Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | OPINIONE | ME ODEONIN E ODEONIT TË SHQIPTARISË

ME ODEONIN E ODEONIT TË SHQIPTARISË

Font size: Decrease font Enlarge font
image Rami KAMBERI

Rami KAMBERI

poet, studiues. 

Tetovë.

 

ME ODEONIN E ODEONIT TË SHQIPTARISË

 

Ka kohë që jetojë mes shkrimeve të një pene, e cila porsi plaga e Çamërisë mbi shkamb pikëllimi, më rri mbi thinjat e moteve, për ta thënë të paktën një fjalë ashtu siç e meriton Çamëria martire dhe pena në fjalë, që më detyron ta pagëzoj si Odeon i Odeonit të shqiptarisë apo thënë shqiptarçe “Lahutë e Plagëve Shqiptare” që brenda saj ruan:

• dhimbat
• plagët
• burrërinë
• krenarinë
• fisnikërinë 
• dashurinë dhe,
• forcën e shpirtit

Për t’u treguar syve të botës, se edhe llavat më të zjarrta të djajve me pamje njeriu që bien mbi tokën shqiptare, Feniksi Pellazg do ta rilind qytetrimin, që e tjetërsuan ata, që e dogjën, sa nga zilia po aq nga ligësia, që si zakonisht i prinë barbarisë. Dhe, besoj se nuk gabohem nëse them, që një xixë e Feniksit Pellazg pa dyshim është pena Arben Kondi, i cili me veprat e tij, të skalitura me:
• poezi
• prozë
• histori 
• historiografi dhe,
• studime
lartëson piramidën e të sotmes me të shkuarën, për kohën si dëshmi, se: mbi këtë tokë dhe, nën këtë qiell po agon ditë e epokës shqiptare. Kjo që u lartshkrua, thjeshtë, tregon se gjendemi para një pene e cila kërkon një institucion më vete, për ta pikturuar jo si portret Arben Kondi, por si një Penë e Kombit, që me një mjeshtri të veçantë na mundëson t’i njohim motet, që na mungojnë, në:
• letërsi
• histori dhe,
• fondin tonë kombëtar
ngase në shkrimet tona të kohës që e jetojmë, të ralla janë penat me një gjeografi shqiptare, që lartësohet nëpër oqeanin - njohje për botën shqiptare. Kështu që, mendimi im mbi veprat e penës Arben Kondit le të merret si shtytje për një studim të veçantë nga: 
• studiues, 
• kritikë letrarë, 
• historian, 
• historiograf dhe, 
• krahasimtarë mes të sotmes dhe të kaluarës mbi tokën tonë.
Edhe pse si njohës i veprave në fjalë, nuk do të isha shpirtërisht i qetë pa thënë të paktën një fjalë, jo për t’i analizuar, por për t’i prezantuar në kuptim të koherencës dhe njohjes me vetë penën Arben Kondi, pasi të gjitha veprat i kam të lexuara dhe, jam i detyruar që të paktën të them ca fjalë se çfarë lidhet me nuancën e kuptimit të fjalës apo më mirë thënë të pagëzimit të kësaj pene Feniks Pellazg.
Së pari po i rreshtoj veprat si tërësi duke mos i veçuar sipas natyrës që kanë e, më pas ta them fjalën time mbi to:
• Takim dashurie 
• Krimi i fundshekullit
• Rikthim në Çamëri
• Përtej dashurisë
• Barbarët
• Epiri në një këndvështrim të ri
• Shqipëria etnike ose njohja e vetvetes
• Jetë e vështirë ... në Australi
• Si Kosova dhe Çamëria është gjaku ynë i pafalur
• Tregimet e mërgimit
• Kosovë e Çamëri
• Vrasja e dytë e Marko Boçarit
• Dhuratë për ditëlindjen
• Shqiptarovrasësi Napoleon Zerva
• Poezi e tregime
• Tmerri
• Djaj në veladon
• Publicistikë letrare
• Mëhalla e Muhaxhirëve
• Dionisi i Paramithisë
• Melburni në terr. 
• Misionari i helenizmit
• Gjin Bue Shpata-ky princ i madh shqiptarë
Po, janë këto vepra, brenda të cilave ngrihet një piramidë me:
• ndjenja
• gjeografi
• objekte
• personalitete dhe,
• elemente
të cilat ndërlidhen me:
• gjuhë
• gjak
• tokë
• komb
dhe në ecje duke u njësuar me individualen dhe pendën Arben Kondi e më tej me kolektivitetin dhe ambientin e egzistencës së rasës pellazge-ilire, që sot u mbijeton stuhive si racë shqiptare.
Sipas kësaj që u pasqyrua lirshëm mund të them, se në të gjithë veprën Arben Kondi, kemi një depërtim të thekshëm dhe të bindshëm, se në tokën shqiptare porsi ajo që i themi kujtesë kombëtare apo gojore, na shfaqet e shkruar një pasuri e madhe me dhimba e plot lavdi, si një thesar, që del nga brendia e tokës sa me zë dëshmie po aq edhe me zë imagjinate, për t’i thyer kufijtë e shikimeve, tej robërisë ndër shekuj.
Shumë, shumë do të doja të thosha për veprat në fjalë, por, brenda këtij imazhi të penës dhe veprës Arben Kondi, do të më mjaftonte ta them vetëm fjalën nga gjuha e shpirtit, se: në djersën e tij është edhe gjaku i shtatit tim, që, besoj se jo vetëm para penës Arben Kondi, por edhe para syve të lexuesve dhe të botës, do të mbetem i kuptuar se si një shqiptar, nëpër tokën e tij, që lexon me germat e gjuhës që e pagëzojnë po me atë emër, që u pagëzua pena në fjalë.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1