Navigate archive
first first August, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | OPINIONE | Te therras si prehistorik per vizat ...

Te therras si prehistorik per vizat ...

image Ismail Çala

Nuk kam qene asnjehere ne Paris dhe ksisoj s'e kam pare Notre Dame, por e dime qysh te vegjel fale Viktor Hygoit.
E dime dhe Kuazimodon e Esmeralden, keshtu qe me erdhi keq qe u dogj dhe u gezova qe shpetoi nje pjese.
Une kam qare per rinine time qe ma mori komunizmi..e ky eshte Notre Dame imi.
Kam qare per prinderit e mi qe nuk mundeshin te na rrisnin si duhej, qe gjithe frike nga pushteti komunist mundoheshin te na edukonin dhe fisnikeronin...e ky ishte Notre Dame imi.
Qaj per endren e lirise te Dhjetorit 1990, e cila sot e kesaj dite nuk eshte realizuar e kercenohet hapur nga mbeturina te asaj kohe..e ky eshte Notre Dame imi.
Nostre Dame i joni u prish ne 1968 kur te pafete prishen kisha e xhamia..e qajme e vuajme akoma sot e kesaj dite.
Me vjen te pelcas qe shtepine e Fishtes nuk e rindertojne..e kjo me ben te vuaj per Notre Dame tone.
Me vjen te ulurij kur shoh monumente kulturore si Ura e Beqarit mbi Shkumbin, e cila eshte ne meshire te fatit..ky eshte Notre Dame joni.

Te pelcas qe fshati Bixelle po rreshqet drejt Zaranikes e askush nuk e çan kryet..ky eshte vaj medet Notre Dame yni.
Te therras si prehistorik per vizat qe po na i heqin e po na kthejne si dikur kur rrinim rradheve te ambasades greke per nje vize...ky eshte Notre Dame me halle yni.
Te qaj e te vajtoj per djemte e vajzat qe marrin rruget e botes pse ketu nuk jetohet me, sepse hajdutet qeveritare e drogmene spo lene gje pa i bere ketij vendi..e ktu Kuazimodoja duhet te qaje edhe per ne.
Notre Dame jane pensionistet qe ju shtua pensioni sa nje paket cigare e ilacet i marrin te skaduara..
Per te gjitha keto une qaj..qaj e revoltohem kur shoh lot krokodili nga te "gjithpushtetshem" , te cilet tallen gjithe diten me popullin e tyre.
Notre Dame kurre s'e kam pare, por dite per dite e kemi para syve tane, eshte atdheu i cili kerkon nga ne shpetim!

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1