Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | OPINIONE | Përtej 20 selvive ….

Përtej 20 selvive ….

Font size: Decrease font Enlarge font
image Përtej 20 selvive ….

Përtej 20 selvive ….

Dr Fatmir Terziu

 

Lajmi që u shpërnda nga Tirana, se u mbollën 20 selvi në përkujtim të 1 vjetorit të vdekjes së Dritëro Agollit, u duk mjaft i goditur nga shumë njerëz të shkrimit. Edhe më parë kur Bashkia e Tiranës kërkoi të blejë dy apartamentet ku kanë jetuar shkrimtarët e njohur Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli për ti kthyer në shtëpi muze, pati disa mendime. Ndërsa i pari në këtë renditje bëri realitet mbjelljen e pemëve pasi ishte një bashkëpunim nga Bashkia e Tiranës me Shoqatën “Devolli”, i dyti ishte një projektvendim i përgatitur vetëm nga administrata e Bashkisë së Tiranës. “Me mbjelljen e 20 selvive ku ishin dhe të afërm të poetit dhe shkrimtarit Agolli, u shënua nisja e punimeve për kopshtin e letrarit të shquar të kulturës kombëtare shqiptare, një moment kujtese dhe nderimi për kolosin e letrave shqipe”, thuhet në këtë lajm. E thënë shkurt, pra nga sot, në Parkun e Liqenit të Tiranës mund të gjeni edhe një kopësht me selvi, kushtuar shkrimtarit të madh shqiptar, Dritëro Agolli, i cili u nda nga jeta pikërisht një vit më parë, në 3 shkurt 2017.

Në mbjelljen e pemëve të llojit selvi mësohet se ishte edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili sipas medias vlerësoi figurën e Dritëroit, si njeriu që arriti të bëjë bashkë dashamirës nga çdo cep i Shqipërisë. “Sot e fillojmë me një gjest simbolik, mbjelljen e 20 selvive në një pjesë të parkut të liqenit që ia kemi kushtuar Dritëroit. Duam që të jetë një vend meditimi, pushimi, një vend paqeje, një vend ku njerëzit të lexojnë libra dhe të kujtojnë veprën e Dritëroit. Ndaj kemi përgatitur që në këtë pjesë memoriale të parkut, ku janë disa prej figurave të shquara, të kemi një vend të posaçëm për të kujtuar Dritëroin. Fuqia e tij duket edhe në faktin që arrin të na mbledhë nga çdo cep i Shqipërisë”, deklaroi Veliaj. Tajar Agolli, vëllai i shkrimtarit Dritëro Agolli, gjithashtu ka falenderuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës dhe miqtë, të cilët iu bashkuan kësaj dite të veçantë. “Ju falenderoj të gjithëve për këtë pjesëmarrje në këtë ceremoni. Jemi shumë të kënaqur për të gjithë ata aktivistë që marrin pjesë, miq të Dritëroit. Sigurisht, miqtë e Dritëroit janë në zemrën tonë. Na ka folur direkt për miqtë që ka dhe ka shumë miq”, u shpreh vëllai i shkrimtarit të dashur për të gjithë shqiptarët.

            E ndërsa lajmi duket mjaft i duhur dhe i goditur, sidomos në vlerësimin e një figure komplekse të letrave shqiptare, sikurse ishte Dritër Agolli, nga kënde të ndryshme ende vijnë zëra që pyesin se “ku janë 146 artistët që janë dënuar nga diktatura komuniste”. Në këtozëra thuhet se “Të qenit kundër Partisë Komuniste e qeverisjes së saj ka internuar burgosur dhe pushkatuar, shkrimtarë, poetë, dramaturgë, regjisorë dhe këngëtarë, duke mos lënë jashtë as priftërinj”. Dhe për ta pakkush dhe me raste është kujtuar “të mbjellë” diku në memorje një rrjesht apo disa vargje, aq sa për të thënë që ata ekzistuan dhe nuk do të harrohen. Por për ta nuk di ende nëse ka diku ndonjë pemë të mbjellur.

Nuk di nëse ka diku ndonjë pemë-kujtesë për babain e dramaturgjisë shqiptare, të papërsëritshmin Et’hem Haxhiademi, nuk e di a ka ndonjë të tillë për një nga personalitetet më të mëdhenj të kombit tonë At Zef Pllumin, për përkthyesin e madh, Jusuf Vrioni, për Musine Kokalarin, që ishte prozatore, politikane, poete, themeluese e partisë së parë Social Demokratike në Shqipëri (1941); femra e parë ndër disidentët e parë të viteve të para të jetës nën komunizmin e llojit shqiptar që u përndoq, dënua, internua, harrua, braktis, vdiq në mjerim, e sëmurë rëndë, pa njeri pranë, madje as mjek, për Dhimitër Paskon i njohur me pseudonimin Mitrush Kuteli si shkrimtar, përkthyes dhe ekonomist mjaft i mirë, që shkroi nën pseudonimet Mitrush Kuteli, Izedin Jashar Kutrulia dhe Dr. Pas., për profesorin kritikun dhe gazetarin Arshi Pipa, për përkthyesin dhe shkrimtarin Gjon Shllaku, për shkrimtarin At Anton Harapi, për poetët Vinçent Prenushi, Havzi Nela, Jorgo Bllaci, Daut Gumeni, Vilson Blloshmi, Genc Leka, për shkrimtarët Petro Marko, Kasëm Trebeshina, Amik Kacaruho, për të gjithë ata që vdiqën në burgjet e komunizmit, u dënuan dhe disa u pushkatuan duke u lënë fjlët e lira përgjysëm, ku shifrat shkojnë përtej 146.

Emra të tillë si Qani Panariti, përkthyes pushkatuar, Dhimitër Falla, përkthyes i pushkatuar, Myzafer Pipa, gazetar vdekur në hetuesi, At Gjon SHllaku kritik, gazetar i pushkatuar, Dom Lazër Shantoja, shkrimtar i pushkatuar, Dom Ndre Zadeja dramaturg, poet i pushkatuar, Uran Kostreci, poet i burgosur, Pano Taçi, poet i burgosur, Mehmet Myftiu, shkrimtar i burgosur e mjaft e mjaft të tjerë natyrisht që nuk duhet të mbesin në harresë. Edhe për ta dikush duhet të kujtohet. Duhet mbjellë të paktën një pemë dhe për ta diku në një pjesë të tokës ku lindën dhe nuk e shijuan dot për arsye të bindjeve të tyre të kundërta me sistemin monist. E natyrshëm edhe respekti për të gjithë të tjerët, sikurse ndodh të bëhet, mund të zgjerohet dhe për figura të tjera, që me punën e tyre kanë bërë një emër dhe kanë lënë një kënd të nderuar mes artit dhe kulturës shqiptare. Nëse ndodh kjo, përshpirtshëm do të nderoja me një pemë edhe babain e spatulës në pikturën shqiptare, Sefedin Agollin, që asnjëherë nuk u pajtua në jetën e tij artistike me “elozhet” fine të bashkëkohësve, dhe mbeti vetvetja në tërë dimensionin e tij krijues. Do të doja të zgjeroja me emra të tjerë, por kërkoj ndjesë nëse përveç atyre që meritshëm dhe përshpirtshëm shkojnë përtej shifrave aritmetikore të cituara. E ata dihen mjaft mirë nfdaj meritojnë të paktën këtë respekt kolektiv shqiptar në ditët tona me liri.

Kohë më parë fare thjesht, por me një shpirt të madh një pjesë e tyre, Frederik Reshpja, Ndoc Gjetja dhe Betim Muço “përshkuan” qytetet e Tiranës, Shkodrës, Elbasanit dhe Durrësit, falë idesë që poetja dhe shkrimtarja Iliriana Sulkuqi e cila shkoi nga Amerika për të mbledhë në salla të ndryshme poetë dhe shkrimtarë nga të gjitha trevat e Shqipërisë me një mirësi të tejskajshme femërore, që të sillte pranë krijuesve poetët e talentuar Frederik Reshpja, Ndoc Gjetja dhe Betim Muço, që tashmë kanë ndërruar jetë. Kush ishte e veçanta? Me intuitën e saj, ajo përgatiti për secilin nga poetët nga një libërth xhepi me poezitë më të mira, ku secili libër kishte në kopertinë foton e secilit poet dhe në faqen e dytë foton e tyre të hijezuar për të treguar përjetësinë. “Dashuri dhe paqe” ky ishte slogani i takimeve që organizoi Iliriana në qytetet kryesore shqiptare për të bërë  prezent veprën e poetëve që tashmë nuk jetojnë. Ajo i solli të gjallë me frymën e poezisë së tyre, me mënyrën e konceptimit të takimeve, me mënyrën e përcjelljes së veprës së tyre tek artdashësit. Jo më kot slogani ishte “Paqe dhe dashuri”. Ky slogan kishte në thelb krijimtarinë e poetëve, mesazhin e veprës së tyre, dëshirën e tyre. Kështu me ide dhe veprime të tilla, secili nga ne, përditë e nga pak do të bëjë një “park të arsyeshëm letrar” ku edhe pemët e mbjella do të jenë dëshmi, sikurse emrat e krijuesve në rrugët e Pogradecit dhe në anërrjedhjen e lumit Drini i Bardhë në Strugë.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1