Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | OPINIONE | ÇFARË DUHET TË DINË SHQIPTARËT

ÇFARË DUHET TË DINË SHQIPTARËT

Font size: Decrease font Enlarge font
image Skënder Sadri KAPITI

ÇFARË DUHET TË DINË SHQIPTARËT 

Nga Skënder Sadri KAPITI  

Shkurtimisht, mendoj se shqiptarët duhet të dinë se: 

1- Duhet të dinë se çfarë duhet të presin nga politikanët dhe pushtetarët  e tyre. Duhet të dinë t’i zgjedhin ata të cilët duhet dhe që i duhen atdheut dhe shqiptarëve. Shqiptarët duhet të dinë se elita politike e tyre dhe sundimtarët e tyre në Shtetin e tyre nuk kanë qenë fisnikëria, as burrëria dhe as krenaria kombëtare, as virtyti e as vlerat; nuk kanë qenë  ata të cilët kanë meritat dhe as ata të cilët kanë sakrifikuar më së shumti për Shqipërinë, por kanë qenë dhe janë ata të cilët i kanë dëbuar, përndjekur dhe që i kanë edhe vrarë ata të cilët jipnin gjithçka, edhe jetën për atdheun.

Shqiptarët nuk duhet të presin dhe as të tolerojnë e të mashtrohen prej gënjeshtrave,korrupsionit dhe prej mashtrimeve të politikanëve e pushtetarëve të tyre, si dhe duhet t’i ndëshkojnë mëkatet e tyre: sidomos mëkatin e tradhëtisë, të premtimeve mashtruese dhe korrupsionin e tyre. 

2-Shqiptarët duhet të  ndëshkojnë padrejtësitë dhe jo  të largohen nga atdheu prej tyre; duhet të jenë  të ndërgjegjsuar dhe të dinë e te njohin forcën e tyre kombëtare si të pasfidueshme nga asnjë shtet e komb tjetër  si dhe as  nga asnjë pushtet, dhe se mbipushteti është vetëm vullneti i tyre patriotik, inteligjent, i drejtë dhe i pamanipuluar. 

3- Shqiptarët duhet të dinë se pa mposhtur inatin, xhelozinë dhe sidomos egoizmin  kundër virtytshmerisë, vlerave kombëtare dhe moralitetit human; pa mposhtur egoizmin dhe urrejtjen  kundër të të merituarve, të të dinjitetshmëve dhe patriotizmit nuk mundet që të çlirohen energjitë vitale zhvillimore politike, patriotrike, kombetare, demokratike, intelektuale, akademike e shkencore, ekonomike etj. 

A nuk e shohim se si në Shqipëri persekutohen  vlerat me shume finese dhe djallëzi. Askund në politikë, as në diplomaci, as në parlament , as nëpër pushtet, as në drejtësi as në akademi nuk kanë vënd pasardhës të familjeve fisnike dhe kombëtare, as talenti, as dhuntia, as profesionalizmi dhe as atdhetarizmi. Sot truri dhe inteligjenca shqiptare po marrin arratinë. Për pak kohë në Shqipëri e as në Kosovë ndoshta  nuk do të ketë as shkencëtarë, as mjekë e madje as ustallarë e as elektricistë.

 4- Shqiptarët duhet ta dinë pse edhe sot shqiptarët ikin nga Shqipëria. Dihet se ikën dhe u dëbuan shqiptarët e Çamërisë prej krimit, terrorit dhe genocidit grek; dhe ikën e u dëbuan në vitin 1999  një milion shqiptarë  nga Kosova prej regjimit kriminal e genocidial serb. Por shqiptarët duhet ta dinë por besoj se edhe e dinë pse duan të ikin edhe sot  nga Shqipëria 79% e të rinjve shqiptarë?! Pse, pra?! Këtë e dinë shqiptarët po pse nuk reagojnë kundër atyre të cilët ua imponojnë ikjen dhe braktisjen e Shqipërisë!? Pse-në e mosreagimit kundër këtij imponimi nuk po dihet se a e dinë apo jo shqiptarët!!??  Nuk po dihet edhe PSE-ja tjetër, ajo se përse qytetarët shqiptarë nuk u shkojnë pas atyre të cilët u thonë të vërtetat, atyre të cilët sakrifikojnë nga vetja e tyre energjinë intelektuale, guximin intelektual e patriotik për të mirën publike, por më shumë lexojnë thashethemnaja të  mediave mercenare dhe të intelektualizmin shterp, ordiner e negativ dhe  merren me vogëlsira, ngatërresa e thashetheme ndervete  dhe nuk solidarizohen e nuk mbështesin të vertetat qe demaskojnë politikën dhe drejtësinë e kriminalizuar e të korruptruar. Pse p.sh. nuk  e mbështesin sa dhe si duhet  publikisht dhe mediatikisht  VETTING-un , pse nuk e inkurajojnë punën e tij?! 

Pra shqiptarët duhet të ndahen, ta ndëshkojnë  dhe ta mposhtin jo vetëm egoizmin e tradhëtinë por edhe hipokrizinë.

Sot kombëtarët, nacionalistët, patriotët dhe inteligjencën  nuk i internojnë dhe as nuk e pushkatojnë siç bëri diktatura komuniste, por i izolon, i streson  dhe i dëbon “indiferentizmi demokratik” djallëzor  i politikës të cilën e kanë pronë të tyre trashëgimtarët dhe pinjollët e nomenklaturës së komunizmit, krimi, korrupsioni ,trafikantët e votave dhe të drogës, injoranca dhe tradhëtia. 

5- Shqiptarët duhet ta dinë e t’i njohin mirë armiqt tradicionalë dhe të egër të tyre. Duhet të jenë vigjilint dhe syhapur e të përgatitur politikisht, diplomatikisht dhe sidomos ushtarakisht, sepse pavarësisht se Shqipëria është në NATO dhe Pasvarësisht synimeve të Shqipërisë e të Kosovës për në BE, dhe pavarësisht globalizmit: sllavo-grekët kurrë nuk do të heqin dorë nga antishqiptarizmi e shovinizmi i egër i tyre, nuk do të heqin dorë as nga provokacionet dhe përpjekjet e tyre për destabilizimin  e Shqipërisë dhe  as nga diversionizmi dhe financimet për të blerë tradhëtinë  dhe agjentë  nga radhët e politikës, pushtetarëve dhe të mediave shqiptare siç u bë publik  edhe rasti më i fundit ku politikanë e mediat greke deklaruan se ministria e tyre e jashtme  paska fonde sekrete për të blerë media, politikanë dhe për të financuar edhe Kishën Ortodokse për të lobuar në Shqipëri për interesa të Greqisë.

6- Shqiptarët duhet të njohin, të dinë dhe të respektojnë aleatët e vërtetë , besnikë e seriozë të tyre, e që SOT janë Shtetet kryesore të BE-së, dhe sidomos SHBA , aleati jetik strategjik global i shqiptarëve, si dhe Turqia e Kroacia si aleatë besnik rajonal në Ballkan. Dhe po kështu ndaj tyre duhet që edhe shqiptarët të jenë për ta aleatë besnik, të qëndrueshëm dhe mirënjohës reciprokisht  ndaj tyre. 

7-Shqiptarët duhet ta dinë se koha punon tani për të vërtetën, për shqiptarizmin më shumë se kurrë. Kurrë më e favorshme se sot për shqiptarët nuk ka qenë koha. Prandaj duhet të shpejtojmë që ta kapim kohën dhe të jemi në kohë, se mjaft na kanë penguar të tjerët, dhe mjaft jemi të vonuar në rrugën e Bashkimit Kombëtar, të mirëqënies dhe të qytetërimit. 

8-Është koha që shqiptarët duhet të bëhen e të ndjehen  thellë shpirtërisht  si shqiptar. Për shqiptarët Shqipëria  është e para. 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1