Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | OPINIONE | Çfarë rrëmuje! Politika dhe qeverisja “një rrëmujë kushtetuese”

Çfarë rrëmuje! Politika dhe qeverisja “një rrëmujë kushtetuese”

Font size: Decrease font Enlarge font
image Dr Fatmir Terziu

 

Çfarë rrëmuje! Politika dhe qeverisja “një rrëmujë kushtetuese”

Dr Fatmir Terziu

A kemi një kushtetutë? Cila është kushtetuta shqiptare? A ka dikush në të vërtetë kujdes? Në një nivel përgjigjet e këtyre pyetjeve janë relativisht të thjeshta dhe të drejtpërdrejta. “Po” - Shqipëria ka një kushtetutë, por nenet, elementët, ligjet, dhe tërë komponentët përbërës të këtij Ligji Themeltar të Republikës së Shqipërisë, janë të hallakatura, të ridimensionuara nga “kopjet” e tjera demokratike, janë të shpërndara në një sërë nënndarjesh, hapësirash me bazë dhe pa bazë, me hapësira të lëkundura e të lejuara për hamendësime, me një sërë dokumentesh plotësuese, ligjesh konvertuese dhe të debatueshme, aq sa dhe brenda kuptimeve të heshtura të një sërë konventave parlamentare e atyre që në jo pak raste sillen si “emergjente”. Pra, Kushtetuta shqiptare, është një arnë ligjore e thënë e përcaktuar dhe miratuar mirë në interesa të përkohshme, pa një strategji të sanksionuar si jetëgjatë, e ardhur përmes debateve, dhe gjithnjë përmes aksidentit dhe dizajnit. Ajo nga gjithë debatet ligjore të këtyre viteve të fundit dhe sidomos dhe të atyre në lidhje me Drejtësinë dhe Vetingun ngjan me një rrëmujë që ka evoluar në një mënyrë të ngatërruar, duke tradhëtuar ekzistencën e një forme latente të Ligjit Themeltar të Shtetit Shqiptar, të paktën që nga historia e ka pasur gjithnjë një arsye ndalesore tek ligjësia me “Kanunin”. Atëherë a duket se sinqerisht dikush përkujdeset, ose kujdeset ligjërisht për Ligjin Themeltar? Në planin e thjeshtë duket se përgjigjja “Jo”, sjell debat, ngatërron konturet dhe përcjell në heshtje të vërtetën e saj. Pra duket sikur askush nuk kujdeset, sepse kështu është, kështu ka qenë gjithmonë, dhe me shkas duket është lënë kështu, pasi dhe ne, të thjeshtët, intelektualët, akademikët, përcjellësit e mendimit, vetë populli, pra të gjithë ne, nuk u besojmë politikanëve dhe ata gjithnjë na duken se janë të gjithë të njëjtë.

Duke shkuar më tej, jo thjesht si argument, apo dhe si një debat të hapur në këtë pikë, nëse Ligji Themeltar, pra Kushtetuta e ka sanksionuar me Ligj autoritetin, Respektin, Verdiktin dhe Fjalën e një lejueshmërie ligjore, e një sanksionomie ligjore për politikanin, diplomatin, shtetarin e 'Tjetrin' e një fushe të caktuar, atëherë pse lejohet të shkelet Kushtetuta e të thuhet sa që “na duhet”: “e tha Ambasadori... dhe Ambasadorja..., na e tha Sekretari apo Tjetri i Politikës Europiane...” se Ligji për këtë apo për atë duhet të rishikohet, duhet të rregullohet e pastaj të bëhet sikurse thonë ata. Ku është pra Kushtetuta? Kush paska të drejtë ta shkelë atë? Kush paska të drejtë ta ridiskutojë atë?

Problemi me këto pyetje dhe me përgjigjet që mund të shtohen është se edhe pse poltikanët dhe specialistët, mund të kenë formuar pikëpamjen dominuese të kushtetutës shqiptare në kohën demokratike që jetojmë, ata duket se nuk janë në gjendje të kapin dhe pasqyrojnë ndryshimin e situatës shoqërore dhe politike në shekullin e njëzet e një. Kur ata reframohen si të shqetësuar për qeverisjen e ardhshme të Republikës së Shqipërisë, kur shqetësimet janë me Vetingun, me problemet në mjaft fusha, me korrupsionin, me Drejtësinë, e mjaft të tjera, atëherë njerëzit, pra vetë populli, në mënyrë të qartë kujdeset për kushtetutën. Më konkretisht ata kujdesen kur debatet dhe pyetjet teorike bëhen papritur elemente të realitetit të vështirë, të përditshëm.

Për shembull, problemi i Ligjit Zgjedhor, debati për këtë pikë, natyrisht e vë në dilemë fatin qeverisës të Republikës së Shqipërisë dhe zvarritjet e hetimeve për Ministrin e Brendshëm, të akuzuar për favorizim trafiku të paligjshëm, ngatërron publikun për balancën e pushtetit midis ekzekutivit dhe gjyqësorit. Ndjenjën time nga biseda dhe (më e rëndësishmja) duke dëgjuar njerëzit kur takoj mjaft bashkëatdhetarë, shqiptarë të shumtë që ikin dhe vijnë nga Atdheu në Mbretëri të Bashkuar, po aq kur i takoj intelektualët, shkrimtarët dhe poetët në mjedise të shumta shqiptare, nuk është se ata nuk kujdesen për politikën shqiptare dhe marrëveshjet e saj kushtetuese, por thjesht nuk e kuptojnë se ku qëndron pushteti apo pse, nuk duan më të besojnë tek politika dhe tek politikanët. Kështu ndodh që të jetë dhe kur TV dhe kafenetë ziejnë nga problemet e bisedimeve me Greqinë dhe njerëzit e penës heshtin, ose nuk duan t’ia dinë për këtë themeltësi të Ligjit Themelor të Shtetit Shqiptar, që ka të bëjë me territorin, me kufijtë. Ndryshe nga heshtja janë opinionet jashtë kontekstit. Janë fryrjet dhe grindjet e qëllimshme, që janë po aq të dëmshme për vetë Ligjin Themelor.

Kjo, dhe mjaft arsye të tjera, ku mungon dhe mendimi i studentëve, ku duket se brezi që kërkon të marë fatet e kushtetueshmërisë, ka mbetur “jo-aktiv”; “indiferent” dhe kjo na kthen në pyetjen e dytë dhe në evolucionin e kushtetutës shqiptare. Neni 59 i Kushtetutës së Shqipërisë e thotë disi në këtë mënyrë se Shteti, brenda kompetencave kushtetuese dhe mjeteve që disponon, si dhe në plotësim të nismës dhe të përgjegjësisë private, synon: “një mjedis të shëndetshëm dhe ekologjikisht të përshtatshëm për brezat e sotëm dhe të ardhshëm”. Vetëm kaq, patjetër vetëm kaq mjafton të themi se si kjo ngjan vetëm me një pikë në ujë, dhe relativisht krijon një demarkacion të përgjumurish që nuk e dinë fare se ku po shkojnë apo pse. Futja e një numri të madh të masave kushtetuese pa ndonjë deklaratë të qartë të asaj (për një kohë të gjatë) që qeveria po përpiqej të arrijë, çdo ide se si reforma në një sferë të kushtetutës do të kishte pasoja të dukshme dhe të gjera për elemente të tjera të ekuilibrit kushtetues, ose ndonjë analizë të detajuar të natyrës ose modelit të demokracisë që ekzistonte që në kohën e hartimit dhe përpunimit të hera-hershëm të saj, duket qartë se përbën komponentët qendrorë të ‘paradoksit Rama’ në një situatë të tillë kaotike, ku gjithkush e dis-aprovon dhe gjithkush e hesht qeverisjen e tij. E gjitha ka mbetur në duart e Njëshit, pushtetit të tij dhe “pushteteve”.

Si e tillë, konfuzioni i publikut për shpërndarjen e pushteteve, për të mos përmendur ekzistencën e lojërave komplekse të fajit dhe pretendimet e kredisë “pushtetmbajtëse” pasqyron një situatë më të thellë të domethënies demokratike. Avokati Spartak Ngjela, mund të ketë argumentuar disa herë publikisht se diagnoza është e gabuar dhe se reformat e Punës së Re janë mbështetur nga një sërë parimesh themelore, por një mbingarkesë e tillë teorike mbetet ende e paqortueshme, aq sa duket kaotike dhe mjaft e vështirë e riparueshme. Shqipëria po vuan nga anomiteti kushtetues në kuptimin që reformat janë zbatuar, para dhe pas Rilindjes, në një mënyrë të atillë, që duket se është e zhdukur qëllimisht nga ndonjë logjikë themelore. Anomiteti kushtetues është pra një sëmundje e shëndetit mendor dhe fizik kundrejt trupit politik. Ankthi, konfuzioni dhe frustrimi shoqëror dhe politik dalin me rezultatin që reformat që janë projektuar për të rritur nivelet e besimit dhe besimit të publikut në politikë, politikanë dhe institucione politike mund të kenë efekt të kundërt. Nëse fraza 'anomie kushtetuese' rrezikon të komplikojë atë që në realitet është një çështje e thjeshtë, atëherë le ta quajmë atë që është: një rrëmujë kushtetuese.

 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1