Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | OPINIONE | JANË PO ATA…….!

JANË PO ATA…….!

Font size: Decrease font Enlarge font
image HASAN KOSTRECI

NGA HASAN KOSTRECI

 

 

Shpesh dhe sa herë që shkojmë në Atëdhe e diskutojmë me miqtë apo me të afërmit tanë për situatën, ata përherë ankohen, si për prolemet ekonomike, për papunësinë, por sidomos për politikën e korruptuar dhe kur shtojnë se “janë po ata”, nuk bëjnë ndonjë prezantim të zakonshëm, por fjalën e kanë për vazhdimësinë e po asaj pjese të shoqërisë, e cila si dhe baballarët e tyre, kanë të njëjtin parim; Gënjeshtrën dhe mashtrimin.

 Se si ndodhi që ky lloj elementi erdhi përsëri në pushtet edhe mbas nëntëdhjetës, faktorë ka shumë, por një gjë vlen të përmëndet, se shqiptarët gjithmonë dhe kurdoherë janë mashtruar. Kështu ndodhi në dyzet e katrën, kur iu premtuan, se do hanin me lugë floriri dhe kur erdhi puna s’mbushën dot as barkun me bukë, në nëntëdhjetën kur demokracinë ua besuan dhe ua lanë në dorë pësëri po këtyre dhe shprehjet se do shkojmë në komunizmin, atëhere, apo do hyjmë në Europë, janë bërë fenomene, që kanë më shumë se shtatë dekada që përsëriten, prandaj dhe më vjen keq, kur në televizor shoh herë pas here gazetarë apo edhe njerëz të thjeshtë, por që i përkasin krahëve të ndryshëm, të cilët debatojnë në studio aq ashpër dhe me pasion me njëri tjetrin, sikur të ishin armiq. Shajnë, ofendojnë, bile për të mbrojtur “Bosat” e tyre, janë gati që edhe të zihen. Të jenë këta vërtet idealista dhe me ideollogji të ndryshme, apo e bëjnë vetëm për interes? Kjo e dyta sigurisht egziston, por mendoj se janë gjithashtu edhe të manipuluar e nuk e kuptojnë se skenarët e politikës si atëhere ashtu edhe sot, i ka bërë dhe vazhdon që t’i bëjë tjetër kush dhe kjo situatë na kujton edhe njëherë atë periudhë, kur sa herë që “Merhumi”thoshte “Të forcojmë luftën e kllasave”, ishte vegjëlia ajo, që për ta vënë ‘atë porosi” në  zbatim, ushtronte diktaturë, dhunë, bënte krime dhe pjesën tjetër të popullsisë, e quante armike.. Dhe e dyta këtu nuk është fjala për të larguar nga pushteti një parti që ta zëvëndësojë një tjetër, të cilat jo vetëm që në këto njëzet e shtatë vjet janë provuar dhe sprovuar disa herë dhe si përfundim s’kanë bërë gjë, por nga që janë me të njëjtën origjinë, sigurisht që kanë edhe të njëjtin mentalitet.

Si shtet demokratik që mbas nëntëdhjetës, gjoja, u bëmë, dy reforma nga më të rëndësishmet që duheshin patjetër zbatuar, s’u kryen; Dënimi i krimeve të komunizmit dhe dhënia e pronave pronarëve, ndërsa shprehja se ‘Të gjithë jemi fajtorë dhe të gjithë bashkëvuejtës”, jo vetëm qe ishte mjaft e gabuar, por edhe ofenduese, sepse si mund të njehësohej ajo pjesë kriminale e shoqërisë që përmëndëm më lart, me njeriun e ndershëm e me karakter, i cili duroi persekutimin, por nuk u deformua.

Nëqoftëse nga ish Jugosllavia, nga ish Bashkimi Sovjetik apo edhe nga Kina, Enveri dhe klika e tij u shkëputën jo se kishin ideollogji të ndryshme, por vetëm sepse u rrezikohej pushteti, edhe këta, për të krijuar imazhin sa më të  keq të Shqipërisë dhe të mos hyjmë në Europë, ç’farë nuk kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë; Sajuan 97-tën, 21 Janarin, greva, bojkote herë pas here, protesta, çadra etj. dhe për të ruajtur karriken, janë gati që të lidhen përsëri me Rusinë, me Kinën, bile dhe me Korenë e Veriut, por vetëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo me Gjermaninë, jo. Arësyeja, sepse nuk duan që të vihen nën kontroll dhe t’u pritet mundësia pë të vazhduar korrupsionin, por zanafilla në fakt e këtij fenomeni nuk ka filluar tani, por qysh herët, në komunizëm. Varfëria ekstreme e detyroi atë gjeneratë, që për të mbijetuar, të vidhte dhe meqënëse dënimi për këtë lloj “aktiviteti”, krahasuar me akuzën për “agjitacion e propogandë”, qe fare I vogël, dha mundësi që ky ves të përhapet dhe në pjesën më të madhe të shoqërisë, të egzistojë edhe sot.

Reforma në drejtësi apo Vetingu që të huajt aq shumë po ngulmojnë, është një mundësi për të pastruar të korruptarit, por me këtë klasë politike që kemi, rrezik të mos realizohet, prandaj e vetmja mënyrë, për mendimin tim, është “Vota e Popullit” dhe nëqoftëse edhe kjo korruptohet, perspektiva dhe e ardhmja e Shqipërisë vihet në dyshim.

  Gjithçka, që të dashur lexues, shkrova dhe thashë, nuk janë natyrisht të reja dhe shqiptarët s’i dinë, por është mllëfi ai që na shtyn dhe sidomos përgjigjësia që kemi ndaj Atëdheut dhe kombit tonë.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1