Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | OPINIONE | Ja s’i Labi po e pengon Ministrin e Brendshëm, dhe kërcënimet ndaj Pacollit

Ja s’i Labi po e pengon Ministrin e Brendshëm, dhe kërcënimet ndaj Pacollit

Font size: Decrease font Enlarge font
image Faton MEHMETI

 

Faton MEHMETI

Ja s’i Labi po e pengon Ministrin e Brendshëm, dhe kërcënimet ndaj Pacollit

Pas një kohë të gjatë i erdhi radha Ferizajt me pas një ministër, dhe hic më pak se posti i Ministrit të Brendshëm. Kjo fal edhe këmbënguljës së Labinot Tahirit, i cili po arrin të kushtezoj Pacollin për afro 20.000 vota që i ka sjellur AKR në nivel vendi. Dëri këtu do ishte një histori e bukur e tregimit në vazhdim. Përvec së fundi ministri aktual Ekrem Mustafa po del të jetë me lëndë në gjykatë për shkak të një aksidenti, por kështu smund të thuhet edhe për imponimet që po i bëhen Ministrit të Brendshëm. Kjo për shkak të imponimit të dy dy këshilltarëve të tij: Agim Sinani kitarist, i cili është muzikant me profesion, dhe nuk i përket fare lëmisë së politikës, përndryshe  shok i Labit. Për më tepër  edhe rrjedh nga një familje kontrabandistësh, vëllau i tij është i akuzuar për shpërlarje parash fajdexhi, dhe mban burg për drogë. Si dhe tjetri kushëriri afërt i Labit, Jetmir Tahiri. Këta nuk marrin as vesh fare nga puna e këshilltarit në ministri, por Pacolli është i dëtyruar të veproj pasi Labi në cdo cast e kërcenon se “ t’i kam sjellur 20.000 vota” . I ndikuar nga kërcënimet e Labit, Pacolli nuk guxon të veproj ndryshe pos që të pranoj cdo gjë që i vjen nga Labi. Edhe vet ministry Mustafa, sipas informacioneve që kam brenda ne ministri, nuk është fare i kënaqur me ardhjen e këtyre dy këshilltarëve, pasi i janë imponuar. Labi po del të jetë ai që bën cfarë të do me Ministrin e Brendshme, duke e privatizur kontributin e tij dhe faktin se ministri është nga Ferizaj,. Pikërisht kjo sdo të duhej fare të ishte pengesë për minstrin e brendshëm, duke qenë se Ferizaj duhet të dëshmohet se ka kapacitet për të udhëhequr një minstri kaq të rëndësishme. Labi sduhet të krekoset se është meritori për faktin se Ferizaj ka për herë të parë një ministër, pasi kjo është meritë e të gjithë qytetarëve të Ferizajt. Përndryshe Ferizaj është qyteti i dytë pas Prishtinës që derdh para në buxhetin e Kosovës, dhe kjo do të ishte e mjaftueshme që kjo komunë të kishte edhe më tepër ministri. Por , kjo nuk i jep të drejtë askujt që të shantazhoj ministrin duke i dërguar njerëz  të pandërgjegjshëm, ndërsa duke i detyruar njerëzit e ndershëm të japin dorëheqje.

 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1