Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | OPINIONE | TË RRËZOJMË RAMËN…JO, TA LËMË DHE PAK…

TË RRËZOJMË RAMËN…JO, TA LËMË DHE PAK…

Font size: Decrease font Enlarge font
image KRISTO ZHARKALLIU

TË RRËZOJMË RAMËN…JO, TA LËMË DHE PAK…

                                 NGA  KRISTO ZHARKALLIU…

  Ditët e fundit,për shkak të “skandalit” Tahiri, po dëgjohen britma të çuditëshme në Shqipëri. Të gjithë opozitarët në kor i janë sulur kryeministrit duke akuzuar për korrupsion,për trafik droge (s’ka gjë që për këtë akuzohet Tahiri,përgjegjësi kryesor na qënka Rama!). Ndoshta kjo zhurmë do të dukej normale në se nuk do të dëgjoheshin “deklarata” dhe opinione absurde thua se ky vend ndodhet në një planet tjetër. Fillimisht dëgjuam deklaratën e një politikanit qesharak, qo llomotit përditë, duke harruar se partia e tij i dha shqelmin nga kryesia(ish minister i Ramës dhe dikur dora e djathtë e Metës) i cili sapo shpërtheu çështja Tahiri, deklaroi: “Rama ka rënë, nuk është më…kryeministër!” dhe gati sa nuk vrapoi tek ish padroni i tij ta…betojë kryeministër si shihnin ëndrra me sy hapur para zgjedhjeve… Sigurisht këtij korit i u bashkua dhe opozita kryesore me Lulin-më falni-me Saliun në krye. Në një vend demokratik misioni i opozitës është të kontrollojë qeverinë (kur ka shumicën që të mos themi shqip:mazhorancën!) të bëjë kritikë dhe të përpiqet të fitojë dashamirësinë e votuesve që kur të bëhen zgjedhjet të marrë pushtetin dhe të qeverisë vendin më…mirë nga e kaluara. Por edhe këto duhet të keni një kufi, të mos kalohet në ekstremizëm dhe duket qartë se Gojëmadhja dhe Saliu i kanë kapërxyer të gjitha kufijtë. A nuk duket ekstremiste kur “motra” e djeshme të akuzojë ish qeverinë ku bënte pjesë dhe ajo dhe i shoqi,për kriminalitet, korrupsion dhe trafik drogë, duke harruar- ose duke dashur t’u hedhë votuesve hi syve- se edhe ajo ishte pjesë e asaj “tepsie”? Dihet se familja e saj dhe në përgjithësi partia që përfaqëson nuk mbahet mënd për “punë të ndershme” dhe se u pasuruan me “djersën e ballit”. Askush nuk mund të pasurohet me punë-sado e lartë që të jetë paga mujore. Më kujtohet kur dikur një ish bashkënxënës të Onasit, kur u takua me të i tha: “Ore mik unë jam professor,paguhem mirë dhe nuk munda të pasurohem…me zor bleva një apartament me kredi, ti si dreqin i bëre kaq para?” Biznesmeni i famëshëm-i cili me paratë e tij mundi të martohet dhe me vejushën e Kenedit- qeshi dhe i tha ish bashkënxënësit: “Atje ishte gabimi yt: punoje. Me punë nuk bëhet pasuri…” Dihet pra se Mona dhe i shoqi kanë pasuri marramëndëse (për kushtet e Shqipërisë) dhe kushdo do të pyeste si e bëne këtë pasuri? Për cilin korrupsion bën fjalë si ajo dhe ai mjerani Petriti? Dhe plotgojë bërtasin:Rama ra…Qeveria ka rënë..Dhe pastaj ç’bëhet? E ka marrë Petriti pushtetin?

   Por t’i lëmë Monën dhe Vasilin dhe t’i hedhim një sy pd-së që është gati e shthurur për vete. Mjerisht-ose çuditërisht- kjo parti ka dy “kryetarë”: njëri “dejure” dhe tjetri “defakto”. Sigurisht Saliu mban shkopin e dirigjentit,ky bën luftë opozitare nëpërmjet informatorit dixhital…Nuk ka dyshim se çështja Tahiri u ra si dhuratë nga qielli,por  kam frikë se po e keqpërdorin kësisoj në vend që të përfitojnë dashamirësinë popullore, bëjnë të kundërtën. Nuk mjafton se bërtasin  prej vitesh “Rama ik!” por arritën në skajin ekstremist që nuk është dëgjuar në një parlament demokrat: Vetë Saliu bërtiti në Kuvënd: “Revolcion popullor, Revolucion, Revolucion!!!(tre here) As komunistët e deklaruar të tillë-se ai thotë se ka denoncuar të kaluarën komuniste- nuk kanë guxuar të bëjnë thirrje të tilla në ndonjë parlament drmokratik europjan e gjetkë-të paktën gjatë viteve të fundit pas shëmbjes të sistemit diktatorial komunist. Por Saliu duket se ka mbetur komunist i papenduar. Veçse sot është një komunist me pasuri prrallore si ai ashtu dhe i biri dhe të afërmite tij të tjerë. Kush do ta bëjë pra revolucionin? Dhe pse? Që të mbrojnë vilat dhe pasuritë që kanë zhvatur nga populli kaq vite?  

    Të gjithë pra flasin se të tjerë kanë vjedhur. Nuk mund të quhet hajdut Luli i cili paturpësisht deklaron: Unë isha i pasur para se të hyja në politikë..(kur e akuzojnë për Rrugën e Kombit) Dhe si u pasurua në moshën dyzetvjeçare? Duke qënë emigrant në Hollandë? Gjatë luftës së Kosovës? Sa paguhej në Hollandë dhe si u pagua gjatë luftës së Kosovës kur bënte pjesë në  një ekip përkthyesish? Duket pak e pamundur, apo gaboj? Por puna nuk është se si u pasuruan këta- le ta gjejë Vetingu (shpresojmë) por gjuhën që përdorin për të tjerët dhe këtu na vë në siklet të madh: Mos këta bërtasin se kanë frikë? Mos shpresojnë të “rrëzohet” Rama dhe qeveria e ligjëshme që të mos bëhet Vetingu? Britmat e tyre- si të Monës,të Saliut dhe të Lulit tregojnë një nervozizëm dhe frikë për të ardhmen dhe  shpresojnë ,si dhelpra që ndiqte dashin me shpresë t’i binin topet që t’i hante, të bjerë qeveria e ligjëshme të krijohet kaos dhe të dalin edhe një here fitues. Veçse vetvetiu del pyetja: si rrëzohet një qeveri demokratike? Normalisht bie kur humbet shumicën në parlament, kur bëhen zgjedhje dhe i humbet ose kur vetë kryeministri vdes ose jep dorëheqjen -nga kjo e fundit nuk bie detyrimisht qeveria që ka shumicën. Pyesim pra: me ç’logjikë presin të bjerë qeveria-ose Rama,si thonë-kur ka shumicën në Kuvënd? Kaq shumë i ka zënë paniku sa nuk dine çfarë thonë dhe çfarë shpresojnë.

   Fatmirisht na doli  opinionisti, Andi, ai “analisti”që ka rrënjët në Bllokun e vjetër të diktaturës dhe na u treguaka i mëshirëshëm ndaj Ramës, por që u prrish korin opozitarëve: Thotë me zëmërgjërësi: ta lëmë dhe pak Ramën! Të mos e rrëzojmë tani se nuk na leverdis..U jep këshilla Monës dhe Lulit se akoma nuk  është gati plani i mëtejshëm. Më pare të pajtohen më tej Mona dhe Luli, të bëjnë gati qeverinë dhe pastaj…si të ndajnë ministritë dhe drejtoritë (Mona ka përvoje të mirë në këtë drejtim. Tetë vjet këtë punë bënte akoma dhe më pare. Prandaj bashkë me Petritin..)  Prandaj e rrëzojmë pak më vonë,nuk bëhet kiameti edhe sikur të prodhohet pak hashash akoma! Andi e ka në dorë këtë, e di se si mund të rrëzohet Rama ashtu si e di dhe veterineri i Myzeqesë. Vetëm ne të tjerët nuk e dime ashtu si nuk e di dhe populli shqiptar. Por kush pyet për popullin? Kur të bëhet revolucioni i Saliut,populli do të fërkojë sytë…Ky sikur ka nostalgji për 97 e njohur..kur dhe pak hëngri kokën e vet.

  Edhe njëherë bëj pyetjen: si mund të rrëzohet një kryeministër që ka shumicën në Kuvënd? Kësaj pyetjeje nuk i janë përgjigjur as Saliu (mirë,ky do të bëjë revolucion) as Luli (ndoshta mbyllet përsëri në çadër) dhe as Mona që do të bëjë protesta (me ish drejtorët e saj që kanë mbushur xhepat me paratë e fukarenjve…) Unë do të pres të shoh me sytë e mi rrëzimin e Ramës (ndoshta pas katër ose tetë vite!) nga vetë populli me votën e tij! 

 

                                   KRISTO ZHARKALLI.  6-nëntor 2017.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1