Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | OPINIONE | Opinion për librin në Poezi-Prozë: "DËBIMI"të shkrimtarit HAMIT SIQECA

Opinion për librin në Poezi-Prozë: "DËBIMI"të shkrimtarit HAMIT SIQECA

Font size: Decrease font Enlarge font
image SOTIR ATHANASI

Opinion për librin në Poezi-Prozë: "DËBIMI"të shkrimtarit HAMIT SIQECA

Me shkrimtarin HAMIT SIQECA, kisha pirë një kafe në nxitim e sipër te Omonia. Por u desh një takim letrar që të njiheshin më nga afër. Aty, siç na ndodh shpesh neve  të fushës së letrave, në këtë kohë KRIZE  për librin dhe THATËSIRE për lexues, kënaqemi me këmbime të ndërsjellta për krijimtarinë tonë. Kështu, HAMITI  më dhuroi vëllimin në POEZI-PROZË, titulluar: DËBIMI. Një libër modest, prej jo më shumë se 125 faqesh. Veçse që në fund, në mënyrë të natyrshme, më bëri të ulem dhe të hedh në TABLET opinionin tim për 'të. Natyrisht, nuk pretendoj për një analizë të hollësishme e cila, padyshim, do të kërkonte më shumë punë. Sepse, po hedh thjeshtë disa spërshtypje për 'të. Ose një refleksion:
  
Libri mbyllet me tregimin rrëqethës e njëkohësisht revoltues, DËBIMI, që siç merret vesh edhe nga titulli, bëhet fjalë për NJË  nga ato internimet të kohës së gremisur njëherë e përgjithmonë. Nga NJË palo Operativ. Ai kishte piketuar të merrte dhe të gëzonte shtëpinë e ngrijtur me mundin e djersën e tyre, dy vëllezër. Këta,  për shkak të luftës së klasave do të përfundonin në BURG.Kurse të dy familjet e tyre, në INTERNIM. Për brezin e sotëm kjo duket e pabesueshme, por ja që është mëse e vërtetë. Ndryshon puna për ne shkrimtarët, që vëzhgojmë e përzgjedhim temat. Për një të tillë,  ose të ngjajshmit e saj, kanë shkruar, natyrisht edhe të tjerë. Por, organizimi I lbirit me poezi dhe mbyllja me një tregim të kësisojtë, të fut në mendime. 
Libri, miqt e mi,  hapet, jo pa qëllim,  me poezinë TË JESH NJERI. 
Dhe autori, pasi analizon pompozitetin e njerëzve që e pretendojnë këtë,  përfundon në dy vargje tejet domethënëse: në se kodi me të zeza, të ka shkruar, /
krijesë e mjerë, do të mbetesh për jetë e tillë.
Kush nga brezi ynë nuk ka njohur operativë të tillë, këta kapadai që s'ishin më shumë se ca krijesa të mjera? Këto vemje e shushunja? 

Duket sheshit se autori e ka vuajtur LUFTËN E KLASAVE,  ngase ai hedh vargje me shumë ndjenjë për të vëllanë që është torturuar për të pohuar një krim të pabërë.
HAMIT SIQECA kishte shkruar poezinë Dinjitet i munguar ku, flitej për atë kontrast që turpëron të qënit NJERI. Dhe e ndjen se i duhet rikthyer kësaj ndjesie. Madje me një shkallëzim lapidar. Se bëhet fjslë për fisnikun, madhështorin e martirin që, si të qe hekur, nuk e thyejnë torturat. Dhe, nuk pranon të pohojë një faj të pabërë.  Poezia titullohet: ELEGJI PËR VËLLANË. 
Në shënimet e mia përbri vargjeve, shkruaj: NAZIZËM.  Sepse barbaria e sjelljes së xhelatëve në diktaturë, vetëm me gestspon  mund të krahasohej. Ja një strofë: 

                Që të firmosje në të bardhë
                Arenë makabre t'a bënë trupin 
                Po ti në jetë nuk kishe ardhë,  
                Që të pranoje nga frika turpin. 

Ja edhe solidariteti vëllazëror me qëndresën: 

                O, fli I qetë se në mermer
                Emri yt qëndron I gdhendur,  
                Nuk pate fatin e atyre
                Që kockat ende s'u janë gjëndur.

Dhe, për t'a zbutur disi trishtimin, saktësisht në faqen pasardhëse do të vendoste edhe alegorinë poetike të maçokut me macen, titulluar: DASHURI SUBLIME. Është i kuptue-shëm përfundmin në këto dy vargje: 

            Një dashuri e pamundur,
            jetën më kushtoi. 

Poeti zbras gjithë muzikalitet vargjet kur I drejtohet, asaj që është: 
VAJZA ANËS DETIT. Dhe shikoni si e mbyll atë: 

           Dielli në të perënduar      
           Më tej një pulëbardhë,        
           Horizonti purpurin ngjyer,     
           Dhe unë mbeta krejt pa fjalë.     

Shfletoj faqet e librit për të përzgjedhur midis strofave, temave, vëzhgimeve të poetit dhe. . . 
nuk mund të kaloj shkarazi pa thënë diç për atë ndjenjë që hedh në vargje vëllai për motrën. (Kjo e fundit,  ka marrë udhën e Qielli ) dhe Ai e sodit nga . . .  Fotografia. 
Një merak ka marrë me vete motërzeza. Ja si hapet rrëfimi I saj: 

               Jam unë, shpirti I motrës, nuk më njeh?
               Ç'të paska dobësuar kaq shumë kurbeti? 
               Vëllai im I vogël, nuk më sheh? 
               Nga malli për ty kurmin, djegia m'a treti.

Ky dialog me të ikurën në Botën tjetër,  është më shumë  se një bashkëbisedim. Edhe pse duket më tepër si një halucinacion. Është një bisedë shpirtërash. Një merak që motra ka marrë me vete në udhën e gjatë për te ZOTI. 

               * * * *
               Ishe larg e dI,  s'të la mërgimi 
              Të më hidhje qoftë edhe një dorë dhe
              Të më thoshe të fundit lamtumirë, 
               Motrës që aq shumë vuajti në jetë.

Kuptohet, këtu nuk mund të numurohen shkaqet dhe arsyet pse vëllai mungoi për lamtumirën e fundit. Sepse, poeti nuk do që t'a përziejë poezinë me mungesën e dokumentave për të qarkulluar matanë kufijve ku është ngulur. Se e respekton megjithatë, vëndin,/ që  mbahet si djepi I demokracisë/Për të mos ia prishur imazhin,/në mejdanin e vegjëlisë.

Eh! Të mos futemi në këto ujëra, por le të lëmë poetin të flas me vargjet e tij mbi. . .shqetësimet e  Poetit.

              Jo poeti, por POETI, nuk është 
               Dhe nuk ka qënë kurrë i vetes
               E shoh me adhurim
               Kur transformohet në çaste. 
               Sot ka fytyrën e qetësisë, 
               Të inspirimi,  
                Nesër është një shuplakë  inkurajuese
                Në supin e njeriut.. . .

Vëllimi ka në mos gaboj tridhjetë e pesë poezi ku spikat ndjenja, si: Monolog I sapunit, Gjethet e vjeshtës,  Dashuri sublime, etj. Revolta me: Diktatorët, Mbreti tekdbil, pendimi I kotë me Zogjtë,
Fajsimi i kotë me: FATI. Rebelizmi te: MURI. Ashtu siç, nuk është I vetmi te: Takim I vonuar. (Ku bëhet fjalë për takimin e maturës ).

Pjesën e dytë të vëllimit autori e ka në Prozë me tregime të shkurtëra. Gjithësejt trembëdhjetë. Dhe e hap me tregimin E HUAJA. Ky krijim është më shumë një prozë-poetike. E shkruar me shumë ndjenjë.  Por është më pranë përshkrimit se sa një tregimi të mirëfilltë.  Sepse në 'të, mungon konflikti, karakteristika  e domosdoshme e tij. Po kështu, autori vazhdon me tregimin e dytë, të hedhi vëzhgimet e tij, me një gjuhë të lëmuar  Mësime morali në autobuzin e së djelës. Ky tregim I shkurtër, ngjason si një ETYD dhe është më pranë një fragmenti të gjinisë së novelës, a të romanit. Po kështu, Pamje nga korniza,  është thjeshtë një nostalgji për gjyshin. E po ashtu edhe Mjerimi në dy forma. Në të dy këto pjesë ka një gjuhë të bukur hedhur me kujdesin e atij që di të organizojë fjalinë ku, figuracioni letrar, I prirë sidomos nga poezia, kënaq lexuesin. Për të ardhur pastaj te Babai i dotorit. Një tregim ky i vërtetë,  sipas karakteristikave të mia prej pedanti fanatik, për tregimin. Autori vazhdon edhe me ndonjë tregim alegori si Unë dhe Stalini, ashtu siç hidhet në një tjetër linjë me Kështjella e ëndrrave,  ku tenton filozofimin. Do të thoshja fjalë shumë të mira e plot ndjenjë te Kënga e familjes. Por më habit një farë halla-katje në tregimin e shkruar gjithashtu me emocion Në rrugën "Sofokleus?
Ka disa tregime që autori i ka shkruar si ESSE. I tillë duket Miku më i mirë, apo: Statuja e deformuar. Për të përfunduar me tregimin aq të bukur, siç edhe e pohuam në krye të këtyre shënimeve, titulluar: DËBIMI. Tregim ky që për mendimin tonë, mund të ketë një pjesë të dytë. Nën syun e pas viteve '90-të. 

Përfundimisht. Libri  Poezi-Prozë DËBIMI, I shkrimtarit HAMIT SIQECA, ndonëse një vëllim modest, ka poezi shumë të bukura, me ndjenjë e figuracion dhe një Prozë ku, gjuha e figurshme, kënaq lexuesin. Atë,  herë-herë e bën të meditojë mbi përmbajtjen e lëndës. Kurse autorin e vë në pozicion kërkues mbi tema të reja. 

SOTIR ATHANASI, 
Athinë, Nëntor, 2017! 

Comments (2 posted):

Noke on 29/11/2017 17:30:01
avatar
Uroj zemrën, mendimin dhe dorën tënde prej krijuesi dhe miku! Sinqeriteti, modestia dhe krijimtaria e Hamit Siqecës meritojnë vlerësim. Geni i tij prej artisti, njohuritë e disaanëshme për letërsinë shqipe dhe botërore, për muzikën dhe pikturën kanë rritur një krijues të vërtetë që quhet Algert Hamit Siqeca.
myslim maska on 02/12/2017 21:16:13
avatar
Zoti Athanasiu urime per shkrimin tuaj, per poezite dhe tregimet e shkrimtarit Hamit Siqeca per librin: "DEBIMI" me pelqejne ndjesite dhe vleresimet tuaja.
Hamit Siqeca eshte nje "BIBLIOTEKE" e pasur e ndritshme dhe e dhimbsur jetesore, nga lindi nje talent ne poezi dhe proze, i biri Algert Siqeca.Urime te perzemerta. Faleminderit.Myslimi.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1