Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | OPINIONE | REALIZMI POLITIK I ARENES NDERKOMBETARE

REALIZMI POLITIK I ARENES NDERKOMBETARE

Font size: Decrease font Enlarge font
image Viktor Mërkuri

REALIZMI POLITIK I ARENES NDERKOMBETARE

Viktor Mërkuri

Petagog i te Drejtës Ndërkombëtare dhe Europiane

UET

 

Që nga Traktati i Vestfalisë, shtetet kanë qenë themeli në të cilin është ndërtuar sistemi politik ndërkombëtar. Fuqia kombëtare ka një kuptim absolut pasi mund të definohet në aspektin e burimeve ushtarake, ekonomike, politike, diplomatike, apo edhe kulturore. Por, për një realist, fuqia është kryesisht një term relativ. 

Roli i realizmit është të studioj politikën ndërkombëtare duke theksuar dhe ngritjen e disa hipotezave të gjera se të gjitha shtetet janë të motivuara nga interesat kombëtare, ose në të mirën e interesave kombëtare të pasqyruara si shqetësime morale. Në nivelin e tij më themelor, interesi kombëtar është i përgjithshëm dhe i lehtë për t'u definuar: të gjitha shtetet kërkojnë të ruajnë autonominë e tyre politike dhe integritetin e tyre territorial. Pasi këto dy interesa janë siguruar, interesat kombëtare mund të marrin forma të ndryshme. Disa shtete mund të kenë interes në sigurimin e më shumë burimeve apo hapësirë tokësore, shtete të tjera mund të dëshirojnë të zgjerojnë sistemet e tyre politike apo ekonomike në zona të tjera, disa shtete thjesht duan rehatin e tyre. Sic Karl Sagan kishte thënë, “për të kuptuar botën e të nesërmes, shikoni të djeshmen”.

Në vitet 70” Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj ishin të pasur por të çrregullt dhe të ndenjur, Bashkimi Sovjetik kishte arritur barazi ushtarake dhe po vazhdonte të armatosej, Kina ishte e tronditur nga trazirat dhe varfëria e brendshme; India ishte më e varfër se Kina; Brazili ndodhej nën një juntë ushtarake dhe kishte një ekonomi pak më të madhe sesa India; dhe Afrika e Jugut ishte e ndarë në “atdhe” të ndryshme nën një regjim racizmi të institucionalizuar.

Katër dekada më vonë, Bashkimi Sovjetik është shpërbërë dhe shtetet pasuese kanë përqafuar kapitalizmin dhe pronën private. Kina, ende politikisht komuniste, zgjodhi tregjet për planifikimin dhe tashmë ka ekonominë e dytë më të madhe në botë. India dikur e varfër, tani ka ekonominë e gjashtë më të madhe në botë. Brazili tashmë një demokraci, përjetoi një “fluturim” ekonomik dhe tani ka ekonominë e tetë më të madhe në botë. Afrika e Jugut e përmbysi aparteidin dhe u bë një demokraci shumë-racore.

Drejtimi i këtyre ndryshimeve nuk ishte rastësi. Pas Luftës së Dytë Botërore, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj punuan shumë për të krijuar një botë të hapur, me tregti gjithnjë e më të lirë dhe integrim gjithnjë e më të madhë. Të marra së bashku, rezultatet kanë qenë të jashtëzakonshme, por ata politikëbërës dhe pasardhësit e tyre nuk ishin të përgatitur për sukses kur ajo erdhi.

Globalizimi krijon pasuri duke e joshur me qendra urbane dinamike vendet më të pasura, për të investuar jashtë vendit më shumë sesa brenda tij. Kjo rrit efikasitetin ekonomik dhe kthimin absolut të të ardhurave, pak a shumë siç sugjeron teoria konvencionale ekonomike. Dhe kjo ka reduktuar pabarazinë në nivel global, duke mundësuar qindra miliona njerëz që të dalin nga varfëria e rëndë.

Në të njëjtën kohë, aktivitete të tilla të ridrejtimit ekonomik rrisin pabarazinë vendore të mundësive dhe ndjenjat e “tradhëtisë” politike brenda vendeve të pasura.

Elitat perëndimore u përqëndruan në përfitimet e globalizimit në vend që të minimizojnë kostot e saj, dhe si rezultat ata e turbulluan proçesin dhe përkeqësuan pasojat ndarëse të saj.

Duke e përqafuar ideologjin e globalizmit, elitat perëndimore e lanë veten të pambrojtur ndaj një sfide masive politike të bazuar në nacionalizmin shumicorë që kishin braktisur.

Për të gjitha ndryshimet e thella që kanë ndodhur gjatë shekullit të kaluar, tabloja gjeopolitike sot ngjan me atë të viteve '70, madje edhe të viteve '20, megjithëse me disa përjashtime vendimtare.

Fuqin ruse të zvogëluar por të qëndrueshme në Euroazi, Gjermanin në thelbin e një Europe të fortë, por të pakujdesshme. Një gjigant amerikan i hutuar, mjaft i fuqishëm për të udhëhequr, por i hezituar për ta bërë dhe Brazili me Afrikën e Jugut duke dominuar rajonet e tyre. 

Përveç stresimit të qendrave të fuqishme indiane, osmane dhe persiane, dallimi më i rëndësishëm sot është zhvendosja e Japonisë nga Kina si lojtar qendror në balancën e pushtetit aziatik.

Industria e Kinës ka qenë fenomenale dhe vendi sigurisht që e ka merituar pozicionin e tij të ri, por ajo kurrë nuk mund të kishte arritur atë që ka dy dekadat e fundit pa hapjen ekonomike dhe sigurinë globale të ofruar nga Shtetet e Bashkuara si një hegjemon liberalë.

Nga fundi i shek. XIX dhe fillimin e shek. XX, Shtetet e Bashkuara - ndryshe nga europianët - bërën shumë pak përpjekje për të vendosur një sundim të drejtpërdrejtë kolonial mbi territorin e huaj. Ndërkohë SHBA zgjodhi që të avanconte më shumë interesat e saj nëpërmjet aleancave vullnetare, institucioneve shumëpalëshe dhe tregtisë së lirë. Kjo zgjedhje u nxit kryesisht nga vetë-interesi sesa altruizmi, dhe u mbështet nga dominimi ushtarak global. Kështu që organet e ndryshme shumëkombëshe dhe proceset e sistemit të pasluftës në të vërtetë nuk janë kuptuar më si një episodë thelbësisht i ri i quajtur "rendi ndërkombëtar liberal", por si mekanizma për organizimin dhe zgjerimin e sferës së madhe të ndikimit të Shteteve të Bashkuara.

Vendet e forta me ideologji të dallueshme në përgjithësi përpiqen të zhvillojnë prespektiva dhe, në përgjithësi, i kthejnë fitimet një fituesi. Pra, vështirë të jetë e çuditshme që demokracia, sundimi i ligjit dhe vlerat e tjera amerikane u bënë popullore në mbarë botën gjatë viteve të pasluftës, duke pasur parasysh fuqinë e shembullit amerikan. Ndërkohë tani, pasi fuqia relative e SHBA-së është zvogëluar dhe “marka” e saj ka probleme, brishtësia e një sistemi të varur nga fuqia, kompetenca dhe imazhi i Shteteve të Bashkuara është ekspozuar.

Tani për tani, pasiviteti i Shteteve të Bashkuara po i jep Kinës një nxitje. Për më tepër, kjo nuk do të jetë thjesht një lojë dypalëshe. Mbretëria e Bashkuar lejoi Gjermaninë të ngrihej dhe të bënte një sfidë hegjemonike kundër saj - dy herë. Në të njëjtën mënyrë, Shtetet e Bashkuara kanë lejuar Kinën të rritet, por gjithashtu ka lehtësuar zhvillimin e Europës, Japonisë, Indisë, Brazilit dhe shumë të tjerave. 

Përdorimi i forcës për të ruajtur sistemin e decentralizuar rregullohet nga një sistem i quajtur “bilanci i pushtetit”. Një sistem i tillë funksionon vetëm nëse komponentët kryesore bien dakord, të paktën në heshtje, se ata pajtohen në idenë se ruajtja e autonomisë shtetërore është një objektiv i rëndësishëm. Nëse fuqitë e mëdha bien dakord, luftërat ende do të ndodhin brenda sistemit, por ato luftëra do të kufizohen nga objektivat e kufizuara të çdo shteti të madh. 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1