Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | OPINIONE | Na shurdhojnë me “negociatat”

Na shurdhojnë me “negociatat”

Font size: Decrease font Enlarge font
image GJOKË DABAJ

GJOKË  DABAJ

PSE  S’PO  E  KËRKOJNË  SHQIPTARËT  KUFIRIN  POSHTË  ARTËS  E  POSHTË  PREVEZËS?!

Ka kaq kohë që po na shurdhojnë me “negociatat” për kufirin midis Shqipërisë dhe Greqisë.

Ndërkaq, nuk ka gjëkundi një zë burri a gruaje burrneshë që të thotë atë që duhet thënë: “Kufiri midis Shqipërisë dhe Greqisë është ATJE: në Gjirin e Ambrakisë! A doni të bisedojmë për kufirin?! Le të ulemi e le të bisedojmë! Le t’i hapim hartat dhe letrat! Le t’i marrim në shqyrtim dhe le t’i analizojmë faktet e historisë! Pastaj të bëjmë marrëveshje dhe të nënshkruajmë dokumente! Jo dokumente jetëshkurtër, por dokumente jetëgjatë!“

Dy kombe, që të mbeten miq dhe fqinjë të mirë, duhet të bisedojnë me njëri-tjetrin sinqertisht. Dhe, që të bisedojnë sinqerisht me njëri-tjetrin, ata nuk duhet të merren me gjëra të përkohshme. Aq më keq, me sajime e trillime!“

Krejt ai det, për të cilin po flitet, është i Shqipërisë! I gjithë ai kufi tokësor që shkon deri në Liqenin e Prespës, kalon nëpër tokën shqiptare, duke lënë matanë pjesë të mëdha të Shqipërisë!“

Çfarë do të thoshin grekët, nëse ne do të thoshim kështu?! Çfarë do të thoshte Evropa, nëse ne do të thoshim kështu?! Le të thoshin ç’të donin! A do të ishin të vërteta këto që do të thoshte delegacioni ynë? Kush do të mund të thoshte që nuk janë të vërteta?! Askush!

Do të na quanin luftënxitës, do të na quanin antievropianë, anakronikë, prishës të kufijvet shtetërorë. Do të na thoshin: “S’ka vend për ju në Bashkimin Evropian!” Po çfarë do të ndodhte me ne, mbasi ata t’i kishin zbrazur të gjithë këta kërcënime?! Asgjë më shumë se ç’është duke ndodhur!

Burgjet grekë janë plot me djem të Shqipërisë. Bijtë e bijat e Shqipërisë po mbajnë më këmbë ekonominë e krimbur të Greqisë dhe, si “shpërblim”, atyre nuk po u jepet as karta e identitetit ashtu si u takon ta kenë. Qindra mijë shqiptarë, autoktonë dhe imigrantë, janë të detyruar të regjistrohen si grekë. Qindra mijë fëmijë, arvanitë dhe shqiptarë, janë të detyruar të shkollohen në gjuhën greke.

As edhe një gur varri, le më përmendore, nuk ngrejmë dot ne shqiptarët në tokat tona, pushtuar në shekullin XX prej grekëvet! Aty ku na janë vrarë mijëra paraardhës! Guxo e ndërtoje një lapidar në Paramithi në kujtim të atyre që na u vranë aty në fund të Luftës së Dytë Botërore dhe të shohësh ç’do të të bëjnë! Do ta rrënojnë brenda natës! Do t’i rivrasin, siç i kanë vrarë!

Në të njëjtën kohë, pasardhësit e po atyre grekëve që kanë bërë masakra mbi paraardhësit tanë, po u ndërtojnë varre mermeri ushtarëvet të vet, qenë e pa qenë, vrarë e pa vrarë, mu në tokën tonë, deri në Grykën e Mezhgoranit, aty ku mund të gjesh eshtra pa fund edhe dymijekatërqindvjeçarë. Në të njëjtën kohë, pasardhësit e po atyre grekëve po na thonë që Himara është greke. Në të njëjtën kohë, po ata grekë po duan të na diktojnë edhe ç’të bëjmë e ç’të mos bëjmë me kishat tona. Në të njëjtën kohë, po ata grekë, pasardhës të pandryshuar të grekëvet të dikurshëm, pushtues të tokavet tona, s’po pushojnë së kërkuari “të drejta” për minoritetin e tyre, kur e gjithë bota e di që, o ne i kemi dhënë të dejta minoritetit grek, o askush tjetër. 

Pra, ç’mund të bënin më tepër kundër nesh ata grekë, nëse ne do t’u thoshim: “Hajdeni të bisedojmë seriozisht për kufirin dhe t’i vëmë piketat në jug të Prevezës!” ?! Asgjë më tepër nuk do të bënin! Përkundrazi, do ta ulnin bishtin, siç e kanë ulur edhe tjetërherë.

Mirëpo, kujt t’ia kujtosh këto gjëra?! Përfaqësuesit e shtetit tonë nuk kanë zë burrash! Ata cijasin si minjtë, ndërsa ne rrimë e i dëgjojmë cijatjet e tyre. Kjo është fuqia e shqiptarëvet të sotëm! Ardhtë një ditë që nënat shqiptare të lindin prapë trima si dikur!

 

21 shkurt 2018. Gjokë Dabaj.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1