamline“ (linjes te internetit), ne menyre qe njerezit te mund te ndjekin gjithcka thuhet aty brenda? Çfare ka per te fshehur BE, qe nuk e ben nje gje te tille?

 

Ne kete linje, perse nuk thuhet hapur, per shembull (dhe kjo ka kohe qe dihet), se Franca dhe Hollanda kane qene kundershtueset me te medha te hapjes se negociatave per Shqiperine ne takime e mbledhje te mbyllura te BE-se dhe ne te tjera takime dypaleshe qe kane bere? Vendet, njerezit, kane te drejte te informohen, te njihen me qendrimet e atyre qe mblidhen, marrin vendime dhe drejtojne.

 

Keshtu mbeshtillet e mjegullohet e verteta se nuk jemi dakord te zgjerohemi me ju, se paku tani per tani! Merkel e di mire kete gje, por luan te njejten melodi. Edhe sikur te kishte mendim ndryshe nga Makron, ajo nuk do te tensionoje marredheniet me Francen, apo dhe me Hollanden per hir te Shqiperise! Nuk duhet te na genjeje mendja per kete. Drejtuesit dhe establishmentet e tyre ushqehen me informacione per ne nga burime te ndryshme, perfshire nga ambasadat ne Tirane, dhe atyre u besojne, duke qene ne sintoni midis tyre. BE nuk eshte institucion “super“ demokratik, jane dhene sa e sa shembuj prej saj qe e kane ilustruar mire kete gje.

Tek ne gjerat pikturohen bukur ose shemtuar, sipas logjikave fliude te partive. Te vegjelit kane deshire te perkedhelen, te degjojne fjale te mira, te bukura dhe te besojne gjithecka qe thuhet e degjohet. Ka mungese integriteti, dinjiteti, pjekurie, ka sjellje puthadore nga ana e lidershipit tone shteteror e partiak, si ne te quajturat “republika bananesh”.

Hapja e negociatave do te vije, por ajo nuk duhet te jete qellim ne vetvete. Ajo nuk duhet lypur. Ajo do i beje mire Shqiperise dhe me mire do i beje edhe vete Europes dhe BE-se, nese ky projekt i madh do kete nje te ardhme, pasi siç po degjohet gjithnje e me ze me te larte neper kontinent, nuk eshte çeshtja “nese”, por “kur” Europa e Bashkuar mund te shbehet.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1