Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | OPINIONE | Detyra e shkëlqyer e Ambasadorit Qirjako Qirko

Detyra e shkëlqyer e Ambasadorit Qirjako Qirko

Font size: Decrease font Enlarge font
image Detyra e shkëlqyer e Ambasadorit Qirjako Qirko

Detyra e shkëlqyer e Ambasadorit Qirjako Qirko

Dr Fatmir Terziu

 

Mbrëmë Komuniteti Musliman në Britaninë e Madhe shtroi Iftar për nder të Muajit të Madhërueshëm të Ramazanit. Në atë Iftar ishte dhe Ambasadori i Shqipërisë Qirjako Qirko dhe kolegu i tij Lirim Grejçevci, Ambasador i Republikës së Kosovës. Vetë prezenca në një festë të tillë të muajtit të shënuar dha një mesazh. E mesazhi shkon tek shqiptarët, tek diplomacia që u shërben atyre…, tek ajo që të detyron të ndjekësh përditshmërinë. 

Ndërsa ndjek përditshmërinë e lajmeve britanike, shfleton gazetat, arsyeton ndalesat e portaleve tek shqiptarët, Shqipëria e mjaft të tjera, sheh dhe në profesionalizmin e tij, detyrën e një Ambasadori shqiptar. Qirjako Qirko, Ambasadori që tashmë ka jo vetëm prezencën, por dhe autoritetin e tij të plotë diplomatik, tregon në “heshtjen” dhe modestinë e tij se si duhet të jetë një diplomat që të promovojë suksesshëm vendin e tij. Gazetari Tristani Rutherford, një nga emrat e dëgjuar të turizmit dhe kësaj fushe në media, duket se përtej titullit “Riviera e fundit: pse Shqipëria është sekreti më i mirë mesdhetar” të ketë vënë në vëmëndje më të gjerë pikërisht këtë profesionalizëm të dedikuar të Ambasadorit shqiptar. 

“Një vijë bregdetare e vijëzuar me plazhe me rërë të bardhë, vende të lashta, limane të strehuar, dhe jo një superjaht në horizont. Shqipëria është fshehur nën hundët tona gjatë gjithë kësaj kohe”, - thotë Tristan Rutherford. Dhe sheh syrin dhe vëmëndjen diplomatike të Ambasadorit shqiptar Qirjako Qirko që vëzhgon në një enklavë me gjethe të Ëestminsterit në Londër, e cila reklamon dhe lartëson virtytet e jahteve të Malit të Zi fqinjit me Shqipërinë, një vend që pak vizitorë mund ta gjenin në hartë një dekadë më parë. Dhe kjo e bën Ambasadorit të shkojë në detaje, të cilat gazetari i prek dhe i detajon: “Përkundrazi, zhvillimi i marinës në Shqipëri është në fillimet e saj.” Qirko dhe gazetari diskutojnë dhe analizojnë atë që diplomati e thotë qartë: “Shqipëria ka bregun e saj të virgjër. Ai flet për rihapjen e ishullit Sazan, një bazë ushtarake jashtë kufijve për një shekull, dhe paketën e jahteve që vendi mund të ofrojë. 

“Ne jemi të hapur ndaj këtij biznesi,” shton me diplomacinë e tij të përkushtuar, Ambasadori Qirko, por ai e parasheh që së së pari anglezët e të tjerët duhet të shkojnë e ta shikojnë atë vetë, pra ta vizitojnë Shqipërinë”. Dhe rasti e sjell që si rezultat i kësaj bisede në një avion që fluturonte mbi Venedik dhe zbriste në ishullin e Kornatit dhe në Kroaci të gjendet dhe grupi i parë i anglezëve ku ndodhej dhe gazetari. Zgjatjet e qindra jahteve dalin si topat e qitjes nga kështjella e Dubrovnikut. Gjiri i Kotorrit është i përsosur në Malin e Zi. Në vitin 2006, kjo skenë përshëndeti investitorin kanadez Peter Munk kur fluturoi mbi bazën e nëndetëseve të shfrytëzuar në Tivat dhe vendosi të ndërtonte Porto Montenegro në krye. Shkëmbinjtë e gurit gëlqeror zbuten në plazh ndërsa zhyten në hapësirën ajrore shqiptare. Dhe ai shkruan “Në zbritjen përfundimtare, sytë e mi janë tërhequr në të djathtë, ndërsa 350km shirita bregdet ende në zhvillim kalojnë Sazanin përgjatë rrugës deri në Korfuz”.

Bregdeti mahnitës i Shqipërisë është lundrimi i një dite nga Greqia; Korfuzi shihet këtu në distancë. Duke arritur në jugun e thellë të Shqipërisë, Korfuzi duket mjaft afër për të notuar. Fondacioni i Butrintit i Lordit Rothschild ndihmon në ruajtjen e muzeut të hapur. Qyteti i rrënuar ka strehuar të mirën dhe të mirën e Adriatikut për mijëra vjet në agora greke, vila romake dhe banjot bizantine. Kjo është Shqipëria, shumë e panjohur dhe e mbuluar në mistere. 

            Por kjo është Shqipëria kur merr emrin dhe relaitetin pos një pune të qartë dhe të vazhdueshme diplomatike. E këtë meritë e ka Ambasadori Qirjako Qirko. 

Comments (1 posted):

on 14/06/2018 11:44:40
avatar
Fatmir Terziu te lumte PENA qe ne con ne keto BEDENA...besoj se e kam mire si gjysh qe jam...
Urime ambasadorit Qirko qe na ngre lart autoritetin e vendit tone;Perle ne Adriatik e Jon.
Me penen tuaj i nderuar Dr Fatmir Terziu.
Guri Naimit D,(Dh Xh.)

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1