Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | OPINIONE | Meditim për lirikat “Nuk ka moshë dashuria”

Meditim për lirikat “Nuk ka moshë dashuria”

Font size: Decrease font Enlarge font
image Tatiana Zoto

Z.Përparim, Lirikat e dashurisë i lexova dhe i rilexova. Të bukura.  Janë të ndjera, kanë emocion dhe të vënë pa dyshim të meditosh për shumanshmërinë e kësaj teme kaq të gjerë, kaq jetike për njeriun, kaq  shprehëse për shpirtin e tij, por dhe kaq të ndryshme. Duket sikur ke zbërthyer botën e njeriut, që është shpesh e pakuptueshme, e ndërlikuar dhe herë-herë poezia lirike e dashurisë ka një fill filozofik, diku i dukshëm, diku i fshehur. Te “Përse?” Përse më duket jeta si një rrugë pa fund/ Ngado që eci, rruga diku mbyllet/ Jam në të tillë gjendje që nuk mund/ Ta tregoj se si filli këtij “lëmshi” t’i gjindet... Vargu i fundit i poezisë dhe i mbylljes së librit: Veç me miken time të jem deri në fund/ kulmon, me qartësinë që duhet të ketë njeriu  për jetën e tij. E bukur dhe e çiltër. Apo “Kujtimet” Kujtoj rastin  a nuk është mbreti i botës)/ Kur krejt befas u takuam/.          

Bukuria e jashtme e tërheq poetin, heroin lirik e pse jo, të gjithë, kështu rend heroi lirik dhe shfaqet në të gjitha moshat dashuria.“Nuk ka moshë dashuria” poezia që hap librin pohon ekzistencën e së bukurës tek femra, mandej përshkohet nga ndjenja që lind tek heroi lirik, apo dhe pohimi euforik. Shoh një sy e më bie syri/ Shoh një buzë e goja lëng/ Mendja mua ende s’më hyri/ Koka seç më bën tëng! Dhe vazhdon me poezitë :Moj fqinjë e bukur”, “Dhe... dhe” Dhe sytë bojëqielli, dhe buzët ngjyrëshegë/ E humba i mjeri, nga “dy mollët” mbi degë/. Tek “Zemra ime” arrin një kulm me krahasimin Si pirate zemra ime/ Si, pak fshehtas, zë sulmon/ dhe vazhdon me hiperbolën; Nga një mike tek një mike/ Një për një i dashuron/. Tufa e poezive me heroin lirik përballë bukurisë femërore është e shumtë, bëhet edhe më e tërheqëse, edhe më poetike kur ka dhe portret shpirtëror, si “Vegimi i syve” Ai vegim sysh: behar që përzë çdo dimër/. Tek “Je si Malva” Ke një të qeshur aq të çiltër/ Sa më duket u “ngjall” Malva/. Dhe buzëqeshja ëmbëloshe/Seç më jep drithma në shpirt/  tek “Unë pas teje jam marrosur”/ e të tjera.

         Kujtimet në këto lirika janë shumë të ndjera, plot jetë “Një çast nga e shkuara” Sytë e trembur dhe të errtë/ Mu si qenie përrallore/ T’u afrova me avash/ Moj hirplota bukurore/. “Dridhem mallit për nga ju” Jam i mbushur det me mall/ ‘Detin” zë e derdh mbi ju/ Se nga malli digjem zjarr/ Ububu! E ububu/. “Kujtimet” Kujtimet që si thesar i mbaja fshehur/ Rishfaqen sikur nuk duan të humbasin/ Më shfaqesh ti dhe pak jam rrëqethur/ Se nuk e përsëdyt dot rastin/. “Fryn një fllad maji” Sikur del nga lumi/ Ja: drejt meje vjen/ Digjem unë mallshumi/ Dhe bëhem ujem/. Etj.      

         Tema e familjes e trajtuar me një ndjenjë të pamatë. Dashuria ndaj gruas e madhe, e bukur, vazhdimësia mban çdo gjë të freskët në jetë. ‘Dhe me vete bëj çudi” Si është e mundur që të të dua kaq shumë/ Sikur një ditë pa ty...dhe më zë me shkumë/ E gjeta sekretin. Tani e di:/ Ti je NËNA e fëmijëve të mi!/. “Po të jetë” Sytë e saj janë pasqyra e shpirtit/ I vetmi fat që kam patur në jetë./ 

         Një si bashkëbisedim me të rinjtë për dashurinë, vargje të freskëta, si një ndjenjë e bukur, e pastër, e ndrojtur apo dhe e shqetësuar që jeton brenda tyre tek “Një këshillë për fillestarët” Në të thëntë mikja që zure/ Do na shohin, kur e puth/ Mos hiq dorë, po vazhdo puthe/ Është e jotja, o babush! Tek ‘Dashuria” Dashuria është si puna e fatit/ (Fati duhet të të ndjekë dhe jo ta ndjekësh)/. “E sa vlerë ka puthja?! E sa vlerë ka puthja, kur do ndahemi pas ca?/ E ligë është ndarja. Më keq se hata!/ Si vargje hamletiane. “Para pasqyrës” Bën të ikësh, po kthehesh prapë/ (Pa dale, ky fustan më shkon a s’më shkon?) Vete e vjen dhe, mandej, fap/ Edhe modelin e flokëve e ndërron/  E di pse ndodh? Ke rënë në dashuri/ dhe do që të dukesh sa më e bukur./ Ç’dashamirësi jepet.        

        Krahas ndjenjës së bukur të dashurisë, ka dhe vargje që lirikat e dashurisë japin ndjenjën aventurore dhe janë si apel për moral. Ana morale e njeriut të jetë e bukura, jo mashtrimi, ndihet ironia e poetit : “Tani” Tani një mike e largët më bën apel:/ -Hajde, po të pres në shtrat!/ Kjo e ashtuquajtur mike, të vejë në esfel/ “Nuk e kam zakon” Nuk e kam zakon të josh me dredha/ Dredhat s’i njoh dhe i urrej/. Tek “Përse” Përse ike si një cube/ Kur vet e nise ngacmimin? Për vete mbaji ato turpe/ Kurse unë mbaj zhgënjimin/. “Sikur ke zënë “qiellin e shtatë” Ke bërë tani miq të rinj/Dhe hundën sikur po e mban përpjetë/ Karriera nuk zgjat përgjithnji/ Ndryshe është dashuria e vërtetë/. 

         Sinqeriteti i ndjenjës së poetit shkrihet me heroin lirik, si.’I them” Dhe u ndez i imixhan/ Edhe mikja u bë tym? O mor çast ku të kam?/ Ndizu-shuhu, Përparim?. “ Një mendim” Dua apo nuk dua, bie “rob” i këtij medimi/ Dhe shpresoj që gjatë kohës ta largoj/ Por kot që mundohet Përparimi! Mendimi vetëm tek ti më çoi/. “Dhe duhet” Ode për dashurinë, miqësinë, gëzimin e jetës ku merr tjetër forcë shprehja e ndjenjave të autorit. Dhe duhet ta gëzosh këtë jetë të shkretë/   Kur dhe minutat t’i shndërrosh në flori/  Është mirë që në çdo kohë miq të kesh përbri/   Dashuria të jep forcë sa përmbys një botë/. 

          Në jetë ndeshet njeriu me ligësinë, e shprehur me simbolin e ligavecit te “Tulipani” Një tulipan i bukur dhe i bardhë/ ka harlisur i plotë/ Një ligavec, një kapobandë/ Mundohet ta jargosë më kot/.                  “Më mirë” Sikur të mos njiheshim,/Do kish qenë më mirë./ U njohëm dhe rrojmë si me “pahir”/ Gjallë, gjallë, por shpirti ‘fir”/ Nga një dashuri e ngrirë./  Katër vargje janë, por autori i jep mesazh rinisë për dashurinë dhe familjen, mos gabojnë në zgjedhje.

         Libri poetik e rrëmben lexuesin dhe jeni një vëzhgues i hollë i ndjenjave të njeriut. Larmia është pasuri e këtij libri.

         Llojet e  vargjeve, të rimave, të strofave, gjuha e pasur poetike të japin një tjetër kënaqësi estetike kur lexon “Nuk ka moshë dashuria”.

        Faleminderit për librin. Tatiana Zoto. 24,8,2017

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
1.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1