Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | OPINIONE | PAGËZUESI I VLERAVE, PROF.MURAT GECAJ…

PAGËZUESI I VLERAVE, PROF.MURAT GECAJ…

Font size: Decrease font Enlarge font
image Dr.Eli Kanina

PAGËZUESI I VLERAVE, PROF.MURAT GECAJ…

Nga:  Dr.Eli Kanina

Do ta quaj me plot gojën dhe e bindur, nunanë ose pagëzuesin e librit tim të parë, "Gruaja dhe muret prej pasqyrash"!  Sepse ai ishte i pari që e vlerësoi letërsinë time, me një shkrim plot mendime të çmuara për librin tim dhe për mua si autore, si mjeke dhe si mamaja e tre fëmijëve. Kështu, më dërgoi me sigurinë e penës së tij te lexuesit, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në forumet letrare shqiptare të diasporës!
Atëherë, kur botuesi i “Muzgut”, tashmë edhe miku im Mark Simoni, u mjaftua me tre rrjeshta, në fund të librit, profesor Murati shkroi dhe më nxiti me forcën e penës së tij, prej një përvoje të gjatë në publicistikë, mësuesi, gazetari, letërsi dhe sidomos në gjuhësi.

Po e theksoj si gjuhëtar, sepse e kam dëgjuar në debate, ku ai shprehet kompentent dhe pa kompromis, që jo vetëm nuk e gabon në të shkruar, e as abuzon me dialektin, por nuk lejon askënd që të diskutojë ose nëpërkëmbë Gjuhën Letrare Shqipe. Jo thjesht për patriotizëm, të cilin e ka shprehur vazhdimisht në librat e tij, por edhe si "Doktor i shkencave pedagogjike" edhe si specialist dhe kontribues i mirfilltë, me fjalën e tij në kongreset e gjuhësisë. Përsëri, pavarësisht moshës, sot ai vazhdon të jetë korrekt në shkrimin dhe mbrojtjen e Gjuhës Shqipe, sa edhe një shkrim ose kushtim, ai e vlerëson me syrin e kritikut, pastaj mikut.

Korrektësia profesionale, do të ishte e cunguar pa korrektësinë, me të cilën ai di të jetë e mbetet mik me të gjithë, në të gjitha kohërat. Për të qenë në miqësinë e tij, duhet të jesh jo vetëm një mik libri, por një njeri me vlera, që ai me sqimën e intelektin e tij i ka peshuar mirë, përpara se të ulesh për kafe dhe më pas të përfshihesh në librat e tij...

Ndoshta, do më duhet ta falënderoj vazhdimisht për privilegjin, që gjendem në miqësinë e tij, në vëmendjen e tij dhe e përfshirë për herë të tretë, në librin e tij më të ri, "Si ujëvarë bjeshke..." volumi 3 (Tiranë, dhjetor 2017),  i shkruar prej tij për krijueset shqiptare. Sepse ai pagëzon gjithkënd, që shpërfaq dhe premton vlera për profesionin, komunitetin, për shoqërinë shqiptare. Duke vlerësuar peshën e gruas në shoqëri, ai nuk ndalet së shkruajturi për ato, me krenarinë e një burri, që dëshiron të shprehë mirënjohjen ndaj qenies grua. Me penën e tij, ai bekon nënën, atë që e solli në jetë, zysh Katerinën që ka në krah si shoqe jete, bijën, mbesën, nuset e djemëve dhe gjitha ato, që njeh e lexon në madhështinë e figurës së gruas. Ashtu si miqësia ka dinamikën e vetë, edhe shkrimet miqësore për krijueset, vazhdojnë prej tij, si ujëvarë, pa e parashikuar numrin e fundit... Dhe, nga biseda më e fundit, kuptova se, ndoshta, do të kemi edhe një antologji të katërt, pasi profesori vazhdon të jetë aktiv, jo edhe aq në veprimtaritë e përurime librash, por në studimin dhe vlerësimin e atyre librave ose krijuesesh, që tërheqin vëmendjen e tij.

Përkrahja dhe promovimi pa kushte, është një mission, që ai e kryen me kënaqësinë e dyfishtë, për të evidentuar vlerat e profesionisteve (pa dallim moshe, krahine, bindjeje ose përkatësie), por edhe për të orientuar dhe ushqyer lexuesit me vlerat që shoqëria duhet të nxisë dhe mirëbesojë.

Në lokalin e ri “Galaxy” të kryeqytetit, ku kafeja në tryezë të bën të ndihesh mes miqësh, në një klimë pozitive vlerësimesh, biseduam për gjithçka e gjithkënd me poetin Ethem Çipi, me mësuesin Ibrahim Hajdarmataj dhe profesor Muratin. Duke shkëmbyer librat tanë, si “paparac modern”, Murati nxjerr aparatin fotografik, për të fiksuar, si çdo here, çastet së bashku.

E konfirmoj edhe nga nga ky takim i yni, pse pagëzuesi i vlerave, Prof. Murat Gecaj, me vëmendje dhe korrektësi, di të jetë edhe profesor edhe “babush”, por mbi të gjitha miku i vyer i të gjithëve.

Tiranë, 15 maj 2018

 

Comments (5 posted):

Luani nga Vlora on 18/05/2018 17:57:35
avatar
Artikullshkruesen, doktoreshë Elin as e njoh dhe as e kam parë. Më lidh me të vetëm "Kanina"(që e ka edhe mbiemrin e saj, ajo madhështi, që si vlonjat, e kam ndjerë përherë mbi krye. Po, i shkruaj këto dy fjalë, thjeshtë për ta uruar Atë dhe për ta miratuar, për çka ka shkruar këtu, për prof. Murat Gecajn, babushin dhe mikun tonë të përbashkët, që saktësisht vërtetë është aq me vlera, i aftë dhe i mirë për të gjithë!
viron kona on 19/05/2018 16:12:21
avatar
Urime znj.Eli Kanina,per artikullin dashamires dhe vleresues per prof.Muratin.
Nje artikull realist,i ngrohte dhe i perqendruar ne ato vlera qe prof.Murati i ka te dukshme dhe te spikatura, ne fushen e publicistikes dhe te gazetarise ne pergjithesi, por edhe ne promovimin e vlerave te talenteve te reja,vecanerisht ne fushen e poezise.
I tille eshte prof.Murati:i ditur,i urte dhe mik i gjendur dhe i palodhur, qe te ofron ndihmen, jo duke iu lutur, por ai ta ofron ndihmen dhe mbeshtetjen vet, me dashamiresi dhe miqesisht.
Vlerat, aftesite dhe miresine e tij Murat Gecaj e ka shprehur ne sa e sa libra e artikuj, por them se eshte shume i vecante ne librat qe ai iu ka kushtuar krijueseve femra, tre libra radhazi dhe te shkruar me pergjegjesi, me kompetence dhe respekt. Madje, per kete vlere propoganduese dhe nxitese te krijueseve femra, per mendimin tim, prof.Murat Gecaj, duke qene unik dhe shume i vecante, meriton te futet ne librin Gines.
Urime te dyve: znj.Eli Kanina per artikullin e bukur, por edhe per krijimtarine e saj te vyer poetike, dhe, prof.Muratit, per aftesite dhe vlerat qe ai promovon dhe publikon perhere, si dhe per meritat e tij te shumta njerezore,krijuese dhe profesionale ne fushat e gazetarise, te gjuhesise dhe te letersise.
Me respekt,
Viron Kona
murat gecaj on 20/05/2018 15:58:26
avatar
Pershendetje te nderuar kolege e miq: Dr.Eli Kanina, autore e shkrimit te mesiperm, si dhe Luan Çipi e Viron Kona! Fjalet tuaja dashamirese e te zgjedhura, se pari, jane shprehje e
e shpirtit tuaj krijues, flasin per diturite qe shperndani e peruroni te te tjeret. Pa u zgjatur, mirenjohje e falenderime per vleresimet tuaja, te cilat me nxitin qe perhere te jem sa me aktiv dhe te mbeshtes me forcat e mia, mendore e fizike, sidomos talentet e reja.
Respekte te veçanta per ju:
Murat Gecaj
Tirane, 20 maj 2018
Guri Naimit D(Dh Xhoga) on 20/05/2018 18:12:04
avatar
FAlEminderit "ALBABANIA NEWS" QW na ben te jemi bashke...
Miresite ju shoqerofshin.
Eli Kanina on 22/05/2018 18:14:40
avatar
Mirënjohje për vlerësimin e shkrimit tim në këtë forum të respektuar, profesor Fatmir Terziu, dhe miqtë komentues respekt!

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
1.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1