Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | OPINIONE | MJEK I PALODHUR E PROFESIONIST I AFTË, NJERI GJITHË POZITIVITET…

MJEK I PALODHUR E PROFESIONIST I AFTË, NJERI GJITHË POZITIVITET…

Font size: Decrease font Enlarge font
image Prof.Murat Gecaj

 

MJEK I PALODHUR E PROFESIONIST I AFTË, NJERI GJITHË POZITIVITET…

(Foto e re e profilit të  Dr.Ferdinand Mujës dhe çfarë shkruajnë:  miq e kolegë dhe pacientë të tij)

Nga: Prof.Murat Gecaj

       publicist e studiues

1.

Ndoshta, nuk do të kisha shkruar përsëri (Shih Internetin edhe gazetën “Shëndeti”, gusht 2016), nëqoftëse nuk do të bëhej nxitje për mua, publikimi i një fotografie të re, në profilin e tij të Fb, nga vetë Dr. Ferdinand Muja. Në pamjen e parë,  duket se nuk ka asgjë të rëndësishme, pra për t’u  veçuar  ose për të shkruar. Sepse, të gjithë njërëzit, që janë pjesëtarë të kësaj faqeje interenetike, herë pas here dhe sipas shijeve të tyre, bëjnë përzgjedhjen e vendosjen aty, të fotografive të tyre…

Po, ishte diçka tjetër, që bënte dallimin, në rastin, për të cilin po i shkruaj këto radhë. Kur të afërm, kolegë e miq, pacientë të tij  etj., e panë këtë fotografi të Dr.Ferdit (kështu i flasin atij), menjëherë, nisën të shkruajnë  poshtë saj, mendime e ndjenja të tyre. Ato nuk janë të ndikuara ose të diktuara nga ndokush, por rrjedhin fjalë zemre e shpirti, që atyre  u kanë buruar, për këtë mjek të palodhur e profesionit. Sigurisht, njohjet e tyre janë vetjake, pra nuk ka hamendësime. Secili prej tyre ka patur rastin ta takojë e ta njohë atë: në punë, gjatë ushtrimit të profesionit. Por dhe në kohën jashtë saj: në jetën familjare e shoqërore, në veprimtaritë e ndryshme, që janë organizuar me kolegët, për çështje të përgjithëshme mjekësore ose, ngushtësisht, të specialitetit të tij.

Për ndonjë të interesuar, sqarojmë se Dr. Ferdi Muja është  mjek imazherist-radiolog, në klinikën “Dr.Selenica” të QSU, pikësrisht të “babait” të asaj qendre, që ky e themeloi  dhe ku shërbeu me zell e përkushtim, vite të tëra.

2.

Tani, pa u zgjatur, le të kthehemi te fotoja e publikuar në profilin e tij  të Fb,nga Dr.Ferdi Muja. Që në fillim, dua të mbështes dhe të falënderoj gjithë ata njerëz, të moshave, profesioneve e krahinave të ndryshme të Atdheut, të cilët janë shprehur aq bukur, duke nderuar, respektuar dhe vletësuar lart këtë mjek. Këtë gjë ata e kanë bërë, sepse ai tregohet përherë i palodhur e u qendron pranë njerëzve, të cilët kanë problems shëndetësore.

Por, njëkohsisht, u kërkoj ndjesë të gjithëve, se është e pamundur t’ua përmendi këtu emrat e tyre. Ata, që merren me Fb, e dinë që janë me dhjtëra njerëz ose me shumë, që vërtetë nuk shkruajnë gjë aty, por thjesht klikojnë, dmth tregohen miratues e vlerësues të njeriut, që ka aty fotografinë ose shkrimin e tij. Në rastin konkret, në mos gabohem, janë bërë gjithësej rreth 250 klikime, nga njerëzit, që e kanë parë të publikuar fotografinë e Dr.Ferdi Mujës.

Por, po nënvizoj se dhjetëra njerëz, janë shprehur me fjalët e tyre, të cilat u kanë dalë nga zemra,ndaj këtij mjeku, tashmë të njohur. Përzgjdhja e emrave, të disa prej tyre dhe fjalët, që ata kanë shkruar, është thjesht vetjake. Bile, në përgjithësi, pak prej tyre janë të njohur për mua, në jetë.

Një veçori  dalluese është se, vetë Dr.Ferdi, ka shkruar dhe ka përshëndetur secilin nga njerëzit, që ka shprehur ndjenjat dhe mendimet e tij, me rastin e publikimit të kësaj fotografie. Sepse, në përgjithësi, njerëz të tjerë, pasi i lexojnë fjalët e të tjerëve, zakonisht, nuk “lodhen” që t’i kthejnë përgjigje secilit, veç e veç, por bëjnë një falënderimim të përgjithshëm, në fund.

Në radhën e parë, po përmendi fjalët e Matildës, e cila më “ndihmoi” dhe që ta vendosi titullin e këtij shkrimi të thjeshtë. Fjalët e saj janë domethënëse, pra jo të stërzgjatura. Ndërsa, në vazhdim, po vijoj me mendimet  e pak të tjerëve:

-Matilda Ajkind:Shumë mirë..Giithë pozitivitet je, Dr.Ferdi!

-Genta Ballabani Ahmeti: Doktor me vlera…Të përshëndes!

-Gani Çupi: Kështu të pafsha gjithmonë, më i miri në vend!

-Ladi Shehu: Siç ke titullin, ke dhe paraqitjen, Dr.Ferdi!

-Lavdrim Shehu: Merr një hudhër në xhep, se nuk i dihet!? (ha,ha)

-Ali Murtati: Dr. Ferdi, të prshendes! Si gjihmonë: I bukur, i qeshur dhe i dashsur me të gjithë…Uroj që të jeshë sa më mirë!

…Në mbyllje të këtij shkrimi modest, kërkoj mirëkuptimin e lexuesve, se po shënoj këtu dhe fjalët, që unë shkrova poshtë fotografisë së Dr.Ferdi Mujës, tashmë dhe mik i imi i mirë:

“Përshëndetje të përzemërta, Dr.Ferdinand Muja dhe mirënjohje, për shërbimin e palodhur e professional, ndaj të sëmurëve! Respekte te veçanta!(Tiranë, 26 gusht 2017”).

Tiranë, 27 gusht  2017

 

 

Comments (2 posted):

Guri Naimit D. on 01/09/2017 19:22:11
avatar
Pr.Murati;Ju PRIN PENA,sa shendeti.
me ate familie bekuar ZOTI.
Me gezoni Profesor Murati
Vital ne keto faqe ju shoh,
Nje jete me Ju,Goje mjalti
Nje shtatorin,me Ju kujtojm.
Mbrodesi ju e bashkeshorte Katerine
Veterane MESUESE,jumban hapur shtepine
Me niper e mbesa prane ajo gezuar
Romane te tera, per Ta, Ti shkruar.
Une nga Torontua kete vit te uroj,
U mbledhshim e se bashku te festojme,
Festa familiare sa ato nacioale,
Bujan-Tropje e "Dangelline Naimjane".

Toronto1-09-2017 Guri maimit D
Dhimiter M. Xhoga on 11/09/2017 21:00:57
avatar
Nje urim,sa nje kerkese me dhimbie ua drejtoj Pr.Murat Gecaj,nga tej oqeani..

Ju uroj gjithe te mirat Pr Murati e pa tjeter,-Shtator i Ri,me te reja-per Ju, si zedhenesi e mesuesve dhe nnxenesve nje jete.
Ju lutem,nese mund te na shkruani nje rubrike te shkurter:
"Nisi viti Ri mesimor ne Tirane",me kryefake,-Shkollat ne melesine e Tiranes,Ku them se do na kujtoni,50 vjetorin e shkolles 7vj.se Zall-Dajtit ne vijimesi e mesme,1 Shtatoe 1967,deri me konvikt hapur(1971)me forcat e vete fashatit,sot mbetur nje klase kolektive me nje mesues...(mban emrin e mesuesit veteran te asaj zone "Hamdi Mancaku: ndjese paste,
Nuk di,nese u kujtua njeri,kete 11 Shtator,nisur viti Ri mesimor,takujtojne ate arritie,sa ate ndertese shkolle,si pallat kulture(ate rrol luajti sa u hap e mesmia(1971).
Keq me vjen,(mireqe,ne Zal-Bastar,vijon sukses-shem shkolle e Mesme,hapur mes viteve 80t),ajo ndertese ne ate mjedis te shkrlqyer dikur qendra lokalitetit, pas viteve -90t,mbetur shkrete...
Le te kthehet ajo,"monument kulture"per zonen,qe ruga e "ARBERIT",besoj do ta rigjalleroje.
Si ish drejtori pare i asaj shkolle per 7 vjet,kam dobesi,sa ketu ne mergim, mua 82 vjecarit,kthyer ne"gangrene",cdo nate me te...
Me fal Profesor,po Ju e dini mire,c'u be ne ato vite,per perhapien e arresimit ne zonat e thella.Ato vite,vite per masivizimin e shkolles,(si Nderc ndue Gjoka ne Mirditen e sapo cliruar).
Ju lutem,na evidento kete"prurie"te kohes.
Me shume konsiderate,nje jete kaluar me ne,Ju ne Gazeten "MESUESI"ato vite..
Me fal Pr.se s'po e kontrolloj veten nga shqetesimi.
Dhimiter M.Xhoga

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1