Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | OPINIONE | Mustafa Nano hëpërhë kundër bashkimit

Mustafa Nano hëpërhë kundër bashkimit

Font size: Decrease font Enlarge font
image Lis Bukuroca

Lis Bukuroca

 

Mustafa Nano hëpërhë kundër bashkimit

Ja si e përligj: "Me Shqipëri etnike kuptoni një shtet të përbashkët për të gjithë shqiptarët? Jo, faleminderit. Sikur ta kisha unë në dorë këtë gjë, do bëja çmos ta pengoja hëpërhë. Do ishte një entitet jo eficient. Dhe më e bukura është se s’ka nevojë ta pengosh. Është thjesht i pamundur. Hëpërhë, thashë”

Muçi, kur është bashkuar Italia, (por edhe Gjermania) ka qenë në gjendje më të mjerë se sa ne sot. Në Itali madje kishte identitete (edhe sot) të kristalizuar, si venet, napolitan, sicilian, sard, toskanez etj.

Asnjë komb nuk është bashkuar duke pritur "eficiencën." Bashkimi kudo është imponim i politikës, i patriotëve, sepse masa është provincialiste kudo dhe kur të vijë ai çast, të cilin Ti konsideron "eficient", gjithmonë do të ekzistojë një Muç tjetër, një grup interesi, që do të quante fisnike, pengimin. Askund nuk është normake, populli të mendojë historikisht, por kudo popullin është parapërgaditur nga një grup atdhetarësh për ndryshime të mëdha. Natyrisht kudo ka pasur edhe shtresën tjetër, e cila ka qenë e gatshme të luftojë kundër. Edhe nëse do të vijë një ditë ai çast, që ti imagjinon, do të shfaqet një Haxhi Qamil, një Rrahman Morinë, i cili bashkimin do ta definonte si dëmtim të interesave të një mahalleje shqiptare!

Muçi, kombet bashkohen, kur çasti historik krijon ato rrethana, ato mundësi. Kjo vlen për kombet e shndërruar në fragmente nga hegjemonia e fqinjëve. Ai çast është shumë i rrallë nëpër shekuj dhe nuk përsëritet. Domethënë nuk ka kohë për tallje, e as për kundërshtime gjoja racionale, por në thelb antihistorike. Ti Muçi po kërkon atë pjekuri qytetarie, që nuk ka pasur asnjë komb gjatë bashkimit!  Ne sot jemi në gjendje më të mirë se sa kombet tjera, që kanë ndërtuar shtete nacionale duke u vrarë në mes vete në shek. XIX. Kanë pasur gijotina, janë vrarë miliona veta, analfabetizmi ka qenë shumë më i madh se te ne sot, etj.etj. Shumica prej tyre janë bashkuar, kur akoma kishin mendësi rurale, por jo elita, që synonte atë. Ata mendonin dhe vepronin në kontekst historik. Ata kishin parasysh ardhmërinë dhe vepronin në të tashmen. Ti gjykon nga e kaluara duke dëmtuar të tanishmen, rrjedhimisht të ardhmen!

Të jesh kundër bashkimit, domethënë të futesh në klubin e shteteve antishqiptare, që do ta luftonin edhe me armë në dorë. Shpjegimet mund të jenë të ndryshme, ndoshta Tuat nga atdhedashuria e madhe, e tyre nga urrejtja e madhe, por do të prodhonin rezultatin e njëjtë: pas disa dekadave formimin e kombeve të reja, si te sllavët! Ka mjaftë rryma dhe lëvizje që punojnë në prapaskenë për këtë. Këtë din edhe Ti. Nëse jo, atëherë je çkyçur nga realitetet politike të Ballkanit!!

Muçi, njeriu nuk duhet të jetë intelektual i madh për të kuptuar procese të tilla. E kupton edhe një fillorist se të përkrahësh idetë, që mbështesin dhe kultivojnë qarqet antishqiptare, ose të bën si ata, ose të katapulton të shtresa e njerëzve tmerrësisht naiv!

Ti ke të drejtë gjithmonë të mendosh dhe në emër të një naiviteti kozmopolit, të përforcosh, të mbështesësh një dezintegrim nacional, por kjo nuk të bën intelektual të madh, as njeri më të madh, por vetëm do të respektohesh më shumë në Shkup, Athinë, Beograd e Moskë! Do të bëjnë nesër edhe intervista me Ty dhe do të stolisin me dhjetëra atribute humaniste! Muçi, unë nuk mendoj se Ti je në shërbim të tyre, por idetë Tua, do të merren në konsiderim pikërisht prej tyre. Pra, do të abuzohesh si vegël shtesë për të gozhduar interesat e tyre. Unë nuk mendoj se je tradhtar, larg prej atij konstatimi, por idetë janë në shërbim të njeriut dhe zbatimi tyre krijon vepra. Ji pak më kursimtar me këtë mllef, me këtë zjarrmi, me këtë epsh të pa përmbajtur për të kritikuar, sepse siç din edhe Ti, ose supozoj se e din, e vërteta duhet thënë, por jo në çastin kur mund të dëmtojë! Pra, mençuri nuk është vetëm idea e madhe, por dhe çasti kur artikulohet ajo.

 Jam në pushime dhe nuk do të zgjatem më shumë, përndryshe me dhjetëra fakte do të kisha argumentuar paudhësinë dhe pamundësinë e atij konstatim për t’i rezistuar një shqyrtimi serioz racional. (Muçi, mbrëmë në një pijetore në Miami lexova këtë: “Nëse ju keni probleme me alkohol, kolesterol, ose me protokoll, atëherë gjendeni në vendin e gabuar!” Edhe ai shqiptar, i cili ka probleme me bashkimin, gjendet dhe vepron në vend të gabuar! Ata jetojnë diku tjetër. Ti din këtë shumë mirë!)

Comments (1 posted):

kadri Tarelli on 28/07/2017 16:32:45
avatar
Të lumtë pena. Lis ta thonë emrin dhe lis do të mbetesh për mendimet e tua në dobi të bashkimit kombëtar. je shumë realist dhe pa fyerje e sharje, po i tregon Muçit dhe shqiptarëve, se "kushdo që ka problem me bashkimin e kombit, jetojnë diku tjetër".
Nuk di sa do të dëgjojë Muçi ynë, pasi populli thotë një fjalë të mençur. "Mashkullit të mirë ia sheh hajrin një qytet, mashkullit të keq, ia sheh sherrin një milet". kam përshtypjen se, Muçi po fryhet shumë, mbase me teprri po e fryjnë ca si shumë, si gjeli majë plehut dhe kënga e tij, po na gjall e po na sjell sherr.
Faleminderit!
Miqësisht!
Kadri tarelli

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1