Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | OPINIONE | Jo vetëm në bibliotekën time

Jo vetëm në bibliotekën time

Font size: Decrease font Enlarge font
image Murat Gecaj

HYSEN IBRAHIMI, ME VEPRËN E ÇMUAR “THESAR KOMBËTAR…”

Nga: Prof.Murat Gecaj

         publicist e studiues

1.

Jo vetëm në bibliotekën time, por në qindra të tilla, në Suedi, Kosovë, Shqipëri e gjitha trojet  amtare, por dhe në shtete tjerë të Europës dhe deri në  Amerikë e Kanada, ka disa vjet që ka hyrë një vepër e re. Ajo e ka titullin e bukur e domethënës, “Thesar Kombëtar i Mërgatës Shqiptare, në Suedi”. Botues i saj është Shoqata e Shkrimtarëve  dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI-Albani”, në Suedi, me kryetar veprimtarin e shquar për çështjen mbarëkombëtare shqiptare, Hysen Ibrahimi. Ndër punët e saj  më të vlefshme është botimi i veprës voluminoze  “Thesar Kombëtar…”. 

Deri tani, janë venë në qarkullim 9 vepra të tilla të “Thesar Kombëtar…”, të cilat kanë me qindra autorë. Numra të saj janë përuruar: në Prishtinë e Mitrovicë,Tiranë, Pejë, Streugë,Gjakovë, Llaushë, Durrës, Therandë, Malmo, Cyrih,  Kristiansland, Laç të Kurbinit, Dibër, Zym të Hasit, Prizren, Vojvodinë-Novi Sad, Drenas te Guri i Plakës,Ulqin, Vushtrri, “Bajram Curri”(Tropojë) e Tetovë.

Gjithashtu, kjo Shoqatë ka dhënë ndihmesë të pakursyer e ka mbështetur botimin e përurimin e librave të mjaft autorëve tanë.Ndër ta, përmendim: Avdyl  Uka, Florije Peci, Sokol Demaku, Bahtir Latifi, Bahri Shyti, Adnan Merovci, Skënder Skënderi, Elhame Gjyrveci, Hysen Ibrahimi, Saranda Iseni, Feth Bahtiri, Bajram Muharremi, Mone Juniku, Remzi Basha etj. Githësej , janë botuar mbi 200 libra, të cilët janë përkthyer dhe në disa gjuhë të huaja, si:  suedeze, angleze, rumune, sllave etj.

Me mjaft interes janë ndjekur sesionet shkencore, kushtuar veprave “Thesar Kombëtar…”. Kështu, me kujdesin e vetë Hysen Ibrahimit e kolegëve të tij, janë mbajtur  pesë seksikone të tillë, në Suedi: Angelholm (2 qershor 2012), Landskrona (25 maj 2013), Uddevall (31 maj 2014) Falkenberg (30 maj  2015) dhe Lund (28 maj 2016). Janë të shumtë ata dashhamirës e atdhetarë, që e kanë mbështetur financiarisht botimin e 9 numrave të “Thesarit Kombëtar…”, i cili do ta vazhdojë edhe në të ardhmen jetën e tij.

Të gjithë numrat e kësaj vepre janë me një numër të madh fotografishë domethënëse, që i shoqërojnë shkrimet dhe veprimtaritë e ndryshme.

2.

Secila nga 9 veprat “Thesar Kombëtar…”, botim i ShShASh “Papa Klementi XI-Albani”, Suedi, do të meritonte nga një shkrim dhe, bile, të gjatë. Mirëpo, kësaj here, do të ndalemi posaçerisht në Veprën Nr.9, “Thesar KombëtariI Mërgatës Shqiptare, në Suedi” (botuar në Prishtinë, 2018). Një kopje të kësaj vepre ma dhuroi me dasdhmirësi, kolegu e miku im i kahërshëm e i sotëm, Hysen Ibrahimi. Këto  ditë, ai bëri një vizitë në Shqipëri, me bashkëshorten dhe u takuam bashkë, në lokalin “Galaxy”, në fillim të Bulevardit teë Ri të kryeqytetit. E  falënderoj atë përzemërisht, për këtë libër, si dhe për  atë, me autore Hyrë Tejeci Murati, “Monument i dashurisë së përflakur për Atdhe”, kushtuar pikërisht këtyre 9 veprave të “Thesarit Kombëtar…”.

Vëllimi 9 i “Thesarit Kombëtar” hapet me “Parathënien”. Pastaj vazhdon kapitulli i parë. Ai çelet me shkrimin e Kujtim Matelit  (Tiranë), “Shoqatat në emigracion, kurora mbrojtëse të Atdhut”. Më tej janë shkrimet e Hysën Ibrahimit e Viron Konës , për Familjen Jashari të Kosovës.

Në kapitullin e dytë, flitet për përurimin e “Thesarit Kombëtar” (nr. 7 e 8) dhe të librit “Arsimi shqip në Suedi”.  Me interes janë dhe shkrimet nga Prof. Mehmet Rukiqi (Pejë), Dr.Nuhi Vinca (Mitrovicë), Fetah Bahtiri, Ramë Manaj, Prof.Hysen Matoshi, Dr.Resul Sinani, Dr.Don Lush Gjergji (Prishtinë) etj.

Në të gjitha rastet e përurimeve të veprës  “Thesari Kombëtar…”, janë botuar mendimet e shprehura nga pjesëmarrës në ato tubime. Po me kaq vlera janë dhe disa intervista të publikuara, me autorë të ndryshëm, si: Idriz Popova, Bahrije Gërxhaliu, Hanife Gurguri-Rexhepi.

Vend me  rëndësi në këtë vepër zenë shkrimet, që pasqyrojnë përurimin e librit “Dhoma 334”, kushtuar heroit të njohur Ziadin Sela, me autorë Saranda Isenin e Hysen Ibrahimin. Në hyrje janë recensione nga Prof.Murat Gecaj e Viron Kona dhe më tej botohet fjala e redaktorit të librit, Hasan Qyqalla etj. Janë publikuar dhe shkrime nga tubimi përurues i “Thesarit Kombëtar” në qytetin “Bajram Curri”, si nga Bashkim Lajçi, Migena Arllati e  Kadri Tarelli. Nisur nga përurimi i disa librave, janë botuar mendime nga: Xheladin Mjeku, Nexhat Rexha, Sali Asllani e Drita Braho.

Në këtë numër të “Thesarit Kombëtar…”, tërheqin vëmendjen e lexuesit dhe një fjalë përshëndetëse nga Qibrije Hoxha, kryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës-Dega Suedi; fjala e zv.kryetarit të ShShA Sh-Suedi, Bajram Muharremi dhe  fjala e autorit të librit “Trimat e Dardanisë”, Remzi Basha. 

Në vijim janë diskutimet, që kanë bërë, gjat përurimit të “Thesarit Kombëtar” në Tetovë: Elmedin Aliti, Prof.Zejnepe Alili-Rexhepi, Mursel Ibrahimi, Prof.Zeqir Kadriu, Sadije Aliti, Rami Kamberi, Prof.Flora Peci etj. Po kështu, janë botuar materiale nga tubimi përurues i tri veprave të autores Elhame Gjyrevci.

Në kapitullin e tretë, është botuar një pjesë nga libri i Hysen Ibrahimit, “Arsimi shqip në Suedi”(II). Aty flitet edhe për ndimesën e çmuar, që ka dhënë në këtë fushë, veprimtari veteran i arsimit shqip dhe autor i disa librave, Sadull Zendeli-Daja. Në vazhdim, janë botuar disa shkrime nga “Akademia përkujtimore, për Presidentin Ibrahim Rugova”, në Angelholm (Suedi), si dhe një intervistë e gjatë e Qibrije Hoxhës, pastaj e Reshat Hoxhës. Në këtë revistë janë dhe intervistat me Prof.Zyhdi Dervishin (nga Fazli Muharremi-Tali), me Nuri Dragoin e Kadri Tarellin.

Me interes të veçantë për lexuesin janë shkrimet, ku flitet Për Ushtrinë çlirimtare të Kosovës (tregim nga Lulzim Dogani).

Kapitulli i katërt hapet me shkrimin “Doli nga shtypi Antologjia e 60 poetëve shqiptarë, suedezë dhe të tjerë” (Festivali “Sofra Poetike”, Boras, 2018). Në vazhdim janë shkrimet e Fetah Bahtirit, për Sadulla Zendelin-Dajën; Hysen Ibrahimit, për Lasgush Poradecin; Prof.Murat Geajt, për një libër të Kadri Tarellit e për revistën “Dituria”.

Në kapitullin e pestë, janë botuar shkrime për disa veprimtarë të dalluar, nga Avdyl Uka e Hajdin Selaci. Shkrimtari e publicisti i njohur, VironKkona aty ka shkrimin, “Mitrovica-Qendresë dhe paqe”.

Kapitulli i gjashtë përmban shkrime të ndryshme, nga: Prof.Behram Ismaku, Fetah Bahtiri, Viron Kona, Sokol Demaku, Elhame Gjyrevci, Mone Juniku.

Ndërsa në kapitullin e shtatë është shkrimi i Hysen Ibrahimit për Enver Camajn dhe Baki Ymerit, për Idriz Gashin. Pastaj,  Prof.Fetah Bahtiri, me një shkrim, shoqëruar me foto e dokumente, na kujton “Vitin e Skënderbeut”. Ndërsa Don  Lush Gjergji shkruan për  Nënë Terezën (1910-1997).

Në faqet e fundit, lexuesi gjen shkrime nga Prof.Hysen Matoshi e Prof. Adem Zejnullahu. Më pas, Hysen Ibrahimi jep mbresat nga takimi me kryetarin e Bashkisë së Lezhës, Fran Frokaj. Gjithashtu, shprehet nderimi e falënderimi për ndihemsën e dhënë nga disa veta, me mjete financiare, Shoqatës së Shkrimtarëve e Artistëve Shqiptarë ‘Papa Klementi XI-Albani”, Suedi,  për vitin 2017. Më pas, shënohen anëtarët e kësaj Shoqate, për vitin 2018, si dhe emrat e  18 “Anëtarëve-Nderi” të saj.

3.

Jam i ndërgjegjshëm se, ata që nuk e njohin nga afër Hysen Ibrahimin, dëshirojnë të dinë diçka më tepër për të. Prandaj, në pak radhë, po përpiqem ta bëj këtë gjë…

Duke qenë ai veprimtar i dalluar dhe i palodhur për çështjen mbarëkombëtare shqiptare, ka udhëtuar shpesh nëpër trojet amtare shqiptare të Ballkanit. Pra, jemi takuar jo vetëm në kryeqytetin Tiranë, por dhe kemi qenë bashkë në disa qytete tjerë, si: Durrës, Lezhë, Laç-Kurbin etj. Gjithashtu, vite më parë, kam patur rastin që dhe unë të bëj një vizitë të paharruar, në qytetin Boras të Suedisë, ku e zhvillon veprimtarinë Shoqata Atdhetare-Kulturore “Migjeni”, me revistën emërmirë “Dituria”, të cilën e drejton veprimtari i kudogjendur, Sokol Demaku.

Siç shkuan në librin e saj, Hyrë T.Murati, emri Hysen Ibrahimit përmendet në 1.845 raste, në “Thesar Kombëtar…” dhe ka mjaft shkrime, me firmën e tij. Ai është nga Mitrovica e Kosovës dhe shkoi në Suedi, në vitin 1988.Atje ndoqi studimet për Informatikë dhe Politikë Ndërkombëtare. Një ndihmesë të çmuar dha ai edhe për arsimimin  e fëmijëve shqiptarë në Mbretërinë e Suedisë. Përveç punëve të tjera, duke jetuar familjarisht në atë shtet të njohur e mik tonin skandinav, tani  ai po merret me mbledhjen, dokumentimin dhe shkrimin e tërë prvojës dhe historisë së shqiptarëve, në mërgim, në tëra vendet e veprimtaritë, që ata kanë zhvilluar.

Një ndër veçoritë jetësore të Hysen Ibrahimit është përfshirja në fushën e krijimtarisë. Në 9 vëllimet e “Thesarit”, nga ai janë realizuar 56 intervista. Po kështu, është redaktor, recensionues e ka dhënë mendime për disa libra, që kanë botuar autorët shqiptarë, në vitet e fundit.

Për jetën plot veprimtari të dobishme për Atdheun, të Hysen Ibrahimit,  kanë folur e shkruar një numër i konsiderueshëm personash, si të jetës politike, por dhe arsimore, shkencore, kulturore etj. Ja, çfarë thotë Prof.Osman Ahmetgjekaj: “Ishim me fat, ne mërgata shqiptare në Suedi, që të kishim ty, si prijës, udhërrëfyes, organizator, lokomativë të të gjitha aksioneve, tubimeve dhe veprimtarive, me vlera të larta kombëtare”. Ndërsa vetë ai shprehet, me modesti: “Kultura, arti dhe traditat shqiptare, për secilin mërgimtar, kanë qenë ambasadori më i mirë për të paraqitur, se cilët  jemi ne, pra origjinën tonë…Mund të them se, sa më gjatë që do t’i kishim lënë për t’i shkruar veprat tona në mërgatë, aq më e madhe  do të ishte mundësia  për të na harruar dhe do të na dënonte historia!”

,,,Në mbyllje të këtij shkrimi modest, e përshëndesim përzemërisht veprimtarin e shquar të çështjes mbarëkombëtare shqiptare, si dhe mbështetësin kryesor të botimit të 9 numrave të veprës “Thesar Kombëtar i Mërgatës Shqiptare, në Suedi”! Me këtë rast, kolegut e mikut të nderuar Hysen Ibrahimi, i urojmë: Shëndet e mbarësi, arritje të tjera më të larta në krye të Shoqatës së Shkrimtrëve e Artistëve Shqiptarë, “Papa Klementi XI-Albani, Suedi”, si dhe gëzime e lumturi, vetjake e familjare!

Tiranë, 29 qershor 2018


Comments (2 posted):

murat gecaj on 29/06/2018 17:08:20
avatar
Pershendetje, familjarisht dhe faleminderit per publikimin e ketij shkrimi, i nderuar e i dashur, koleg e mik, Fatmir Terziu!
Respekte dhe mirupafshim perseri!
Tirane, 29 qershor 2018
Dhimiter M. Xhoga(Guri Naimit D.) on 09/07/2018 19:05:29
avatar
Nderim te NDERUARVE me MIRENJOHIE.

I nderuar Pr.Murat Gecaj,ju pershendes per kete shkrim teper informues,per aktivitetin e Krijuesve shqiptare,ne Suedi:paraqitur me vepen"Thesar Kombetar "z.Hysen Ibrahimi,sjelle i mirenjohuri Fatmir Terziu,qe na imponon rrespekt per punen e tij te perkushtuar atdhetare.
*Me ka berre borclli i mirnonjohuri, Naxhi Kasoruho,"Mjeshteri Madh" ne shkrimin:DUKE KEXUAR librin: "KUVENDOJ ME ENGJEJT dhe TRIMAT e ZAVALANIT"botim ne "Edlore"2017.(riperteri maj 2018,kerkesen e lexuesve .)
Ja shkruan"Mjeshteri nderuar":

*Sa here qe mar ne dore ndonje liber,ku autori shkruan me rrespekt,dashuri,mall e nostalgji per njerezit,rritet,zakonet ,historine e trashegimine e vendlindies tij,ne tere dimensionin dhe hapesiren e saj e lexoj me kurreshtie e vemendie dhe shpreh rresekte mirenjohie,per perkushtimin dhe kontributin modest qe japin ne promovimin e ketyre vlerave te fshatit a rajonit,nga ata jane.
Me kete kujdesi i lexova te 120 faqet e librit keto dite,dhuruar me rrespekt miku im Dhimiter M.Xhoga.
Qysh ne faqet e para te librit,autori na spjegon prejardhien e e emrit te fshatit Zavalan.-Gojdhena tregon se kur kalimtare te rastit kalonin ne fshat e ndaleshin per te pire ujin e ftohte te krojeve te Sanjoves,aty pane,nje vajze te re te bukur,po lante rreoba.Ajo quhej Sava.Keshtu ata permendin kete vend si Sava -lan qe me kalimin e kohes u be; Zava-lan pra ZAVALAN.
E tregon kete histori Dhimitri,per te kunderstuar disa mendime qe thone se emri Zavalan ka origjine sllave.Autori e kundershton kete me fakte historike se sllavet erdhen ne keto ane,shume me von se te ishte krijuar ky venbanim.
E tregon kete histori Dhimitri,per te kundershtuar disa mendime qe thone se emri Zavalan,ka origjine sllave.Autori e verteton kete me fakte historike se sllavet erdhen ne keto ane,me von se te ishte krijuar ky vendbanim.
Autori e ka ndertuar librin ne rreth 40 nentituj ku pershkruan me dashuri, rrespekt e vleresim te vecante,ngjarie, histori,patriote e luftetare, intelektuale te jetes se thjeshte, Zavalanasve fisnike,puntore e mikprites ,qe jane pjese e nderuar e me vlere e trashegimise sone kombetare.
Dhimua ne rolin e nje udheheqesi,duket sikur te mer nga dora e te tregon jo vetem Zavalanin e tij qe e do aqe shume, por ne gjithe krahinen e Dangellise me kryeqender Frasherin e FRASHELLINJTE; Rilindasit e shquar qe i dhane emer te nderuar Shqiperise sone.
Ne te gjithe keta kapituj autori, promovon nje trashegimite shkelqyer qe zavalanasit e kane sjelle deri ne ditet tona,si vlere dhe kontribut ne kulturen tone..Nje dukuri pozitive e ketij libri eshte se autori,na jep tere vertetesine e tyre,histori e njgjarie,njerez e vende ,jo vetem te nje fshati,por nje rajoni dimesional,si eshte krahina e Dangellise se Pemetit.
Ndonse librin ja dedikon gjyshit te tij,kapedan Jano Xhoga,qe ra sic bien trimat me arme ne dore,(1913)ketu e 105 vjet me pare,ne mesojme historine e nje krahine te tere qe Dhimiter Xhoga e ka memorizuar ne shenimet e tij dhe me tere pasionin e shpirtit e pershkruan ketu, per ta bere prezent para opinionit te gjere publik.
Dhimiter Xhoga,pervec portretizimit te qindra personzheve historike te kohes te Zavalanit dhe gjithe Dangellise,ndalet edhe ne pershkrimin e peisazhit historik e te bukur,mes malesh e bregoresh me dashuri e krenari,si biri ketyre aneve.
Ai ndonse eshte larguar nga Zavalani qe ne moshe te vogel,ne perkushtimin e librit duket sikur nuk eshte larguar kurre nga vendlindia,qe ai e do shume e ka mall e nostalgji dhe ndihet krenar. Kaqe me pasion e dashuri shkruan per Zavalanin,sa duket sikur kerkon te na bindi edhe ne,se ky vend eshte i bekuar dhe si Naimi i Madh;qe shkruante per "Malet e Shqiperise e fushat e gjera,ku bari i fryn xhurase e qingjat blegerojne ..",Bukurite magjepsese te ketyre aneve, duket sikur na therret ta vizitojme Zavalanin e te clodhemi ne keto dite te nxehta Korriku ne hijet e ujerat e kristalta te Marres e Sanjoves,deri mes fashatit,aty mes maleve ne Zavalanin e larget.
E vleresoj gjith' pershkrimin e Dhimitrit,ne kete liber Historik-letrar se ai,paraqitet te promovoje Zavalanin ne anet me pozitive,prandaj dhe librin e ka titulluar:"Kuvendim me engjejt dhe trimat e Zavalanit".
Keto tipa librash historiko-kulturore, jane ne nje fare menyre nje guide udherrefyese dhe promovimi vlerave te trashegimise se kesaj krahine dhe ftese publike,per ta vizituar e kenaqur ne keto ane.Pervec ketij qellimi pozitiv e dashamires,ndaj bukurive,traditave, njerzve te shquar dhe gjithe Zavalanit e zavalanasve fisnike.Dhimiter Xhoga ne kete liber ben apel e jep mesazhin,per te mos e braktisur vend lindien e sidomos kjo,nga brezi i Ri,i cili duhet ta ruaje historine,te kaluar e te socme ,vlerat dhe traditat e saj,ashtu si prinderit dhe prinderit e prinderve tane,ta trashegojne cdo gje me vlere qe ky vend i mbrekullushem,me emrin qe vjen nga historia: Sava-lan ne ZAVAlAN.
I dashur Dhimo! Te falenderoj qe ma dhate kete liber dhe te uroj gjithe te mirat.
Nexhi Kacaruho
*
Me mirenjohie i deruar Nexho Kacoruho, po e botoj;me shume rrespekt te figures suaj"MJESHTER i MADH".
Me konsiderate
82 vjecari Pasues Veterani.

Toronto09-07-2018 Dhimiter M Xhoga.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1