Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | OPINIONE | Koalicioni xhamajkan i Merkelit

Koalicioni xhamajkan i Merkelit

Font size: Decrease font Enlarge font
image Ilir Levonja

 

 

Nuk bëhet fjalë për ndonjë platformë nga vendi i Bob Marlit, por thjesht kolori i ngjyra i partive që priten të bëjnë koalicionin e ardhshëm me Anxhela Merkelin përkon me flamurit xhamajkan. E zeza, e verdha dhe e gjelbërta. Ndaj shumë analistë të Rojterit, Dojçeveles etj..., në ato hamendësimet e mundëshme për formimin e qeverisë së re kanë nominuar dhe këtë si koalicioni xhamajkan.

Kjo edhe për faktin se ish presidenti i Europës, Martin Shulz deklaroi publikisht se nuk do të vazhdojë më koalicionin me 'të.

Një lloj i tipit angllish, midis të djathtëve dhe të majtëve por që u konsiderua si bashkëpunim i frutshëm për kohën. Porse ne zgjedhjet e djeshme, nuk rezultoi i tillë për partinë dhe Shulzin.

Megjithatë disa detaje nga zgjedhjet e fundit në Gjermani dhe Anxhela Merkelin, ia vlen t'i kujtojmë.

Duke fituar mandatin e katërt, Anxhela Merkel kalon rekordin e Konrad Adenaurit, themeluesit të CDU-së ose partisë së kristjandemokratëve. Ai drejtoi vendin për 14 vjet. Njeriu dhe partia që nxorrën Gjermaninë nga kriza e madhe menjëherë pas luftës së dytë botërore dhe turpit me emrin e Hitlerit. Por që nuk arriti të shmang ndarjen. Duke fituar mandatin e katërt, Axhela Merkel kap kështu rekordin e të ashtuquajturit mentorit të saj, Helmut Kohl, 16 vjetë, njeriut qe bëri të mundur bashkimin e Gjermanisë më 1990-të. Vendi qe i ndarë që nga lufta e dytë. Deri atë mot kishim dy Gjermani. Republika federale dhe Republika demokratike. Një bashkim që nuk solli kriza ekonomike a politike fal aftësisë së Kohlit. Dhe potecialit të ekonomisë së tregut në Gjermaninë perëndimore përballë asaj të centralizuar në Gjermaninë lindore. Por ky bashkim, do mbahet mend jo vetëm se rrëzoi murin e Berlinit, po edhe pse shëmbi kampin e madh të vendeve të Bashkimit Sovjetik.

Duke fituar mandatin e katërt Anxhela Merkel ka fituar një qeverisje me shumicë nga zonat rurale. Edhe pse është një parti e djathtë. Duke u krahasur kështu me Rexhep Taip Erdoganin e Turqisë. Edhe ky, i refuzuar nga metropolet, por i votuar nga zonat rurale. Dhe ashtu si ai, përflitet për një qëndrim të tepruar në pushtet. Si pasojë ka humbur ndjeshëm në përqindje votash, në raport me vitin 2013. Nga 42% atëherë, në 33% sot. Pra një tkurrje e ndjeshme.

Duke fituar mandatin e katërt, ajo ka nevrikosur neonazistët dhe ato shtresa që duan një Gjermani të pastër. Të cilat nuk ja harrojnë dhe nuk ia falin faktin që më 2015-ën, u tha vendeve të europës të hapnin kufijtë. Dhe strehoi nga Siria dhe vendet me konflikte nga pranvera arabe, më shumë se 1 million emigrantë. Në këtë drejtim ajo është një shenjtore për refugjatët që flenë poshtë urave. Sa..., gëzimi i fitores së saj nuk ka vlera askund tjetër se sa në sytë e tyre .

Por nuk mund ta themi këtë për Greqinë, pasi e ka futur në një karantinë ekonomie tregu.

Por nuk mund ta themi as për Turqinë, të cilën nuk e ka toleruar dhe i ka treguar vendin kur bëhet fjalë për të drejtat dhe liritë e mendimit.

Por nuk mund ta themi këtë as për Anglinë, apo rrymave radikale për prishjen e Unionit Europian.

 

Ajo sot është 63 vjeçe, me profesion fizikante. Një këshilluese e kryeministrave të rajonit tonë, ballkanit. Si rrjedhojë edhe e kryeminstrit tonë. Megjithëse është një pinjoll i së majtës komuniste. Por përvoja me Shulzin ia lejon këtë. Edhe ai vinte nga një parti e majtë, madje shumë e vjetër, që nga koha e Marksit. Kurse liderit të opozitës i ka ofruar konsulencë nga CDU-ja. Megjithatë si njëri si tjetri ka menduar vetëm për veten, se vendit dhe popullit ia kanë bërë me kohë në kokë.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1