Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | OPINIONE | Kur “digjej” përshpirtshëm Atdhetari dhe Patrioti Hasan Ramë Bllaca në prushin e Gjyqit Ushtarak

Kur “digjej” përshpirtshëm Atdhetari dhe Patrioti Hasan Ramë Bllaca në prushin e Gjyqit Ushtarak

Font size: Decrease font Enlarge font
image Hasan Ramë Bllaca

Kur “digjej” përshpirtshëm Atdhetari dhe Patrioti Hasan Ramë Bllaca në prushin e Gjyqit Ushtarak

 Dr Fatmir Terziu

Ndërsa mora parasysh të shkruajë këtë temë, për një nga figurat e lëna disi në hije për shkak të mjaft ngjarjeve dhe lidhjeve të tërthorta, në mendje më erdhi një thënie mjaft e goditur e ish Presidentit të SHBA, Barak Obama që në një moment të tij të rrëndësishëm të detyrës theksoi: “Ne, njerëzit, pranojmë se kemi përgjegjësi dhe të drejta; se me fatin tonë janë të lidhura së bashku gjërat; se është një liri që vetëm pyet se çfarë është në të për mua, një liri pa një angazhim ndaj të tjerëve, një liri pa dashuri, bamirësi, detyrë ose patriotizëm, e pra ajo nuk është e denjë për idealet tona themeluese dhe as për ata që vdiqën në mbrojtjen e tyre.” Sakaq më tej në ndihmë më erdhi dhe arkivori i Profesor Hysen Azemit.

Profesor Hysen Azemi, Drejtor i Arkivave ndërkomunale  dhe Inspeksionit të Kosovës, në një nga hulumtimet e tij shkruan dhe një artikull të dëshiruar për Hasan Ramë Bllacën. Profesori i cili është dhe i profesionit të Historisë, me kualifikim të lartë nga Universiteti i prishtinës dhe me Master – Arkivistik, si dhe Specializim në lëmin e Arkivistikës, Ligjërues në trajnime të arkivistikës dhe në trajnime me punëtorët e Fondkrijuesve dhe stafit vendor tashmë në detyrën nga Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës, Drejtor i Arkivave Ndërkomunale dhe Inspekcioni, natyrisht ka dashur shumë mund e përkushtim të zbërthejë gjithë atë material të gjykimit të patriotit dhe atdhetarit të shquar, Hasan Bllaca. Azemi me këtë rast shkruan se në fondet e koleksionet e arkivave të Shtetit të Kosovës, tashmë ruhen shumë dokumente me vlerë sa historike, aq dhe domethënëse për brezat dhe ecurinë e mbarë të Kosovës.

Në një material të tij të titulluar “Hasan (Ramë) Bllaca dhe grupi i tij - luftëtarë për liri dhe Pavarësi” ai ndalet në fondet arkivore të cituara më lartë për të dhënë të dhënat në procesin e Gjyqit Ushtarak të Prizrenit, fondi 45, dosja Penale nr. P (K) 74, 75, 76, 77, 78/45, dhe që kanë të bëjnë me Hasan Ramë Bllacën dhe grupin e tij nga fshati Bllacë i komunës së sotme të Therandës (Suharekës). Në këtë material ai e përshkruan Hasan Ramë Bllacën, gjithnjë të bazuar jo vetëm në aktivitetin e tij, por dhe në arkiva si një “luftëtar për Liri e Pavarësi dhe si një antikomunist të vendosur”.

Në këtë material një rëndësi të veçantë zë marrja në pyetje e Hasan Ramë Bllacës. Është një material mjaft voluminoz dhe ai paraqitet në arkiva sipas tërë njohurive paraprake në të dyja gjuhët, më së shumti në serbisht dhe një shkresë në gjuhën shqipe. Referuar këtij hulumtimi mësohet se Hasan Bllaca të ketë deklaruar se “më 11 Mars të atij viti kam shkuar me dasmorë në fshatin Çadrak, ku natën ka ardhur Sherif Mehmeti nga fshati Greiçevc, i cili më tha se po më thërret Qazim Bajraktari që të takohem me të në fshatin , por tani gjendet në fshatin Kabash dhe nesër do të kthehet tek unë në Greiçevc, sepse e kemi lidhur besën që të luftojmë kundër partizanve. Besa është e lidhur në Gradinë të Ladroviqit me pjesëmarrjen e Qazim Bajraktarit, kapitan Shefqetit, Alush Smajlit, Ukë sadikut, Adem Hoxhës nga Minovci dhe unë”.

Duke qenë se Hasan Bllaca ishte i biri i Ramë Bllacës, natyrisht ajo që dihej nuk mund të harrohej lehtë. Pjesëmarrja aktive në luftëra dhe ngjarje tjera kundër turqve e serbëve e kishte bërë Ramë Bllacën një prej udhëheqësve më të dashur popullor, jo vetëm në rajonin nga vinte, Therandën, po edhe më gjerë. Si një Politikan i patundur, me një urtësi dhe inteligjencë të pa shoq, Ramë Bllaca arriti që në vitin 1921, të bëhet deputet për krahinën e tij, në kohën e qeverisë së Nikolla Pashiqit. Më parë ishte kishte kryer edhe pozitën e kryetarit të komunës në Duhël. Për të tani kishte filluar një front i ri, pavarësisht akuzave që i bëheshin herë pa here nga serbët, ai tani kishte krijuar një emër e reputacion të madh në sytë e popullit dhe nuk ishte lehtë të rrënohej. Si i ri dhe aktiv, Ramë Bllaca me bashkëpunëtorë nuk ishte ndal asnjëherë, por me armë në dorë ishte treguar një luftëtar i pakompromis, por edhe si organizator e udhëheqës i shkëlqyeshëm. Ai ishte shumë aktiv në luftën kundër serbëve, në vitet 1913-1915, pastaj kundër bullgarëve gjatë viteve 1915-1918. Të udhëhequr nga ai, luftëtarët shqiptar zhvilluan luftëra të ashpra kundër serbëve e bullgarëve, duke ju shkaktuar edhe humbje të mëdha. Fillimi i kolonizimit të Kosovës nga ana e kolonëve serb, nën pretekstin e reformës agrare, pasoi me dëbime dhe shpërngulje masive e që shpesh rezultonin edhe me vrasje të qytetarëve të pafajshëm shqiptar, e gjeti Ramë Bllacën si deputet të Kuvendit të Qeverisë së Nikolla Pashiqit. Ikja e mijëra njerëzve drejt Turqisë ishte e papranueshme për Bllacën. Ai si deputet duhej doemos të vendosej në krye të lëvizjes kundër shpërnguljes, dhe këtë e nis me një shembull personal, në vlugun e shpërnguljeve ai thërret qindra mysafirë dhe nisë ndërtimin e një shtëpie. Njerëzit filluan të mendonin ndryshe, filluan të thoshin “Ramë Bllaca nuk është i padijshëm,ta ndërtojë shtëpinë sot e nesër ta lërë shkretë e të shkojë në Turqi. Kujdes se i merrni në qafë fëmijë. Ju e dini se turqit gjithmonë kanë qenë armiq për ne, e tash kur u bënë miq! Kush e lëshon vatanin bën mëkat të madh dhe gabim të hatashëm!’’

Këto e mjaft arsye të tjera sikurse s’duhet harruar se gjatë punimeve të një seance të parlamentit në Beograd, kur qeveria i paraqiti parlamentit Konventën, ai demostroi në mënyrën më të shkëlqyer trimërinë dhe patriotizmin e tij, duke kundërshtuar konventën dhe duke votuar kundër e bënin gjykimin e Hasan ramë Bllacës akoma më të vështirë e më të qëllimshëm për ta dënuar medoemos. Sikurse dihet që kulmi ishte kur Ramë Bllacës i japin dokumentin ta nënshkruaj, Ramë Bllaca u ngrit në këmbë dhe bërtiti ’’JO!’’, dhe e grisi dokumentin në mes të parlamentit, në sy të deputetëve. “Jemi në tokën tonë, në të drejtën tonë. Sa mund ta shkulni Kosovën e ta çoni në shkretëtirat e Anadollit, aq mund ta shkulni këtë popull nga kjo tokë e larë me gjak| – tha ai para deputetëve serb. Por, akti i grisjes së Konventës serbo-turke në parlamentin Jugosllav, Ramë Bllacës i kushtoi me jetë, duke mos mundur ta pranonte këtë akt trimërie e patriotizmi UDB-ja jugosllavo-serbe, kishte planifikuar gjithçka, dhe në orët e mbrëmjes së asaj dite, derisa po kthehej nga Beogradi, në hyrje të fshatit të lindjes së tij Bllaca, fshat i komunës së Suharekës, vritet në pusin e ngritur nga UDB.

E gjithë kjo histori patriotike dhe mjaft e vendosur në mbrojteje të shqiptarizmës në Kosovë e më gjerë, pinjollin e Bllacajve, nuk mund ta linte me një gjykim sipërfaqësor. Qëllimi ishte jo vetëm ta dënonin, por edhe ta maltrajtonin më tej tërë trungun e mbetur....

 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1