Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | OPINIONE | A do të luajë Qeveria e Ramës në Kazinonë e Kryetarit të Bashkisë?

A do të luajë Qeveria e Ramës në Kazinonë e Kryetarit të Bashkisë?

Font size: Decrease font Enlarge font
image A do të luajë Qeveria e Ramës në Kazinonë e Kryetarit të Bashkisë?

A do të luajë Qeveria e Ramës në Kazinonë e Kryetarit të Bashkisë?

 

Duke u rritur edhe një budallallëk tjetër i paparë ndonjëherë më parë i Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për rivendosjen e mbledhjeve qeveritare sa në një qytet në tjetrin, nga Vlora tashmë në Peshkopi, shihet se ka disa gjëra që duket se ndodhin në çdo transferim, sidomos tashmë që destinacioni është Peshkopia. Dhe në këto transferime mbledhjore të Qeverisë Rama, natyrisht do të ketë mjaft gallata. Kjo si gjithnjë mes fakteve të dëgjuara dhe në Parlament…

Natyrisht do të ridalin skena të ngjashme të tilla: Deputetja Reme Lala, dhe deputetët Aqif Rakipi e Bujar Muça, që i përkasin PDIU-së do të duartrokasin Mbledhjen e Qeverisë, sikurse e dhanë votën kundër arrestimit të deputetit Saimir Tahiri, lufta kundër mediave dhe gazetarëve do të ngrihet në majë të Korabit, pickimet spontane politike të kundërshtarit do të “shtjellen” në Llixha, tenderat e koncensionet e munguara të Ilir Beqjas do të rikujtohen vetëm nga cullat, heshtja e deputetes Almira Xhembulla do të dëgjohet vetëm tek rruga e blinave, pëshpërimat e hedhura ndaj deputetit Damian Gjiknuri e mjaft të tjera si këto: Kryetari i Bashkisë shkon në zyrë pasi të ketë pirë nja 5 dopio raki, dhe ato pak shkresa që firmosen e që janë në interesat e kryetarit e rrethit të ngushtë shoqëror të tij, janë të njollosura me yndyrë qoftesh dhe të lagura nga rakia, sepse firmosen nëpër qepabtore do të jenë yndyra e thashëthemeve mbledhjore tek pedonalja e devijuar nga projekti. Kryetari i Bashkisë është në shërbim vetëm të bizneseve të veta,  kryetari ka dy farmaci ne Dibër, që renditen ndër të parat në Shqipëri për vlerat më të mëdha të rimbursimit në të gjithë Shqipërinë, kryetari nuk lejon të ushtrohet kontrolli nga Fondi i Detyrueshëm i Kujdesit Shëndetësor do të duken si zhurmat që lëshojnë vrasëset e mizave të tregut të perimeve në këtë pragdimër.

Në plan të tejdukshëm do të lejohen të dalin: kazinoja, farmacitë, vila me lokalin e kryetarit të Bashkisë, vetë pedonalja e kthyer në një vend ku dibranët mësojnë makinën dhe si në refren do të prishet gjimnazi, për të bërë zyrat e veta kryetari. Do të ketë dhe të tjera gallata! Do të rikujtohen nga këto me tonelata…, “arritje në fushën e gjelbër”. Por jo si ajo ku natyrisht, Irlanda e Veriut që luajti mbrëmë kundër Zvicrës e pësoi për faj të drejtuesit të ndeshjes, që dha një penallti si dora e Maradonës, apo dhe goli i Botërorit të kaluar të Anglisë që kaloi vijën e bardhë e nuk u dha. Dhe dibranët do të jenë shumë të lumtur pasi do të këndojnë dhe pijnë me krenari deri në orën e mbledhjes së Qeverisë në Peshkopi. Kështu është rrotullimi i ushtrisë së gjelbër në fushë të bardhë, ku pritet të zbardhë vetë Dibra faqen e saj, dhe kjo falë këtij budallallëku të tipit Rama.

Megjithatë, nga të gjitha ato arritje të përfshira në fjalimin imagjinar, vetëm pamundësia ligjore e Shukri Xhelilit prej Mbledhjes Rama, ose të ashtuquajturës Peshkopia 2017-të mund të klasifikohet sipas humorit të hollë dibran nën termin më ‘të pakonceptueshëm’. Në fakt, hera e fundit që Shukriu u shfaq me kostumin e “Rilindjes” ishte para videos që e bëri më të famshëm, pasi atëherë vetë Tahiri ishte në kulmin e pushtetit të tij dhe në ato troje. Në të vërtetë, nga vetë Mbledhja duket se aty ka ardhur edhe Shukriu, edhe Tahiri, edhe … gjithë ekipi “fitimtar” i Gjiknurit. Pothuajse çdo ekspert tha se ata do të luftonin dhe do të luftojnë për fitoret e papërsëritshme të “Rilindjes”, duke theksuar se skuadra e tyre në letër dhe në fushën e gjelbër të Rdomirës është më e forta në kujtesën e fundit. Për të qenë e drejtë, fati i pjesëmarrjes alla-Shukri, apo alla-Tahir, ndoshta ishte vulosur para se një firmë të ishte lëshuar, pasi ata kanë qenë futur me kohë në një rreth me “Të Fortët”, por nuk është ky fakti pse ata s’janë në këtë tubimin ministror Peshkopia 2017-të, por mënyra me të cilën kanë fatin të jenë aty dhe pa qenë fizikisht. E para se zemra e tyre dhe e të gjithëve, rreh atje ku janë ata, e dyta ata s’ka qare pa qenë aty dhe e fundit të dy janë faqja e bardhë e “Rilindjes”. Epo kjo është moda e re. Moda e re që vesh “Rilindjen”!

 E si mund të quhet e modës së vjetër, kur Mbledhja Qeveritare Peshkopia 2017-të duke luajtur pa këta dy figura të Rilindjes në fushën e blertë, kur ngjan sikur Brazili luan pa asnjë avantazh. Rilindasit e Ramës kanë patjetër avantazh. Ata po e shohin fytyrën e një shkëmbi që nuk e kanë vizituar, pasi një figurë e tillë si Kryetari aktual i Bashkisë, është si një qershi mbi tortën e sukseseve në kohën e bonusit të paarritshëm të “Rilindjes”. Në një grup me zëvendësministrat që u importuan nga Kosova, Shukriu i madh mund të duket si një vesë e freskët në mëngjes, një frymëzim i paparë për çdo kryetar. Nga ana tjetër, modeli dhe më i miri, natyrisht që mbetet Saimiri.

Në vend të tyre, aty do të jenë gjigantët, heronjtë e rrinj të Rilindjes…Një parashikim? Një e thjeshtë ... si do ta bëjnë mbledhjen? Një mënyrë me fjalë arritjesh, ose tjetra me britma. Arna rilindase duket se vjen së bashku me dimrin mbi pallton e drobitur dibrane. Gallatat sapo kanë pjekur humorin kafeneve, pothuajse lulëzojnë, në kohë krizash. Një Peshkopi pa Shukri, pa Tahir, pa një Kryetar që nuk hynë në zyrë pa pirë pesë dopio raki, në një Mbledhje kaq të Madhe Qeveritare, natyrisht që do të ishte si Dibra pa mollë, si “Rruga e Arbërit” që fle e qetë mbi projekte, apo si Bulqiza pa ndonjë aksident në ditë. E përtej të gjitha gallatave më shqetësuesja është pyetja: “A do të luajë Qeveria e Ramës në Kazinonë e Kryetarit të Bashkisë?”

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1