Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | OPINIONE | Paç këmbën e mbarë Sajmir

Paç këmbën e mbarë Sajmir

Font size: Decrease font Enlarge font
image Ilir Levonja

 

 

 

Mos u mallëngjeni me Sajmirin. T'i themi faleminderit presionit gjerman që shumë shqiptarëve u dukej habi kur u thoshe se administrata perëndimore nuk fal mëkatet aktuale karshi atyre të së shkuarës. Kësisoj nuk mund të bënte një sy qorr e një vesh shurdhër dhe të votonte pro që Shqipëria e baronëve në pushtet të bëhet pjesë e komunitetit. Afërmendsh ti si shqiptar mund ta mbash në pushtet Sajmir Tahirin për inat të Berishës. Mund t'ia falësh kanabizimin e vendit etj. Mund të kënaqesh me sojin e deklaratave për mushkonja dhe jo kaçatorrë fluturues a transportues droge në bregdet, por jo gjermanët dhe Gjermania. Shkurt, gjermanët nuk mund ta konceptojnë dot që një xhigolo politike, edhe pse me xhaketë të tipit bavarez, me kopsa fund e krye, rri në kuvend për meritokraci aferash të ulta në një vend të nivelit të tretë ku politika është një mizerje në modë e pesë emrave.

Mëkatet e së shkuarës janë pjesë e një ndërgjegje civile që mendon se me pak hi vatre të shuar, mund edhe t'ia hedhin. Askush nuk ka për t'ia hedhur, aty janë të gjitha. Mjafton të filloj një drejtësi e re me profesionistë realë jo me nga ata nga magjistratura e diktaturës dhe kursantë 6 mujorë. Të cilët shenjtërinë e jurispudencës e këmbyen me garën e ethshme të pasurisë. Nuk ngeli katundar pa iu skuqur sytë nga manovrimet si e si të gllabërojë sa më shumë prona, përfshi këtu objekte të vjetra, magazina, apartamente, toka etj. Pa harruar rryshfetin për daljet nga burgu edhe pse mund të kishe vrarë shtatë vetë.

Këto njëzetë e tetë vite prodhuan një klasë juristësh që do mbahet mend për nivelin e ulët të profesionalizmit karshi kushtetutës dhe vendit. Në fakt është një fillim i pashmangshëm, çdo qeveritar të ishte në krye, qoftë ky i majtë apo i djathtë, do ta bënte. Ndryshe, rrëzohej dhe nuk fitonte. Rasti Tahiri, ashtu si ai i kryebashkiakut të Kavajës, deputetit të Pukës, Ndoka. Atyre djemve të Lezhës që e kthyen kënetën e Patokut në një beteje gringosh a pistolerash. Janë fakte të gjalla se sa shumë i kushtoi shqiptarëve ndërrimi i pushtetit. Eshtë pikërisht Edi Rama dhe soji i tij që ia bënë këtë dhuratë vendit. Deri dje, ky u përpoq ta mbante Sajmirin. Beri çfarë bëri, deklaroi çfarë deklaroi deri sa nxorri puçist si Enveri në kohë, jo për hatër të Tahirit, jo për merita të një politikani me të ardhme, por për të ruajtuar vetveten. Sado Sajmir Tahiri kërcen e kërcon me horrliqet e Lulit a Sali Berishës, me deklarata që më thanë të pohoj kështu e ashtu, shumë shpejt do i bëj realitet. Shumë shpejt do e mësoni se vërtetë Edi Rama është drejt për së drejti fajtori kryesor i kanabizimit të vendit. Kjo për një ëndërr naive të politikanit dështak..., të mbylli gropat e ekonomisë me të ardhurat e drogës. Nga një temë tabu, nga njëshoqëri e prerë për të mos diskutuar çështjen e drogës, sot shqiptarët kanë nisur nga debati mbi legalizimin apo jo të saj. Kjo i shkon shumë për shtat një shoqërie kafenesh, një vendi që prodhon deri aleancat dhe qeveritë në kafene.

Sajmir Tahiri është një nga ato zhigolotë që kanë për pjesë forcat tona politike. Ka lindur si pasojë e luftës së ashpër për pushtet. Jo për merita intelektuale në drejtimin e vendit. Dhe të gjithë sot besojnë naivisht se kanë për t'i shpëtuar drejtësisë. Aq sa pas ndarjes nga ju, mitingjet a forumet ku shkëmbejnë dhëndurë ngjyrash..., herë një demokrat të penduar tek Edi Rama, herë një socialist tek Lulzim Basha, mallkojnë këtë punën e anëtarësimit në komunitetin europian. Hiqeni nga mendja se ka burrë shteti shqiptar që e do Shqipërinë në Europë. Nëse do kishte, Shqipëria do ishte bërë me kohë pjesë e saj. Por nuk ka...

Rasti Sajmir Tahirit është futja e dy këmbëve në një këpucë. Kur Edi Rama pyet veten po sikur nesër të më kërkojnë mua.? Dhe përse mua, pse jo Saliun, Lulin a Ilirin?

Rasti Tahirit vërteton një gjë, që Shqipërinë po e bëjnë të tjerët dhe jo shqiptarët.

 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1