Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | OPINIONE | Një botë plehrash që kërkojnë të drejtat

Një botë plehrash që kërkojnë të drejtat

Font size: Decrease font Enlarge font
image Ilir Levonja

Ilir Levonja


Një botë plehrash që kërkojnë të drejtat


Mjaft u morët me këto, plehrat e kinemasë. E çfarë janë, asgjë. Sikur çfarë kanë bërë..., janë ngjitur në skenë dhe aq. Ne, nëse i kemi adhuruar, nuk ka rëndësi as vetja jonë. Nëse na kanë njomur sytë, as sytë nuk kanë rëndësi. Nëse na kanë prekur telat e shpirtit, as shpirti nuk llogaritet më. Mbi të gjitha fjala e dhënë, partia. Dhe vija shkretuese e reformave që nuk la depo ushtrie, pa e bërë teatër. Aktorët e skenës dhe të filmit, nuk të japin asgjë. Nëse kemi pritur të shohim përshembull një film të tyrin. E kemi bërë koshient kohës dhe pasioneve që kishim, kaq. Ashtu sikur e bëjnë sot brezat e rinj me korifenjtë e tyre. Qofshin kushdo. Koha jonë një meditim i vakët. Me pak pritje përcjellje. Me ca artistë baballarë të lodhur e të ndershëm, ca djem rrugeçër me flokë të gjatë, ca sekretarë partie, ndonjë dru i shtrembër. Por ne jemi të sakrifikuar të vdesim për partinë. Sidomos për homoseksualët e kamufluar të saj... Kinemaja jonë, një botë plehrash. Teatri ca më keq. Një kontingjent. Ca rrozhgo rruge a cuba doracër si Kadri Roshi përshembull. Ca djem fshatrash që me kurse studiosh, deri nga Shën Pjetërburgu, Çekia, Polonia etj., u morën me ca plehra të tjera nga arti botëror. Dhe i krijuan një palo shkollë Shqipërisë. Po ne, vetëm sharmin partiak njohim. Të tjerat janë pesë pa hiç. Aq sot fjalës së lirë të një ikone skene, si Ndrenika, një lukuni e tërë hienash i kujtojnë konfliktin e interesit, deputetllëkun dhe privilegjin e diktaturës. Dhe me të drejtë, sepse gjithçka e duam ne, po mbi vulgaritetin nuk vëmë asgjë. Ja edhe shembulli..., po shqyhemi duke rrahur gjoksin për këtë fierakun që fitoi Sanremon. Shqyhemi të grisim këmishën për një finde të De Niros në lidhje me Mesdheun, a Sicilinë dhe Shqipërinë. Për një të Irene Papasit..., megjithatë tonat, janë plehra. Janë ca rrogtarë që duhet të mbyllin gojën. E të na vinë pas në fushata.

Kemi para të ndërtojmë piramida, por nuk kemi për të ndërtuar teatro. Madje në atë vulgaritetin bashkëkohor quajmë para të madhe një vlerë që nuk është asgjë përballë llogarive bankare që kanë djemtë e nomenklaturës. Ata që vine nga pallatet e kontributit vullnetar. Sot flasin për arka të zbrazura, fonde të mëdha. Një vend që pretendon se ndërton anije dhe nuk ka aq para për të bërë një teatro. Jo, jo, nuk është aspak kjo. Por koncepti i rrënjosur në kokë për artin dhe plehrat e tij. Nga ne ithëtarët e milatantët e revolucioneve kulturore.

Shikoni buqet si bëjnë.

Duam theatro.

Na vodhët skenën.

Nuk na jepni rrogën...

Doni të kontrolli e qëmtoni skenarët një më.

Na dhatë një magazi ushtrie.

Dhe shumë e kemi.

Ndani fondet sipas shoqërisë e grupevet ë interesit.

Po kujt ja thoni o njerëz diej. Artistët a artistëve që u hiqet kapelja në Shqipëri, janë ata që të varin në litar.


Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1