Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | OPINIONE | Greqi-Maqedoni, a mund të zgjidhet mosmarrëveshja e emrit?

Greqi-Maqedoni, a mund të zgjidhet mosmarrëveshja e emrit?

Font size: Decrease font Enlarge font
image Viktor Mërkuri

 

Greqi-Maqedoni, a mund të zgjidhet mosmarrëveshja e emrit?

Viktor Mërkuri

Petagog në Fakultetin Juridik

Universiteti Europian i Tiranës

Avokat

 

Javën e kaluar qindra mijëra shtetas grekë morën pjesë në një tubim masiv në Athinë duke i bërë thirrje qeverisë të mos bëjë kompromis tek debati në lidhje me emërtimin e Maqedonisë (FYROM). Demonstrata, e cila u organizua nga Shoqata Globale e Maqedonasve Grekë dhe një grup ish-punonjësish ushtarakë, tërhoqi pjesëmarrës nga rajoni i Greqisë Veriore, por edhe nga zona të tjera të vendit si Peloponezët dhe Kreta. Demonstrata erdhi si pasojë e takimit të kryeministrit maqedonas me atë grek në datën 24 janar 2018 në Davos të Zvicrës për herë të parë që nga viti 2010. Tema e takimit ishte mosmarrëveshja mbi emrin e shtetit të Maqedonisë, arsye e cila ka sjellë si pasojë bllokimin nga ana e Athinës në progresin e Maqedonisë drejt anëtarësimit të saj në NATO dhe BE, që nga viti 2008 duke vendosur veton. Si pjesë e krijimit të besimit të ndërsjellë, Zoran Zaev, kryeministri i Maqedonisë, deklaroi gatishmërinë për të riemërtuar aeroportin dhe autostradën kryesore të Maqedonisë, të quajtur sipas Aleksandrit të Madh. Ndërsa nga ana tjetër, Alexis Tsipras njoftoi se Athina do të ndalojë bllokimin e anëtarësimit të Maqedonisë në Iniciativën Adriatiko-Joniane dhe do të rekomandojë Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit mes BE-së dhe Maqedonisë për ratifikim në parlament. Takimi u pasua nga bisedime ndërpartiake në të dyja vendet dhe ministri grek i Punëve të Jashtme deklaroi se Athina do të paraqesë një projektmarrëveshje që rregullon çështjet e diskutueshme për partnerët maqedonas gjatë muajit Shkurt të këtij viti.

Greqia dhe Maqedonia kanë kaluar dekada të tëra duke debatuar mbi emrin e këtij të fundit, por zhvillimet e fundit kanë vendosur dy shtetet në kushte më të mira se sa kanë qenë më parë. Konflikti midis Greqisë dhe Maqedonisë ka rrënjët e tij në faktorë historikë, kulturorë, gjeografikë dhe politikë. Greqia akuzon Maqedoninë për përvetësimin e figurave dhe simboleve që janë pjesë e kulturës greke, si Aleksandri i Madh dhe Vergina Sun (një simbol i pranishëm në artin e lashtë grek). Nga pikëpamja greke, njerëzit në Maqedoni, të cilët flasin gjuhën sllave, nuk kanë të drejtë të identifikojnë si maqedonas, një etiketë e pretenduar nga miliona grekëfolës. Autoritetet greke gjithashtu besojnë se duke përdorur emrin Maqedoni, qeveria e Shkupit po bën pretendime territoriale mbi krahinën greke me të njëjtin emër. Nga ana tjetër, shumë maqedonas besojnë se vendi i tyre është ndarë dhe zënë në mënyrë të paligjshme. Ata argumentojnë se maqedonasit e lashtë ishin një popull i dalluar me gjuhën, zakonet dhe identitetin e tyre. Maqedonasit e lashtë, thonë ata, panë grekët si fqinjët e tyre, jo si të afërmit e tyre dhe, nga pikëpamja e tyre, e njëjta gjë vlen edhe për maqedonasit e sotëm. Madje disa argumentojnë se tokat maqedonase që i përkasin Greqisë dhe vendeve të tjera në rajon sot janë duke u “pushtuar”. Konflikti mes dy vendeve mund të gjurmohet mbrapa në kohë në periudha të ndryshme sipas versioneve të ndryshme të shume historianëve. Disa historianë thoni se ajo filloi në Luftën e Dytë Ballkanike në vitin 1913, kur Greqia, Serbia dhe Bullgaria ndanë Maqedoninë, disa të tjerë shprehen se filloi me përshkallëzimin e nacionalizmit maqedonas kundër sundimit osman në vitet 1870, të tjerë se filloi në shek. IV p.k., kur Aleksandri i Madh dhe babai i tij, Filipi II, kryen pushtimet e tyre të mëdha. Por konflikti modern supozohet se shpërtheu në vitin 1991, kur Maqedonia u bë një republikë e pavarur pas rënies së Jugosllavisë pjesë e të cilës ishte edhe ajo. Qeveria greke kundërshtoi njohjen ndërkombëtare të republikës së re, duke kundërshtuar emrin e saj si Republika e Maqedonisë, flamurin e saj, i cili përfshinte një Vergina Sun, si dhe kushtetutën e saj, që konsideronte se përfshinte pretendime territoriale mbi vendet fqinje. Athina dhe Shkupi arritën një kompromis në vitin 1993, kur ata ranë dakord se vendi i ri do të zyrtarizohej si ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë (FYROM). Megjithatë, edhe ky version nuk arriti të ndalonte debatet që do të vijonin. Në një rast, Maqedonia refuzoi të përmbushë kërkesat greke për të vendosur përfaqësuesin e saj në letrën “F” ose “T” (për “ish” dhe “të”) në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe këmbënguli në përdorimin e shkronjës “M”. Më vonë gjatë vitit 1995 Maqedonia ra dakord të modifikonte flamurin e saj, duke hequr simbolin e Vergina Sun dhe duke pranuar një dizajn më pak të debatueshëm. Nga ai moment janë zhvilluar disa raunde bisedimesh midis përfaqësuesve politikë grekë dhe maqedonas për të arritur një zgjidhje të përhershme. Maqedonia prej shumë kohësh pretendon të bëhet pjesë e Bashkimit Europian dhe NATO-s, por Greqia, e cila është aktualisht anëtare e të dy organizatave ndërkombëtare, ka në arsenalin e saj veton të cilën e ka përdorur. Me kalimin e kohës, janë bërë shumë propozime për emrin, siç është shtimi i një kualifikuesi gjeografik për fjalën Maqedoni (p.sh. “Maqedonia e Epërme” ose “Maqedonia Veriore”) ose duke përdorur një përsëritje sllave, “Makedonia”. Ndërkohë interesat politike dhe nacionalizmi me rrënjë të thellë në të dyja anët mbi këtë temë kanë penguar palët që të arrijnë në një marrëveshje të mirëfilltë. Marrëdhëniet mes dy vendeve u ftohën edhe më shumë gjatë fundi të viteve 2000, kur Greqia refuzoi pranimin e Maqedonisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut, ndërsa qeveria maqedonase nën udhëheqjen e partisë konservatore VMRO-DPMNE ndoqi një politikë nacionaliste të riemërtimit të ndërtesave dhe rrugëve publike pas figurave të lashtë maqedonase dhe ngritjes së statujave të Aleksandrit të Madh dhe Filip II përgjatë gjithë vendit. Debati dhe mosmarrëveshja për emrin midis Athinës dhe Shkupit është një përplasje e dy rrëfimeve kombëtare, ku secili prej tyre mbron atë që e percepton si të drejtën legjitime mbi një territor, një histori dhe madje një fjalë.

Politika e identitetit kombëtar është e fortë në Ballkan, në një rajon ku gjeografia dhe historia kanë prodhuar fragmentime dhe konflikte jo rrallë. Në këtë pjesë të botës, grupet etno-gjuhësore përdorin si vegël të fuqishme për interesin e tyre raporte të forta kombëtare me qëllim justifikimin e kontrollit territorial. Kjo mund të përfshijë manipulimin e historisë dhe shfrytëzimin e një “armiku” (të vërtetë ose të shpikur) për të justifikuar politikat kombëtare. Nga ana tjetër politika e identitetit kombëtar nuk është ekskluzive për Ballkanin dhe në thelbin e tij debati Greqi-Maqedoni nuk është shumë i ndryshëm nga mosmarrëveshjet e tjera rreth planetit (p.sh. konflikti Izrael-Palestinë). Politika e identitetit kombëtar është një çështje shumë e ndjeshme edhe për organizata ndërkombëtare si Bashkimi Europian, një entitet qëllimi i të cilit ishte kapërcimi i nacionalizmit dhe hollimi i identitetit etnik në një kuptim më të gjerë europian të përkatësisë. Për të huajt, konflikti greko-maqedonas mund të duket i vogël apo edhe absurd në përbërjen e tij. Fakti që dy shtete kanë kaluar dekada duke debatuar për ngjarjet që kanë ndodhur 25 shekuj më parë është e vështirë për t’u kuptuar nga popullsitë të cilat nuk përfshihen në mosmarrëveshje, veçanërisht duke pasur parasysh se të dyja palët ndoshta do të përfitonin nga një zgjidhje përfundimtare të problematikës. Një Maqedoni e stabilizuar dhe e begatë që i përket Bashkimit Europian dhe NATO-s do të shënonte përparim të rëndësishëm për një rajon të karakterizuar për vite me radhë nga paqëndrueshmëria politike dhe dobësia ekonomike. Me një zgjidhje të pranueshme nga të dyja palët, Shkupi do të jetë në gjendje të punojë drejt normalizimit të pozitës së saj në arenën ndërkombëtare, ndërsa Athina do të ketë një mik në kufirin e saj verior. Mosmarrëveshja greko-maqedonase lidhet në mënyrë të brendshme me çështjen e identitetit kombëtar, i cili shpeshherë nënkupton çdo argument ekonomik apo institucional. Ndërkohë shohim që përpjekjet e fundit diplomatike nga Athina dhe Shkupi mund të mos jenë të mjaftueshme apo të pranueshme nga popullsia e të dy vendeve për të zgjidhur një mosmarrëveshje që është thellësisht e lidhur me besimet dhe identitetet kryesore të të dyja vendeve të përfshira.

 “Mbi sjelljen e secilit varet fati i të gjithëve”-Anleksandri i Madhë

 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1