Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | OPINIONE | Njё pёrkthim, qё i bёn nder letёrsisё shqipe

Njё pёrkthim, qё i bёn nder letёrsisё shqipe

Font size: Decrease font Enlarge font
image Meçan Hoxha

Njё pёrkthim, qё i bёn nder letёrsisё shqipe

      (Vlerёsimepёr vёllimin me poezi: “Do mbetet pёrgjithnjё Homeri…” i poetit Nikolla Spathari, pёrkthyer nё gjuhёn greke nga Iliaz Bobaj.)

Nikolla Spathari me emrin, origjinalitetin, identitetin dhe prodhimtarinёe tij letrare ka zёnёnjёvend nderi nё Panteonin e vlerave tё letёrsisё shqiptare. Iliaz Bobaj nuk ka gabuar, qё ka zgjedhur Nikollёn  pёr ta çuar tek lexuesi grek, e pёr mё tepёr, ёshtё treguar shumё i ditur e i duruar, kur ka veçuar 60 poezi nga rreth 400, qё pёrmbajnё pesё vёllimet, nga ku, vёrtet ёshtё e vёshtirё tё dallosh e tё marrësh mё tё bukurat. 

Qё nё titull bie nё sy ngacmimi i dёshirave tё lexuesit grek, shumё miklues pёr ta. Homeri ёshtё krenaria e helenizmit, natyrshёm, qё emri i tij e ndez krenarinё greke dhe po natyrshёm, kush i kёndon Homerit u kёndon grekёve. Po me mençuri, pasi ka zgjedhur pёr ballinё, titullin e poezisё, qё trajton Homerin, vet poezinё ja jep lexuesit nё mbyllje tё librit. Kompozim i bukur.

Para se tё flas pёr poezitё e pёrzgjedhura dhe tё pёrkthyera pёr kёtё vёllim, mё lejoni tё shpreh me modesti, ndonjё mendim pёr krijimtarinё e Nikolla Spatharit, nё pёrgjithёsi. 

I lindur e rritur nё njё mjedis me korifej tё letrave shqipe, i talentuar, i vullnetshёm dhe ambicioz, arriti ta uli veten nё atё sofёr vlerash, ku kanё kuvenduar mendje tё ndritshme si Fishta, Mjeda, Migjeni, por edhe korifejt françeskanё si Shtjefёn Gjeçovi, Anton Harapi, Vinçenc Prenushi, Donat Kurti, Benedikt Dema etj. Nё kёtё sofёr tё begatё, Nikolla ёshtё ulur me dinjitet, duke lёvruar tё gjitha gjinitё e letёrsisё shqipe pёr fёmijё e tё rritur, si tregimin, romanin, poezinё e poemёn, studimin e publicistikёn. Qё nё moshё tё re, Nikolla Spathari, i kaloi kufijtё e trevёs dhe u bё i njohur pёr mbarё lexuesin shqiptar. Pas vitit 1990, ky lexues i kapёrceu kufijtё e Shqipёrisё dhe pёrfshiu gjithё hapsirat shqipfolёse. Pёrkthimet nё gjuhёt angleze e malazeze e rritёn numrin e lexuesve dhe sё fundi, ky lexues po e shijon bukurinё dhe vlerat e krijimtarisё sё kёtij autori edhe nё gjuhën e Homerit me vёllimin, qё po diskutojmё. 

Krijimtaria e gjerё e Nikolla Spatharit tё ngjan se ёshtё shkruar sipas kёshillave tё shkrimtarit amerikan Elie Viesel, i cili spjegon: - Ku duhet tё filloj? Bota ёshtё aq e madhe. Do tё filloj me vendin tim, qё e njoh mё sё miri. Po vendi im ёshtё aq i madh. Po filloj mё mirё me qytetin tim. Po qyteti im ёshtё aq i madh. Mё mirё po e filloj me rrugёn time. Jo, me shtёpinё time. Jo, me familjen time. Ah, po ! Po filloj me veten time. 

Pёrvoja krijuese e Nikollёs e dёshmon kёtё. Prodhimin letrar e ka pranё qёnies, kujtimeve, ndjenjave e veprimeve tё tij; nё fshat, nё shkollё, nё qytet, nё korije, nё buzё tё detit, nё aeroplan, nё njё dritare, po dhe nё njё urё nё Njujork. Ai i bart me art mitologjinё greke dhe atё shqiptare, vlerat etno-kulturore tё trojeve tona, bёmat e heronjve, po edhe tё njerёzve tё zakonshёm, qё i kontribuojnё vendit e popullit tonё. Ndjenjat prej artisti e çojnё nga njё gonxhe zambaku tek njё fluturim zogu, nga njё gjethe e rёnё, tek silueta e hёnёs nё njё pellg. Shkurt, ai i prek kohёt, qё nga mёkati mitologjik i Evёs me Adamin, deri tek rrugёtimi nё hapsirat ajrore me stjuardesen e bukur, qё nga Lindja nё Perёndim e qё nga e kaluara tek e ardhmja, duke pёrjetuar çdo çast, siç e ka parё, ndjerё, imagjinuar e prekur ai. Mё pёlqen tё citoj, nё kёte rast, Lamartinin, i cili tek: “Fati i poezisё”, shkruan : “Poezia ёshtё ndjenjё dhe ndijim, qё e pёrshkon tejembanё qёnien njerёzore, ёshtё ndjenjё e shprehur pёrmes shpirtit, ёshtё figurё e selitur nё imagjinatёn e njeriut, ёshtё muzikё, qё tё ledhaton veshin”. Kush e njeh poezinё e Nikollёs, vetiu, i duket sikur kёto mendime janё thёnё enkas pёr tё.

Edhe fati ka qenё me Nikollёn. Ai qё nё fёmijёrinё e tij tё hershme ёshtё vёnё nё kontakt me modele tё larta frymёzimi. Talenti e shtyu ta shohë mjedisin rreth tij, jo me sytё e njeriut tё zakonshёm, po me sytё e njё artisti tё vёrtetё. Sipas atyre qё tregon, Nikolla hyri sё pari nё rrugёn e pёrjetshme tё leximit me gjigandё tё tillё si Mark Tuein, Gjergj Fishta, Sergej Esenin, Migjeni, Mjeda, Anton Çehov etj. E ka kryefjalё tё bisedave, faktin, qё ka refuzuar tё lexojё letёrsi tё dobёt. E kjo ёshtё pasqyruar nё nivelin e krijimtarisё sё tij.

Nikolla Spathari ёshtё njё nga njohёsit mё tё thellё tё Fishtёs. Qё nё moshёn 13 vjeçare dinte pёrmendёsh Lahutёn e Malёsisё, Anzat e Parnasit etj. Ai jo vetёm e pёrvetёsoi shumё heret Fishtёn, po edhe diti ta pёrdorё bagazhin e tij tё gjerё. Poezia tradicionale e Fishtёs nuk e ka penguar tё shkruajë poezi moderne, pёrkundrazi, ka shёrbyer si thesar i çmuar nё universin e kulturёs sё tij. E ndoqi Fishtёn hap pas hapi, e arriti dhe u bё, pse tё mos e pranojmë, ashtu siç e ka quajtur Prof.Dokt. Gjovalin Shkurtaj: ”Nikolla Spathari si Gjergj Fishta pёr Malёsinё.”

Po,  le tё kthehemi tek vёllimi me lirika tё zgjedhura, qё po promovojmё.

Lirikat e kёtij vёllimi gёlojnё jetё optimiste, zgjidhje pozitive, dritё vezulluese dhe tё pёrhershme. Erudit dhe i guximshёm pёr ato qё thotё, filozof dhe artist pёr mёnyrёn, se si i thotё, Nikolla me krijimet e tij realizon njё personalitet unik e tё rёndёsishёm nё fushёn e letrave shqip. Si të gjitha lirikat dhe ato të Nikollës, kanё nё qendёr dashurinё. Por lirikat e Nikollës jane krejt të veçanta, se dhe mёnyra e tё shkruarit ёshtё e veçantë. Tё shkruarit shkurt, nё tё gjitha zhanёret, e veçanёrisht nё poezi, ёshtё aq e realizuar, sa nuk e teproj, qё ta quaj shkollё mё vete. Nikolla nё njё strofë me pak vargje, shpeshherё dhe me 4 vargje, realizon dhe pёrcjell tek lexuesi atё, qё shumё tё tjerё, s`e thonë dot as me njё poemё. Sa pёr ilustrim, po ju çoj tek poezia: “Vizitё pranverёs”: ( Sot i bёra njё vizitё pranverёs,/ Nё rrugicat mes luleve/ Takova diellin,/ Mbi degё tё dafinёs / Pёrshёndeta njё bilbil./ Ti e di se kёtu ku ndizen petalet/ Tё kam puthur tek çdo trёndafil). Kaq shkurt e kaq madhёrishёm, vetёm Spathari mund tё pёrshkruajë njё peisazh pranveror, tё rrёfejё njё ngjarje dhe tё flladijё njё ndjenjё tё bukur erotike. Erotika, nё lirikat e Nikollёs, nuk ka nevojё pёr gjethe fiku. Ajo realizohet me ndjenjё dhe fjalё plot inteligjencё, e mbrojtur nga vulgariteti i ndjenjave tё ulta, qё pёrcjellin skenat e seksit. Lirikat e Nikollёs janё lirika tё dashurisё, qё hymnizohen nёpёrmjet sё bukurёs. Bёhet i bukur njё zambak, njё dru pishe a bliri, njё korije, njё rrugicё e njё qytet, pse aty ruhet bukuria e njё femre, bukuria e njё takimi, bukuria e njё ndjenje. Lirikat e Nikollёs, dilemёs: “Tё dua se je e bukur, apo je e bukur se tё dua“, i janё pёrgjigjur: “Je e bukur, ngaqё tё dua“. Ja si shprehet tek poezia: “Qyteti dhe ajo“ (Nё mёngjez mё la njё tё puthur dhe iku, / Hapat e saj i ndoqёn dielli dhe deti. / Sigurisht ajo banon diku kёtu, / Ndryshe s´do ishte kaq i bukur qyteti.)

Lirikat e Nikollёs shquhen pёr gjuhёn e pastёr e nё respekt tё tё gjitha normave tё drejtshkrimit shqip. Janё shmangur krahinarizmat, nuancat dialektore e, veçanёrisht, fjalёt e huaja. Ёshtё dhe kjo njё arsye, qё poezia e Nikollёs kuptohet qartё e ndjehet thellё nga lexuesi. Erudicioni dhe trajtimi me kompetencё i temave tё pёrdorura si lёndё krijimtarie e ushqen lexuesin me dije e kulturё, krahas sё bukurёs tё realizuar estetikisht. Njohjet e thella e tё sakta tё mitologjisё e tё folklorit, tё zakoneve e traditave, tё etno-kulturёs e tё historisё, tё gjeografisё, filozofisё e tё letёrsisё, bёjnё qё krijimtaria e Nikollёs t´i shёrbejё lexuesit, qё krahas kёnaqёsisё estetike, tё pёrfitojё edhe dije tё sakta e tё qёndrueshme. 

Kёto vlera gjenden nё vёllimin me poezi: “Do mbetet pёrgjithnjё Homeri...“.Poezitё e Nikolla Spatharit janё tё denja pёr t`u pёrkthyer nё çdo gjuhë, por pёrkthimi nё gjuhёn greke, i bёn nder letёrsisё shqipe dhe lexuesit grek, sepse shkёmbimi i vlerave tona bart me vete dhe respektin e ndersjelltё tё fqinjёsisё. Pёr rёndёsinё e kёsaj veprimtarie, Ismail Kadareja, nё parathёnien e “Antologji e Poezisё Greke“, shkruan: “Kur poeti ynё kombёtar, Naim Frashёri, pёrktheu e pёrshtati pjesё nga poezia greke, qoftё ajo antike, qoftё moderne, ai nuk kreu vetёm njё akt letrar. Ai deshi tё tregonte me to, se populli shqiptar, qё kishte shekuj qё jetonte nё fqinjёsi me popullin grek, kishte shekuj tё tjerё fqinjёsie pёrpara; dhe kёta shekuj duhej t`i jetonte me mirёkuptim e miqёsi“.

Padyshim, qё poezia ёshtё njё nga urat mё tё sigurta e tё qёndrueshme tё afrimit e tё mirёkuptimit mes popujve. Pёrkthimi dhe botimi i kёtij vёllimi, nё gjuhёn greke, e pёrmbush mё sё miri kёtё mision. E dёshmon kёtёedhe pёrshёndetja e sinqertё dhe shume cilesore e z. Leonidhas Margaritis, kryetarit tё Eterisё sё shkrimtarёve tё Greqisё Perendimore, nga i cili po veçoj vlerёsimin: ”Do tё mbetet pёrgjithnjё Nikolla Spathari”. Mё bukur nuk ka si thuhet pёr z..Nikolla, ndajurime e suksese pёr tё, respekt pёr z. Bobaj ! 

                                                                                     Meçan Hoxha

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1