Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | OPINIONE | NËPËR DIMENSIONET E NJË SHPIRTI TË MADH POETIK

NËPËR DIMENSIONET E NJË SHPIRTI TË MADH POETIK

Font size: Decrease font Enlarge font
image Vjollca Tiku Pasku

NËPËR DIMENSIONET E NJË SHPIRTI TË MADH POETIK 
Duke shfletuar krijimtarinë e njeriut të njohur të letrave shqipe, Vullnet Mato, i cili ka rreth pesëdhjetë vjet që udhëton në venat, arteriet dhe ndjenjat e lexuesve, qoftë si romancier, si poet, apo redaktor letrar dhe eseist, shohim prej tij një lëndë me vizion të gjerë, plot nuanca ngjyrash, me impulse të pasura të një ndjeshmërie të hollë artistike e mbresëlënëse. Në kuptimin figurativ, lotët e kyçur të yjeve brenda amforave të shpirtit të tij, ruajnë një prush dashurie të dëlirtë, cila në kontakt me dritën shpërthen zjarre të reja ...Të kësaj natyre janë poezitë e përmbledhjes së fundit voluminoze “Poezi të zgjedhura”, të këtij poeti të mirënjohur. Në këtë botim janë përfshirë krijimet më të mira, të shkruara e të botuara, në pesë libra, që nga vëllimi i tij i parë “Tinguj malesh”, më 1969, deri tek poezitë e shkruara gjatë këtyre viteve të fundit. Ku shtrihet një distancë kohore, e cila përmbledh kurbat në ngjitje të tij, deri te lartësitë e një poeti të shpallur personalitet i shquar, emrin e të cilit, të rinjtë dhe dashamirësit e vendlindjes së tij Fterrës, e kanë gdhendur në faqen e malit, si shenjë krenarie e mirënjohje, për artin poetik dhe librat në përgjithësi të birit dhe bashkëqytetarit të tyre. Poezia “Letër nënës”
Këtë letër për ty, e shtrenjta Nëna ime, e mbështolla me zarfin e ngrohtë të një psherëtime dhe po e nis nga thellësitë e pyjeve Lindorë, Po e nis gjethe pas gjethesh, erë pas erërash, Po e nis të lagur me rrëketë e çiltra të lotëve, të qullur me pikat e gjakut të zemrës brishtore, të zbutur me bulëzat e djersitjes pa gjumë, të njomur me sekrecionet e artikulimit të frazës kryesore: "Oh, për ty më ka marrë malli shumë, shumë !"…

që çel faqet e këtij libri, është shkruar me vibrimet e zemrës së tij, të cilat i ndjen deri në largësitë e hapësirave të pamata. Ato janë dridhërima zemre të atilla, që lagin çdo gur toke, që ngrenë peshë çdo kokrrizë rëre, që lindin dashuri edhe në gjembat e anktheve të jetës. Ku edhe lotët e përmallimit për nënën, bien në tokë dhe shndërrohen shami, për të lagur sytë me lëng dashurie, sa herë heroi lirik, bie i këputur nga jeta. Kjo është një poezi e denjë për në antologjinë e poezisë botërore, me një pasuri të jashtëzakonshme ndjenjash dhe përjetimesh, me një spontanitet dhe dendësi mesazhesh jetësore, ndërtuar mbi një figuracion të pasur dhe stilistikë poetike brilante. 
Ta dërgoj bashkë me kujtimet e largëta, tok me drithërimet e fëmijërisë, tok me një gotë të mbushur me lot për ty, dhe me urrejtje për ata që më ndanë nga ty e nga trualli ku së pari më dhe sisë. Po e nis për aty, te rëra e deteve, te gurët e zalleve, te lulet e pranverës, te buzëqeshjet e njerëzve, te puthjet e vëllezërve, te dhimbjet e të mjerëve.

Kjo poezi ka spiritualitet, gjallëri jete, ndjesi të thella dhe të përjetshme, të cilat, nuk mund t’i zëvendësojë e t’i kalkulojë, asnjë lloj kohe, sado globale dhe integruese, e me petka moderniteti të jetë veshur ajo… Poeti Mato ka tiparin dallues, se i kundron thellë dhe jo në mënyrë të sipërfaqshme objektet e pasqyrimit poetik, zhytet në aventurën shkrimore me shpirt dhe pasion, duke u identifikuar uni i tij, me gjithë tërësinë e elementëve që e përbëjnë dhe me të cilat ai hyn në marrëdhënie dhe korrelacion reciprok. Ai nuk resht së gjurmuari lëndën poetike, pikat kulmore të saj, përkimet me botën etike, filozofike, humane, me mesazhet dhe kredot që përcjell te lexuesi, duke i shkrirë në një realitetin jetësor dhe filozofiko-etik me atë estetik. Strukturimi konceptual, brendësor, përmbajtësor dhe formal i aktit poetik të Vullnet Matos, përmbledh vizatime me dorë të lirë të një peizazhi me ngjyra dhe spektre të larmishme jetësore, si gjendje, kujtesa, impresione, përqasje në kohë dhe hapësirë, abstragime metafizike dhe trandenshente. Mato nuk sajon, por shpreh lirshëm dhe me kurba të përndezura poetike realitete, të tipit të ajsbergut, duke lënë shumë gjëra të nënkuptuara, çfarë e rrit në mënyrë befasuese peshën specifike të aktit të tij Poetik. Në këtë udhëtim të gjatë poetik, na ndjek bashkë me vargjet e goditura të poetit, “Saranda, e bukura e dheut të artë”, “pyjet e Sopotit”, ”vajtimi i cigankës”, “Egnatia”, “Zef Serembes” etj, një parakalim trajtash, gjendjesh, figurash, imazhesh, strukturash poetike, të ndërtuara me elegancë dhe në mënyrë të natyrshme. Nga pesë vëllime poetike dhe nga një sërë poezish të përmbledhura nga krijimtaria e viteve të fundit të Matos, duket se lëvrin një gjeografi e thyer me relieve dhimbjesh e plagësh, një botë e përndezur, sa romantike e idilike, aq dhe dramatike e tragjike. Siç është dhe jeta e një brezi, të keqkuptuar, të ndaluar e të persekutuar, siç ishte brezi i Matos. Ata që, në një mënyrë apo një tjetër, dolën nga sinorët e soc-realizmit dhe shkruan sipas mënyrës së tyre, siç iu thoshte shpirti dhe zemra. Qashtërsia dhe spontaniteti, të shoqëruar me një lirizëm të hollë dhe me një figuracion të ngjeshur, plot befasime, janë tiparet më të qenësishme të artit poetik të Matos. Antiteza, kontrapunti, dhe metaforat e goditura, mbajnë gjallë një arkitekturë poetike rrezatuese dhe përcjellës,e të një dendurie mesazhesh dhe emocionesh njerëzore të rralla, me ngjarje në mjedise po aq të rralla.

“Nuk e kuptova pse u magjeps ajo vajzë prej meje,
dhe ndoshta nuk kam për ta kuptuar asnjëherë. 
ç’priste nga një fytyrë dimri me flokë reje, 
ajo fytyrë engjëlli me trupin lastar në pranverë? 
Shkruan ai një vizatim çasti, ku rezonanca e moshës dimërore ndjen tingujt e pranverës rinore, ku në sytë e jetës mbeten shumë pikëpyetje. Një e vërtetë Jetësore, ku çelësi i shpirtit, ka hapur portën dhe rrëfen ato emocione që depërtojnë direkt te lexuesi dhe e joshin për të vazhduar në skedat e fantazisë. Frymëzimi prej çasteve reale, është veprorja e poetit, që zbrazet rrjedhshëm në mendjen e lexuesit, nëpërmjet veprës së tij, me gurgullimin e një gurre të freskët. Ai të hipnotizon nëpërmjet çastit, sepse të tërheq në atë fragment ku e përjeton më gjithë forcën e shpirtit dhe të çon në fund në kumbimin e një gongu ideor. Për vlerat e spikatura artistike te këtij poeti, me përmasa kombëtare, mund te flitet gjatë, por mendoj se edhe kënaqësia e lexuesit është të joshet, për ta shfletuar vetë këtë vepër voluminoze me disa qindra faqe.

Vjollca Tiku Pasku 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1