Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | OPINIONE | Rudina mos i gënje njerëzit

Rudina mos i gënje njerëzit

Font size: Decrease font Enlarge font
image Ilir Levonja

Ilir Levonja

 

Rudina mos i gënje njerëzit

Dje në fjalën e saj deputetja Hajdari, tha midis të tjerave se ishte gati të dorëzonte mandatin. Kjo pikërisht aty nën hijen e bustit të Azemit, babait të saj, ose liderit të dhjetorit. Pas kësaj, një mori e madhe e gjindjes shqiptare kanë mbetur sy e vesh. Madje po t'i referohesh edhe faqes së saj në FB shumë syresh ia kërkojnë me përgjërim. Mirëpo kjo nuk po ndodh... Rudina ka shkuar diku nga Gramshi i Elbasanit në një aktivitet rinor a diçka e tillë. Duke mbetur përfundimisht në kuadrin e fjalëve, a asaj që rëndom tashmë e quajmë demagogji.

Por janë një sërë pandehmash...

A do ndihmonte vendin një nismë e tillë? A do i shërbente protestave të studentëve ky xhest publik? A do ta ndihmonte funksionin e demokracisë në vend? A do ta çlironte shoqërinë civile nga budallepsja kolektive? Dhe a do t'i shkërrmoqte klanet dominuese në partitë respektive? A do ta ndihmonte vetë PD-ën në një riunifikim organik dhe njohjen jo refuzimin e masave si opozitë reale e vendit? A do ta zhbënte shtypin e kapur dhe të blerë nga grupet e interesit partiak e qeveritar? Pa diskutim që po!. Janë këto një mori pikëpyetjesh që do merrnin jo shpjegim, por kuptim. Janë më shumë se kaq. Mirëpo Rudina mbeti vetëm në kuadrin e fjalëve. Një indicje kjo që e mban atë në aleancë me pushtetin qoftë ky i pozitës apo i opozitës..., në atë gjindjen e fjalëve dhe karameleve sa për të kaluar radhën. 

Sikur Rudina ta bënte, apo ta bëj se ka kohë boll... do t'i japi frymë së pari mendimit opozitar në vend. Do qartësoj ato hoshilacionet bizarre të familjes në raport me ngrirjen a shkrirjen e krayetarit. Me manipulimin sheshit, në dritën e diellit të zgjedhjes po të kryetarit. Një turp klasik që zor se do i hiqet historisë së zgjedhjeve në PD. Dhe që e afron atë me dhunën klasike të rilindjes nën atë devizën mos i fol shoferit. A kompromisin medaljon me një mandat deputeti të ofruar nga kolegjiumi Basha. Mirëpo nuk po e bën...

Sikur ta bënte pranvera dhjetoriste do i thoshte vendit se kalbëzimit intelektual që rrjedh nga diktatura e proletariatit

është në shpërbërje. Por ndodh e kundërta. Një kryeministër që luan ironikisht me ca video ku kërkon të jetë student. Një karshillëk absurd që ka fonskionuar në mënyrën më perfekte këto tri dekada. Që thotë se zyra e tij është e njerëzve, ndërkohë që vetëm shpenzimet e arredimit të këtyre viteve kalojnë disa herë vlerën e fondit vjetor të ndihmës sociale për qytetarët në nevojë të vendit tonë. 

Një mandat nuk është asgjë Rudina. Asgjë... aq më tepër për ty që ke patur fatin të arsimohesh në një vend me demokraci të konsoliduar si Amerika. Por një xhest është si të lëvizësh një mal. Karakteristikë e vuajtjeve a dergjjes, lëngatës sonë, janë pikërisht kompromiset e heshtura dhe lufta verbale. Kjo me dy përfundime... të zhdukjes a shfarosjes së mendimit ndryshe në diktaturë. Dhe demagogjisë së fjalëve në demokraci. Nuk është e rastësishme që në këto tri dekada janë dënuar tri emra, Nexhmije Hoxha për filxhanë kafeje, një ministër i emergjencave a stabilitetit dhe një ministër minorat për një tender kot. Vini re Maqedoninë, e ka shpallur në kërkim ishin e saj. Dhe cilin, atë që investoi më shumë se kushdo tjetër në mitin maqedon. I thonë plot tri dekada... e sot ata kanë emrin peshq të mëdhenj, të paprekshëm, dominojnë rrjetin bankar, të ndërtimit, televizioneve për rrjedhoj drogës dhe prostitucionit. E kanë bërë rilindjen të pahonepsshme, dhe opozitën e konsiderojnë vegël të saj. Mirëpo askush nuk do ta kuptojë se këto, pavarësisht gojës me shkumë të sharjeve, fyerjeve, ulërimave janë pakt i heshtur i rotacioneve tashmë arkaike shqiptare, i tetëvjetëve në pushtet. I tetëvjetëve që siç ta thashë nuk pjellin asgjë tjetër, por juristë firmash me miliarda lekë, pronarë bankash, rrjetesh nafte e gazi, ndërtimesh. Dhe pa asnjë diskutim varfëri kolektive, degradim, mizerje. Dhe nuk e di për sa kohë kështu, që fara e keqje do na hajë të gjallë. Qofshin të bekuar këta të rinj...Dhe dhëntë Zoti nuk u nënshtrohen presioneve me shishe uji, a atyre botikëve partiakë që nuk u japin korent për mikrofonët.

 

E i sjellin këtij vendi atë çfarë meriton.  


Comments (1 posted):

Dashamiresi i Atdheut- MEME! on 05/01/2019 22:13:47
avatar
Me dashamiresi ATDHETARE-komentoj.

Me fal Ilir Levonja per kete mbiemer dhe kete shkrimin tuaj,sot me vemendie po e lexoj,se sa keni shkruar me pare tiu them te drejten,nuk me behej ti lexoja.Sot them se duhet lexuar,edhe pse ka kaluar kohe afer nje muaji dhe nisur viti i Ri.(s'di si me ka shpetuar),komunikimi me ate cupen e shkolluar aty ne SH.B.A.(e kam fjalen nga presim shume eksperienca...)
Faleminderit per kete...
Dashamiresi Atdeut MEME!

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1