Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | OPINIONE | Diktatura nuk është çështje uni Rikard

Diktatura nuk është çështje uni Rikard

Font size: Decrease font Enlarge font
image Ilir Levonja

 

Një populli të thjeshtë, a një magazinjeri ndërmarje, një kapteri ushtrie etj...,besa i shkon për shtat të thotë, unë për vete në kohën e Enverit kam qënë shumë mirë. Madje e dëgjojmë këtë shprehje prej kohësh. Gjatë gjithë këtyre viteve të demokracisë e kemi dëgjuar me shumicë. Unë për vete kështu. E, unë për vete ashtu. Gjynah të qahem. Më vret Zoti etj. Dhe kjo është e pranueshme sepse shumica është gjithmonë popull, turmë, urra. Po kur vjen puna tek intelektualët, ata janë me pakicë. Thërrime të inteligjencës..., ndaj edhe konsiderohen si promotorët e epokave, modeli për pasardhësit etj. Kur vjen rendi i tyre, të shpifet tek i dëgjon të japin kësi përgjigje turme. Unë për vete nuk kam se çfarë të them, kam jetuar si veshka në mes të dhjamit. Diktatura nuk është çështje Uni Rikard. Ndryshe si mund ta dallojmë egjrën nga gruri. Në botë sot i shohim sy plotë se si artistët refuzojnë deri potencialet presidenciale. E bëri pak kohë më parë një nga ikonat e Hollywood-it Meryl Streep karshi politikave të Donald Trump. Në fund të fundit, aspak një diktator apo diktaturë. Por artisti nga natyra është rrebel dhe opozitar kurdoherë. Këtu është fjala për një idivid, një legjislaturë. Pa viktima nga lufta pa kompromis e klasave. Atëherë si bëhet në rastin tonë, në një diktaturë gati gjysëm shekullore me një numër të hatashëm viktimash, aq sa fare mirë mund të ngresh një qytet, qytetin e të persekutuarve?! Si tu themi brezave, që, Enveri ka vrarë po unë për vete kam qënë mirë. A duket kjo e vlertë nga goja e një artisti? A duket kjo e moralshme nga mendja e një intelektuali? Apo është vazhdimësi e asaj logjike të ftohtë prokurorësh të kohës që edhe sot thonë me qetësi, ashtu ishte koha, ashtu ishin ligjet etj. Unë nuk kam asnjë pendesë, nuk ma ndjen të them realitetin se për vete kam jetuar si desha, kam shqyer ekranin për natë dhe kjo nuk është pak. Zoti i madh, ky është pedagogu shqiptar, intelektuali apo artisti i merituar a i popullit. ? Kjo është kasta që e kanë lënë fillikat Robert Ndrenikën në shfarosjen e asaj pak kulture? Kjo duhet të jetë se ndryshe nuk si shpjegohet koha që po jetojmë, anarshi, tranyicion...,rrjedhë me artistë që nxjerrin përmbi veten, mjaft tu paguhen a rimbursohen ilaçet. Mëkatet dhe krimet e një diktature nuk janë Uni. E sidomos kur vjen nga ato vise ku kleri u persekutua në atë farë feje sa shqiptarët kur donin ta denigronin tjetrin me shpirt e quanin jezit, jezil, jazëk, jezuitë...

Këto teka mund t'i falen rrevulocianëreve, si rasti i fundit me Maradonën, që shkon e shpalos flamurin kombëtar në Venezuelën e mbytur nga lufta civile dhe barbaritë e Madurros. Një ish shofer autobuzësh dhe roje e Hugo Çavesit. Por arritjet e tua nuk më duken punë rrevolucionarësh. Çfarë të them. Më duket e trishtueshme kjo histori shqiptarësh me unë për vete. Dhe gjasat janë të tilla që ne gjithçka do dënojmë, veç krimet e komuzimit jo. Madje do i mbulojmë, do lëmë mënjanë sepse për vete kemi qënë në rregull. Nuk na është vrarë, përndjekur, burgosur, persekutuar vetja, por populli. Populli i marrë hua, i gjithkujt, veç jo i joni. Jo ai të cilit i përkasim.


Comments (1 posted):

kadri tarelli on 03/06/2018 21:31:52
avatar
Bukur Ilir!
Një realitet i hidhur, kur dëgjon edhe artistë të njohur, që ndjejnë dhe flasin kështu! Aferim Rikard! E xhveshe veten cullak, tani në prag të botës tjetër.
Fatkeqësi kur duartrokasim dhe adhurojmë xhelatin!
Miqësisht!

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1