Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | OPINIONE | Revolucioni Velvet, studentët, politika… “Demokracia gjithnjë nis nga studentët”

Revolucioni Velvet, studentët, politika… “Demokracia gjithnjë nis nga studentët”

Font size: Decrease font Enlarge font
image Dr Fatmir Terziu

Revolucioni Velvet, studentët, politika…

“Demokracia gjithnjë nis nga studentët”

Dr Fatmir Terziu

 

E vetmja kujtesë më e freskët e një takimi me studentët është periudha e fillimnëntorit të vitit që lamë pas, kur Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me 100 studentët e ekselencës. Tjetra që na freskon memorjen është se pas këtij takimi erdhi menjëherë reagimi i ish-ministres së Integrimit Klajda Gjosha, që takimin e Ramës me studentët e konsideroi “një show ekselent, ku Rama nuk la të dëgjohej zëri i tyre”. Larg nga ky takim në kohë, stili i Kryeministrit ishte shfaqur “ndryshe” tre vite më parë këtij takimi në qershorin e vitit 2014, kur Rama zhvilloi një bashkëbisedim me studentë të Universitetit të New York-ut në Tiranë, ku u fokusua mbi aktualitetin e asaj kohe në Shqipëri. Zërave të fuqishëm të këtij aktiviteti se “Demokracia gjithnjë nis nga studentët” Kryeministri Edi Rama ia ktheu me batutat e tij të zakonshme, që në atë kohë peshuan më shumë në mediat shqiptare, se sa vetë fakti dhe thelbi i rëndësisë së zërave studentorë.

            Sakaq një protestë e madhe dhe e fuqishme, Protesta e Opozitës Shqiptare, që u zhvillua më 27 Janar në Tiranë, ndërsa pati protagonistë mjaft studentë, u pa se as Basha dhe as Kryemadhi nuk kishin takime të strukturuara me studentët. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, para dhe pas kësaj proteste gjithnjë ka theksuar “Të bashkuar e të vendosur do të ngrihemi në sheshet e protestës për ti dhënë fund kësaj qeverie ilegjitime, për të rritur ekonominë, punësimin e për të nxjerrë shqiptarët nga varfëria”, por nuk u pa se ka promovuar me takime konkrete dhe adekuate faktin se studentët janë ata që bëjnë nismën e madhe.

            Ky postulat, “Demokracia gjithnjë nis nga studentët” është parë dhe është ndjerë gjithnjë në të gjitha skenat politike botërore kur ngrihen çështje mjaft të rëndësishme dhe mjaft delikate për mbarë opinionin. Si shembull që përkon me faktet shqiptare, të viteve të pas 90-tës, mund të konsiderohet 17 nëntori Çekosllovak i vitit 1989, kur një organizatë paqësore studentësh protestoi dhe u bë gjithnjë e më e guximshme dhe kritike ndaj regjimit. Ajo protestë u shtyp nga policia, por doli të jetë shkëndija që ndezi Revolucionin e Velvetit, që çoi në rrëzimin e regjimit komunist në Çekosllovaki. Si pasojë e kësaj vetëm në vitin 2000, 17 Nëntori u shpall një festë shtetërore. Ajo kujtohet përmes ritualeve dhe ceremonive publike, të cilat zakonisht përfshijnë presidentin duke hedhur lule në pllakën përkujtimore në Avenidën Kombëtare në Pragë dhe duke shtuar fjalët që përsëriten gjithnjë “Demokracia gjithnjë nis nga studentët”.

            Kjo frazë mjaft domethënëse është parë dhe në vendet me demokraci më të pastër. U pa dhe dje në mjediset universitare britanike, kur deputeti konservator Jacob Rees-Mogg u përfshi në një kundërshti debati dhe proteste, pasi protestuesit në ambientet e një Universiteti ndërprenë një fjalim që ai po mbante në një mbledhje studentore. Disa video online tregojnë qartë se si deputeti gjendet i rrethuar nga një grup njerëzish, që e shoqërojnë me zhurmë e bujë të madhe në sfond. Gazetari i BBC James Craig, i cili ishte në ngjarjen e Universitetit Perëndimor të Anglisë (UWE), theksoi se punonjësit e sigurisë larguan protestuesit brenda pesë minutave. Deputeti Rees-Mogg, i cili rifilloi fjalimin e tij, tha se ata kishin plotësisht “të drejtë të protestonin”. Megjithatë, ai tha se ishte “i mërzitur”, pasi ata nuk do të kishin mundësi të angazhoheshin dhe diskutonin pikëpamjet për të cilat ata kundërshtonin dhe se “Demokracia gjithnjë nis nga studentët”.

Sipas mediave britanike, Rees-Mogg ishte duke folur në një aktivitet të organizuar nga Shoqëria e Politikës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Universitetit. Policia tha se kishin nisur një hetim në Kampus, por ende nuk ishin bërë arrestime. Universiteti, nga ana e tij tha në Twitter se ishte “absolutisht i tronditur nga sjellja e një numri të vogël të pjesëmarrësve” në këtë ngjarje.

Deputeti Rees-Mogg, në vend që ta ndalonte fjalën e tij u ngjit në pjesën e pasme të teatrit për të sqaruar se “Disa njerëz që nuk pajtohen me mua, donin ta bënin protestën e tyre, dhe unë nuk e kundërshtoj këtë. Unë mendoj se jetojmë në një shoqëri të lirë dhe liria e fjalës është shumë e rëndësishme. Dhe njerëzit si unë, të cilët përkrahin lirinë e fjalës, e mbështesin atë kur nuk është pikërisht ajo që duam, si dhe kur është ajo që duam”. Ministri Britanik i Universiteteve Sam Gyimah e cilësoi sjelljen e protestuesve “të gjallë”, duke shtuar: “Fjala e lirë sipas ligjit është thelbësore për demokracinë tonë”. Sekretarja e Arsimit e Qeverisë në Hije, Angela Rayner dënoi sjelljen e “atyre që u përpoqën të sulmonin” deputetin, duke i quajtur veprimet e tyre “jashtëzakonisht frikësuese”. Zëvendëslideri Liberal Demokrat, Jo Swinson, tha se ishte “thellësisht shqetësuese të shihen taktikat e dhunshme nga kundërshtarët politikë”.

Zëra të shoqërisë Civile britanike pas këtij rasti theksuan në rrjetet sciale se “Demokracia fillon që në bankat e shkollës”, pasi mësimi i historisë së saj nuk është thjesht të thotë, se politika mbështetet në institucionet e së kaluarës, kur nuk përfshihet prej tyre. Është një proces i vazhdueshëm në të cilin njerëzit kudo kërkojnë mbështetje për mendimet e tyre mbi mënyrën se si shoqëria duhet të qeveriset, liritë që qytetarët duhet të gëzojnë dhe detyrat që duhet të kenë individët dhe organizatat. “The Guardian” thotë se “Partitë politike përfaqësojnë pikëpamjet e elektoratit”. Por, edhe nëse ata e bëjnë këtë me kujdes dhe shqetësim, a nuk do të ishte akoma përgjegjëse për ne të ndikojmë dhe të bindnim në përputhje me qëllimet që kërkojmë? Kjo është veçanërisht e vërtetë në nivel lokal, ku zërat e qytetarëve mund të kenë efekt të rëndësishëm. Çfarë lloj shoqërie ne duam të jetojmë? Si dëshirojmë të qeverisim? Vetë fakti që mund t’i bëjmë këto pyetje dallon lirinë nga tirania dhe shtypja, që është thelbësore për jetën dhe demokracinë liberale. Në zemër, këto janë pyetje të filozofisë politike, vetë guri themeltar i edukimit të qytetarisë dhe na bëjnë thirrje për të vënë në dukje supozimet që kemi dhe konceptet që përdorim çdo ditë. Çfarë është demokracia? Dhe, nëse shihet si një gjë e mirë, pse kemi skandale që dalin në intervale të rregullta në versionin e saj? Çfarë do të thotë të jesh i lirë? A duhet dikush të pranojë një shkallë më të vogël të lirisë në këmbim për siguri më të madhe?

Shkollat ​​janë një mikrokozmos i autoritetit, fuqisë dhe politikës. Ata bëjnë një terren të shkëlqyer për të futur studentët në filozofinë politike pikërisht për shkak të këtij fakti. Merrni pyetjen e fundit nga paragrafi i mëparshëm: A duhet dikush të pranojë një shkallë më të vogël të lirisë në këmbim të një sigurie më të madhe? Një pedagog mund të besojë se studentët e tij duhet të heqin dorë nga liria e tyre në interes të standardizimit të mësimeve dhe, prandaj, në sytë e tyre, ai duhet të bashkëgjejë fjalët duke siguruar një nivel të caktuar të qëndrueshmërisë. Shumë pedagogë e kanë në thelb “pritjen dhe bindjen e takimeve studentore”, ku natyrshëm mendimet japin shtysë rinore. Megjithatë, mund të jetë rasti që edhe disa të tjerë, qoftë dhe nga ata që kanë dalë liderë nga auditoret studentore të marrin një pamje tjetër bindëse për frazën “Demokracia gjithnjë nis nga studentët”. A nuk do të arrihej sukses më i madh nëse mësimdhënësit do të mbështeteshin pikërisht këtu, duke pasur parasysh lirinë për të ushtruar gjykimin e tyre profesional? Duke vepruar kështu, shkon argumenti, ata mund t’i shpien studentët e tyre në lartësi më të mëdha dhe i bëjnë të jenë më inovativë në qasjen e tyre. Kjo qasje mbetet normative dhe e detyrueshme edhe për politikën dhe politikanët që të takohen dhe dëgjojnë zërat e tyre.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1