Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | OPINIONE | Me “Urat e librave” të Shpend Topollajt

Me “Urat e librave” të Shpend Topollajt

Font size: Decrease font Enlarge font
image Kopi Kyçyku

Me “Urat e librave” të Shpend Topollajt

Hë sot, hë nesër... Gjersa na u bë mbarë! Herë s’kisha kohë unë e herë Shpendi, miku im që banon në Durrës, një nga krijuesit më të begatë në fushë të letrave, intelektual me formim të shumanshëm, veprimtar i palodhur shoqëror. E, pra, më në fund u takuam sot paradite por vetëm për pesë a gjashtë minuta. Nuk kishte kohë as për një kafe se ngutej për të qenë (si çdo ushtarak i përkushtuar i karrierës) i pranishëm në kohën e caktuar dhe në vendin e caktuar, aq më tepër që ishte i ftuar për të mbajtur një kumtesë. Ma dha librin e tij më të freskët me kritika letrare “Urat e librave”, me dedikimin e ngrohtë: “Kopit, mikut tim të ditur e shpirtmadh”. Më tërhoqi hijeshia e mbulesës së librit dhe fillova leximin. Qysh në faqet e para u binda se nuk do ta lëshoja lehtë nga dora. Stili i Shpendit që rrjedh si ujvarë, i freskët e me shushurimë melodioze, më futi në një galeri njëherazi miniere dhe artesh figurative. Them “galeri miniere” sepse sikur hyra në një vendburim mineralesh të pasur jo me një, por me një morì metalesh, njëri më i vlefshëm se tjetri. Them edhe “galeri artesh figurative” sepse më dolën përballë shumë portrete të vizatuar me ngjyra të gjalla, që rrezatonin vlera të panumurta njerëzore. Shpirtmadhësia ime, që vetëm një shpirtmadh si Shpendi mund ta dallojë dhe ta zmadhojë me lupën e mirësisë, ishte mikroskopike në krahasim me atë të personazheve të skalitur si nga një daltë skulptori të shquar, apo nga peneli i një piktori të tejndjeshëm. Bie në sy menjëherë një e vërtetë ngazëllyese: Shpendi bën çmos që të mos i shohë protagonistët e shkrimeve të tija ca si të nënës e ca si të njerkës. Në shërbim të këtij qëndrimi ai hulumton dhe ia del mbanë me sukses të nxjerrë në dukje, deri në grimcat më të imta, vlerat e veprave apo të punëve të tyre në përgjithësi. Si një kampion i mbrojtjes së barazisë, Shpendi ve “pa protokoll” në krah të një personaliteti të shquar (Dritëro Agolli, Mihai Eminesku apo Lasgush Poradeci), të tjerë më pak të njohur ( Fatmir Minguli, Zyhdi Shehi apo Xhod Beja) dhe jo vetëm u kushton të njëjtën vëmendje, por edhe u rezervon të njëjtën hapësirë dhe mban të njëjtin qëndrim të paanshëm.

Duke lexuar këtë vëllim të ri të Shpend Topollajt mendja më shkoi tek përkufizimi i kritikës, në radhë si mjet vlerësimi, jo si mundësi denigrimi.

Ishte ora afro 9.30. Duhej të bëja pazarin se në shtëpi duhej të çoja perimet për drekë, por u kujtova për “detyrat familjare” vetëm kur shkela te pragu i shtëpisë, duarzbrazët. Ah, jo krejt kështu se në duar mbaja “Urat e librave” që sapo e kisha përfunduar së lexuari gjatë rrugëkthimit. Plot 168 faqe!

Urime, Shpend!

Comments (1 posted):

kadri tarelli on 06/10/2017 20:43:08
avatar
Ke tw drejtë profesor!
Shpendi ka shpirt artisti, ndaj i qëndis shkrimet me art fjale e magji frymëzimi.
Me mirëkuptim!
Kadri Tarelli
Durrës

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1