Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | OPINIONE | Trumpi si i deleguar i Putinit

Trumpi si i deleguar i Putinit

Font size: Decrease font Enlarge font
image Lis Bukuroca

 

 

Berlusconi erdhi, aprovoi disa ligje për vete, shpëtoi nga burgu dhe la pas qindra gazmore. Putini erdhi, ndryshoi ligje dhe mbet. Erdogani erdhi, ndryshoi ca ligje, ndërtoi një pallat për vete, dhe u fut aty. Humoristët italian dhe europian ishin të brengosur, se pas Berluskonit, mund të mbeten të papunë. Nuk zgjati shumë kohë dhe vendin e tij zuri Trumpi. Jo me sharmin komik të Pepinos së parë, por me një pamje të rëndë prej sharlatani të rrezikshëm politik. Humoristët humbën një Berluscone, por fituan tri personazhe të reja.

Erdogani ka mbaruar një shkollë të mesme fetare. Rrugëtimi politik i tij është në simbiozë të plotë me religjionin. Ai ka kuptuar se aty ku mungon iluminizmi, religjioni mund të jetë shumë efektiv. E ka dëshmuar edhe Homeini! Tani gjendet me një këmbë te cari rus, të  cilit i kërkoi ndjesë për rrëzimin e avionit, me tjetrën në NATO, por përfitimet kryesore, i ka nga BE. Ëndrra e tij e madhe, është rithemelimi i Perandorisë Osmane.

Me rregulla rigoroze, Europa pengon inkuadrimin e Ballkanit dhe aty ku mungon ajo, fjalën kryesore ka ose Putini, ose Erdogani. Parimet janë të mira, ato do të kopjohen për disa vite si edhe në Greqi, por nuk do të merren seriozisht, mu si edhe në shtetin grek. Ky është Ballkani! Ai nuk mund të europianizohet aq lehtë. Për të kuptuar ai shtetin ligjor dhe Europën, pikë së pari duhet të njohë vetveten! Ballkani nuk e njeh. Ai njeh të kaluarën e vet, por jo të tashmen dhe jo të ardhmen! Nëse Europa dëshiron të shpëtojë Ballkanin, atëherë duhet ta inkuadrojë brenda vetes dhe pastaj ta ndryshojë atë!

Neverinë kundër Gjermanisë  ka artikuluar Erdogani dhjetëra herë. Në të vërtetë ai sulmon Gjermaninë, jo pse e urren, por pezmatohet pse nuk rezonon si i pëlqen atij. Ai vepron dhe punon në dy binarë, gjersa merr ndihma nga BE, përforcon varësinë nga Rusia, edhe pse pesëdhjetë për qind të investimeve atje, janë nga Europa! Tani kritikave të tij, u bashkëngjitet presidenti amerikan, me origjinë gjermane!

Putini ishte agjent. Ai vepron, sillet dhe qeveris si agjent. Ai flet pak, por len pas vete gjurmë të mëdha, vepra të mëdha, që zakonisht i përmbaron nga prapavija. Ai ka Erdoganin në dorë. Ai ka Trumpin në dorë. Erdogani i kërkoi ndjesë për avionin, i kërkoi ndjesë edhe Trumpi për akuzat, të cilat i bëri me fakte shërbimi sekret i tij.  Për Putinin besohet se ndihmon partitë e djathta për ta shembur Europën. Ëndrra tij e madhe është rikthimi i ndikimit sovjetik!

Para se të arrinte Trumpi në vendtakimin me Putinin, deklaroi çdo gjë që i pëlqente Rusisë. Ai sulmoi NATO-n, ai sulmoi Europën dhe e quajti armike të SHBA-ve, edhe pse shumica e vendeve, janë në të njëjtën aleancë mbrojtëse, që është përkrahur dhe mbështetur nga të gjithë presidentët e mëparshëm amerikanë, që nga themelimi i NATO-s. Ai kritikonte Gjermaninë për gazin rus, kurse vet i nënshtrohet Putinit dhe mrekullohet me të. Ai i shërbeu Putinit dhe e ktheu atë në tribunën botërore si ngadhënjyes duke degraduar SHBA-të dhe Europën. NATO-n dhe miqtë më pro-amerikanë!

Pse njerëzit, që merren rastësisht me politikë, (tani tragjik dhe jo më komik, që shtiren si shumë serioz), urrejnë aq shumë Europën? Përgjigja është e thjeshtë: Europa e bashkuar len të duket e vogël Rusia e madhe, por edhe Turqia. Europa e copëtuar do t’ishte në fragmente, që dominohet lehtë nga Putini dhe Erdogani. Europa liberale, paqësore, si fuqi e madhe ekonomike, është edhe në dobi të SHBA-ve. Dy despotëve, Putinit dhe Erdoganit, u konvenon ajo që përpiqet të realizojë Trump,: rrënimin e BE- së dhe NATO-së. Me një agjent i cili vepron në prapavijë, me një Trump i cili botën vështron si Baushtelle, si kantier, paqja në botë është në rrezik të madh, por ai mundëson edhe rikthimin e dy perandorive të perënduara: Sovjetike dhe Osmane!

 

Trump flet kundër refugjatëve në Europë, por është pjesëtar i një kombi, krijuar kryesisht nga refugjatë. Ai po detyron Europën të krijojë aleancë me Kinën, ose të shndërrohet vet në forcë ushtarake. Letrat po përzihen, por Europa nuk duhet të humbë shpresën në Amerikën e mirë, me të cilën nuk na lidhin vetëm vlerat dhe parimet e përbashkëta, por edhe shumë fakte tjera. 

Sidoqoftë, me Trumpin në SHBA, Europa është më Amerikë se Amerika sotshme. Nuk kemi Kaliforni, por kemi Francë. Nuk kemi Floridë, por kemi Itali. Nuk kemi histori të majas, por të romakëve dhe grekëve të lashtë, pra kemi Italinë dhe Greqinë. Kemi Gjermaninë, Spanjën, Portugalinë dhe shumë vende tjera në veri dhe në jug, në lindje dhe në perëndim, që bëjnë Europën kontinent të mrekullueshëm, edhe pse me gjuhë të ndryshme, edhe pse me besime të ndryshme, por me vlera dhe ardhmëri të përbashkëta. Kjo Europë, nuk funksionon akoma si duhet, por po funksionon disi dhe dhuron shpresa. 

Trumpi sot është një makth primar, një pengesë aberrative socio politike e çastit. Nëse nuk e rrëzojnë republikanët, do ta rrëzojë Putini. Sot, ose nesër. Nuk mund t’ u shërbejë dy padronëve. Nuk mund të shndërrojë në armiq aleatët. Është idiotizëm nëse pritet Putini të pranojë intervenimin në zgjedhjet amerikane, por sjellja e Trumpit, është falënderimi i qartë për atë përkrahje. Ai në fakt nuk i beson Putinit më shumë se FBI, por me qëndrimin e tij, tregoi vetëm mirënjohje. Edhe atë, pa mundësi keqkuptimi! Fjalët e tij, veprat, planet dhe sulmet kundër  miqve, dëshmojnë këtë.

Sidoqoftë, qytetërimi perëndimor duhet të gjejë frymëzimin e ri për të rikthyer në binar normal miqësinë e kombeve me vlera të përbashkëta, pra me SHBA-të. Trump nuk është asgjë tjetër, pos një prezencë e turpshme, si dikur e disa idiotëve në politikën europiane. Tani për tani Trump është personazh më i mirë se Berlusconi sa i përket budallallëqeve në politikë! Amerika ose duhet ta gdhendë Trumpin, ose duhet ta rrëzojë: për të mirën e njerëzimit!

Comments (2 posted):

Nene Pashako D. on 18/07/2018 14:42:12
avatar
Sa te rrosh do mesosh nene me thosh!
Po ku pake qene O Lis i vertete LIS;
Qe keto fjale te mencura BITIS.
Patjeter me GEN e Zemer-LISI shqiptar
Te prifte pena;folur mbarre.
Dhe une si NENE po te uroj.
Po megjithate pyes:
Mos ka ardhur koha vertet e morkoptim- Jo!lufterave?!
Lis mbi LISAT MBEC.

Nene Pashako.
on 18/07/2018 15:32:34
avatar
Nje analize reale dhe e thelle , e guximshme qe nuk kane mundur ta realizojne profesionistet e politikes. Ne pak rreshta te jep Boten ne dore . Zgalem

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1