Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | OPINIONE | Kombi, Kukësi i Kombit, rruga e Kombit, dhe Hajdutët e Kombit!

Kombi, Kukësi i Kombit, rruga e Kombit, dhe Hajdutët e Kombit!

Font size: Decrease font Enlarge font
image Edmond Kaceli


Kombi, (nacion)i jam unë, je ti, jemi ne të gjithë. Kombi shqiptar është gjithkund ku flitet sadopak gjuhë shqipe. Shqipe e pastër, e papërzier, shqipe e ruajtur me shpirt nëpër dhëmbë nga koha që ka punuar aq shpesh kundër shqipes dhe shqiptarëve!
Nacioni shqiptar është i shtrirë në trojet e veta në Greqi (Çamëria); në Maqedoni (Shkupi, Tetova, Gostivari, Kumanova); në Malin e Zi, si vetë fati i shqiptarëve (Ulqini, Tivari, Tuzi,); në Serbi (Presheva, Bujanoci, Metvegja); në Kosovë.
Shqiptarët janë të shpërndarë thuajse në të gjitha vendet e botës! Një nacion, historia e vuajtjeve dhe ndarjeve për shkak të luftrave dhe lakmive të fqinjëve mund të gjejë krahasim vetëm me historinë e hebrenjve! Ky është Nacioni Shqiptar!
Kukësi është ai qyteti i vogël në Veri të Shqipërise. I vogël si territor, i varfër, i harruar nga qeveritë e Tiranës! Askush nuk fliste për Kukësin deri në ditën kur mahniti botën me pritjen e një milion të dëbuarve nga Kosova! Në atë kohë u fol per Kukësin! Në atë kohë "zbuluam" historinë e tij të përgjakshme, Lumën, Hasin, Krumën... Kukësi i vogël u kthye ne Kukësi i Kombit! -Dhe pastaj u harrua!
Këtu nisi historia e rrugës së Kombit. Një ndër investimet më domethënëse në drejtim të afrimit të dy pjesëve të ndara të Shqipërisë! Lëvizja e lirë ndërmjet dy shteteve shqiptare, e ëndërruar edhe nga fëmijët, filloi të bëhej realitet. Kjo rrugë menjëherë u shëndrrua në urën e munguar të lidhjes mes dy pjesëve të Shqipërisë natyrale dhe historike!
Shqiptarët e Shqipërisë zyrtare dhe shqiptarët e  Shqipërisë kosovare u ndjenë më të bashkuar se asnjëherë tjetër! Këtë bashkim e bëri realitet të patjetërsueshëm Rruga e Kombit!
Por emri i madh i kësaj rruge u përlye! U përlye qysh me fillimin e hedhjes së zhavorrit të parë e deri me vendosjen e traut të pagesës! Rruga e Kombit, Ura e Kombit, u kthye në një simbol vjedhjesh të pafundme. Vjedhjeje dhe mosndëshkimeve!
Hajdutët e Kombit, njerëz të veshur me fuqinë e politikës në Shqipëri e panë ndërtimin e rrugës, jo si një investim gjeostrategjik dhe politik në të mirë të nacionit, por si mjetin më perfekt për të vjedhur pa ju hyrë gjembi i ndëshkimit në asnjë gisht të këmbës apo të dorës hajdute!
E filluar me vjedhjen nëpërmjet taksës Majko, e vijuar me shpërdorimin e milionave gjatë ndërtimit të rrugës, ku studimet dhe projektet bëheshin mbas ndërtimit duke iu përshtatë parave të harxhuara pa asnjë kriter, vijoi ndër vite me shpenzimet e pakontrollura për mirëmbajte.
Çetat e Hajdutëve të majtë, e të djathtë, ia rropën dhjetëra herë asfaltin kësaj rruge, derisa e kuptuan se nuk kishte mbetë asgjë për të vjedhur.
Kur e panë se kishte mbetë pak për të vjedhur, çeta e hajdutëve të radhës në qeveri shpiku traun e pagesës dhe vjedhjen nëpërmjet koncensionit!
Koncensioni, kjo shfaqje korruptive që është eksperimentuar me sukes në mjekësi, në energji, në kontrollin e automjeteve, në dogana, në aeroport... Në çdo gjë të mundshme që mund të prodhojë shumë lek, për firmat e lidhura me politikën, për hajdutët në pushtetin e radhës, e pak, krejt pak lek për buxhetin e varfër të shtetit.
Në sajë të politikës hajdute jemi klasifikuar me nder e lavdi, në top listën e 20 vendeve më të korruptuara në botë!
Qeveritarët dhe politikanët shqiptarë, në vend që të flasin për perspektiva zhvillimi e mirëqenieje, bëjnë plane të errëta se çfarë, dhe si, mund të vidhet e stërvidhet, çka mund të ndahet e stërndahet.
Pa asnjë frikë se dikush mund ti ndëshkojë!
Në fakt edhe burgun, e forcën e ligjit, iu kanë dhënë me koncension policisë, gjykatësve, e prokurorëve, për ta përdorur vetëm ndaj njerëzve të varfër, ndaj njerëzve të thjeshtë.
Qofshin këta edhe protestuesit e thjeshtë, e të ndershëm të Kukësit, që guxojnë të protestojnë kundër një trau, e një pagese të pajustifikueshme, që kërkon t'iu ngrejë një mur simbolik, në kufirin simbolik Kosovë -Shqipëri!
Për të mirën e Kosovës dhe Shqipërisë, shpresoj që protesta, edhe e dhunshme, t'iu çojë pak mesazh hajdutëve të kombit (të majtë e të djathtë), një mesazh të llojit:
Në mos paçi frikë nga Ligji, filloni të keni frikë nga zemërimi i popullit!

Comments (1 posted):

Nee Pashako D. on 03/04/2018 19:36:53
avatar
Me te LUMTE ajo Pene shprehur mendimin e nje populli te vuajtur i nderuar Edmond Kaceli. Ajo qe ndodhi ne Kukes me"koken" ne Tirane, mos ndodhte kurre.
Mblidhni mendien o NJEREZ-vandale ..Partiake antiatdhetar,,se te TILLE JENI;digjni dhe shkaterroni pronen e popullit,si vepruat ne KUKES e gjetke.
Mblidhni mendien.

Nene Pashako D.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1