Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | MENDIME | PËRFUNDON MBRËMJA LETRARE E PROMOVIMIT TË LIBRIT "55 VJET PUBLIÇISTIKË" E mJESHTRIT TË MADH MIHO GJINI

PËRFUNDON MBRËMJA LETRARE E PROMOVIMIT TË LIBRIT "55 VJET PUBLIÇISTIKË" E mJESHTRIT TË MADH MIHO GJINI

Font size: Decrease font Enlarge font
image Agron MEMA

PËRFUNDON MBRËMJA LETRARE E PROMOVIMIT TË LIBRIT "55 VJET PUBLIÇISTIKË" E mJESHTRIT TË MADH MIHO GJINI.

-JA DISKUTIMI IM-

Mbrëmja e sotme ka sjellur në kolorin e aktiviteteve të shumta të Sarandës në këtë sezon veror, edhe një event të veçantë, promovimin e librit "55 vjetë publiçistikë" të mjeshtrit të madh Miho Gjini në ambjentet e lokalit"Margariti" të Rit Çakallit. Aty pranë zhaurimës dhe drithijes ë perëndimit krijuesit sarandiot sfiduan vapër dhe diskutuan për letërsinë dhe gazetarinë. Mes diskutimeve gjurmëlënëse qenë ato të Prof Josif Papagjoni e Mjeshtrit të madh Agim Mato. Diskutime dhe debate të shumta. Po pëscjell diskutimin tim në këtë aktivitet:
PËRSHËNDETJE ME RASTIN E BOTIMIT TË LIBRIT”55 VJET PUBLIÇISTIKË” të Mjeshtrit të Madh, Miho Gjini.
Përshëndetje të nderuar pjesmarrës! Përshëndetje i nderuar Mjeshtri i Madh Miho Gjini që ndodhesh mes nesh në këtë promovim!Prezantimi i një libri të ri është një ngjarje e shënuar në jetën kulturore, është një kënaqësi e veçantë për pjesëmarrsit, është një përgjegjësi morale e shoqërore, pse jo dhe shkencore për diskutantët, është një nderim qytetar e intelektual për vet autorin. Libri “55 vjet publiçistikë” është një kontribut në literaturën e gazetarisë dhe të letërisë memorialistike. Në këtë rrugëtim të gjatë 55 vjeçarë në publiçistikë, pasi autori ka lëvruar e ka dhënë kontributin e tij edhe në gjini të tjera të artit dhe kulturës shqiptare, gjen opinione për ngjarje dhe njerëz real, përfshin studime e kumtesa, artikuj , reçensione e përshëndetje në sesione të ndryshme, promovime librash, shumica e të cilave janë botuar në organe të ndryshme shtypi. Por ajo që të bën përshtypje në këtë botim, është fakti se autori nuk u është shmangur trajtimit të ngjarjeve të rëndësishme që kanë të bëjnë me të kaluarën, të tanishmen dhe të arthmen. Tematika e tyre është historike, kulturorore, arsimore e atdhetare. Ato janë bazuar në burime të shumta dhe hedhin dritë për problematikë për probleme me karakter universal, kombëtar e lokal. Ka një vlerësim, ashtu siç ka edhe kritika, për personalitete, institucione, individë, tradita, momente kulmore dhe data të shënuara, ka një shprehje nderimi, vlerësimi e mirënjohjeje për figura të shquara si mësuesa, drejtues e intelektualë të nderuar. Duke lexuar ç’do rresht të reportazheve të këtij libri, në sajë të ndërtimit të drejtë e të stilit të tjeshtë, të fjalorit të kuptueshëm, të mendimeve të qarta, të situatave emocionale, futesh në vargun e gjatë të problematikës, si shfaqjet e jetës dhe të vdekjes, ekzistencës dhe madhështisë, detyrat e njerzve në këtë jetë për përballimin e shqetësimeve të padëshiruara dhe përgatitja për jetën tjetër duke u frymëzuar nga dashuria për jetën dhe gjetjen e forcës tek i madhi ZOT.Kur mbaron leximin e këtij libri, lexuesi mëson diçka të panjohur, dikush shton diçka të re, ndonjë pasuron formimin e tij, një person bën një analizë të veprimeve të veta, një tjetër përmirëson vese e zakone të këqia, duke i kthyer ato në vyrtyte e zakone të mira. Për të gjitha këto , vlerat e këtij libri janë të shumta. Dikush mund të përfitojë nga brenda tij si njerëz, si besimtarë, si qytetarë, sepse këto vlera janë një recetë shpirtërore me ilaçe të dobishme që shërbejnë e ndihmojnë për shërimin e mjaft veseve e sëmundjeve dhe të simulojnë dashurinë ndaj të mirës , ndaj njerzve, ta duash të bukurën, të pranosh sfidën dhe të ringrihesh me forca më të ripërtëritura me të cilat ballafaqohemi ç’do ditë në mënyra të dukshme e të padukshme. Dhe shëmbull real nuk janë vetëm shkrimet e këtij libri, por vet e gjithë jeta e autorit. Dhe pikërisht për këto vlera Mjeshtri i Madh Miho Gjini meriton përgëzime dhe njëkohësisht urime për të na dhënë vepra e studime të tjera në dobi të moralit, etikës , forcës dhe botës shpirtërore për të sfiduar të keqen dhe përqafuar të mirën.Por sikurse thamë që vepra ka trasparencën e sajë, sepse ajo në realizmin e përgjithshëm depërton në figurshmërinë e aktualitetit të djeshëm e të sotëm, duke shprehur refleksionin sa poetik, po aq edhe ngjyrimin e kohës si dëshmi të një periudhe komplekse. Dhe kështu libri ka realizim tematike të përditshmërisë, duke kërkuar të rëndësishmen për një vetëdijësim që e kërkonin rrethanat e kohës. Në përditshmërinë njerëzore jeta dhe rrethanat kohore ndikojnë në autorin, ndikon në njeriun e kohës për të tejkaluar dhembjet, sepse ato ishin dhe mbeten nyje komplekse. Me gjuhën figurative, element kryesor i publiçistikës, me mesazhin e sajë, titulli i librit mund të interpretehoet me domethënie se jeta ka kuptim dhe ajo duhet jetuar. Po le të them dy fjalë për autorin, Mjeshtrin e Madh Miho Gjini: E njoha sëbashku me Piqerasin dhe Piqerasjotët. Miho vinte për vit e ç’do verë të kalonte pushimet në Piqerasin e bukur jonian e veshur me gjelbërim të përhershëm. Na mblidhte të gjithë fëmijët e lagjes dhe shkonim pas tij në det, Kroi i Kinës. Rrugës, kur shkonim dhe ktheheshim, nuk mungonin këshillat, përkujdesjet, historitë. Ishte një enciklopedist që na linte me gojën hapur.Ne e shikonim si një perëndi se nuk kishim parë kaq afër një shkrimtar, kushedi si e fantazonim. Por Miho përcillte një mirësi e dashuri tek fëmijët si jo kushdo tjetër. Qe i rreptë kur thyeje rrgullat. Pra ishim si në një kamp dhe e kishim kujdestar dhe s’kishte si të ndryshonte nga dy prindërit e mirë e punëtorë që ne, fëmijët u thërrisnim NENEJA dhe Papuleja, dy pleq punëtorë e gojëëmbël si gjithë pleqtë e Piqerasit që sot nuk jetojnë më, por nga ky promovim le tu lutemi që të prehen të qetë të gjithë pleqtë e plakat zemërmirë të Piqerasit.Por erdhi një vit e Miho nuk u duk më. Ishim fëmijë e nuk e kuptonim fjalën armik, fjalë që pëshpëritej në fshat. Kishte filluar kalvari i vuajtjeve dhe burgosjeve për artistin e madh. Vitet kaluan e ne u rritëm e u martuam. Në Piqeras trokiti dera. E hapa . U befasova. Para meje qëndronte artisti i madh, idhulli ynë i fëmijërisë. Folëm e biseduam gjatë por këshilla e tij qe të ecja në rrugën e artit dhe jo të isha dembel. Hodhi sytë nga bibloteka ime. Ju bë qejfi dhe më përgëzoi. Jeni ju arkitekti i kësajë bibloteke, profesor, i thashë. Pse, më tha.Mbani mend kur na shpinit tek Kroi i Kinës, i thashë, dhe më pe me një libër në dorë, “Pika e Ujit” e Naum Priftit qe. E pe dhe buzëqeshe. Me buzagazin fisnik më the: Shumë mirë! Mos i ndaj nga dora! Kjo pikë e vogël uji nesër të bëhet liqen, det a oqean. Të kesh një biblotekë të pasur! Profesori përsëri buzëqeshi dhe gjerbi kafen dhe gotën e rakisë me kënaqësi. Dukej që qe i lumturuar. Tani takimet vijojnë përherë, por asnjëherë pa ndërruar temë: Letërsia, arti përpjekjet për të ecur para.FALEMINDERIT DHE RESPEKTE PROFESOR Miho Gjini

Agron MEMA

Sarandë, më 4.8.217

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1