Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | LAJME | “LULET E DIASPORËS“ nga Namik Selmani

“LULET E DIASPORËS“ nga Namik Selmani

Font size: Decrease font Enlarge font
image Neki Lulaj

  Këto ditë pritet të dal nga shtypi një Abetare e re për fëmijë dhe te rriturit qe jetojnë ne mërgim  me titullin „Lulet e Diasporës“ libri  me i ri i shkrimtarit Namik Selmani.Te cilin libër para ca ditësh pata rastin ta lexoi ne dorëshkrim, pra.

           Një libër që të jep emocion dhe dashuri për gjuhën amtare kudo ku ajo flitet. Mbresa rreth librit “Lulet e Diasporës” të shkrimtarit Namik Selmani .Oh, të thuash se e lexova me një frymë është pak. Një jetë me librin e gjuhën shqipe atje në Bërliq të Kosovës e këtu në mërgim dhe ja tani më   vjen pasqyra e viteve të jetës. Më sheh thinjat po ah, sikur të më shikonte shpirtin e lumturuar nga ky libër. Edhe me librin e ri tanimë të shkruar në mërgim nga pedagogu, poeti, shkrimtari e mbi të gjitha latuesi i fjalës së mençur Namik Selmani mbetet një regjistrues i vemendshëm i përditëshmërisë baritore te vargut      nolian.                                                                                                             

         I gjithë ky mozaik dhe gjithë ky kapital i ri edukativ do të ngulitet thellë në kujtesën e gjeneratave që po rinohen po rriten, po martohen e po bëhen gjyshër dhe do të mplaken larg atdheut. Merrni miqtë e mi, bashkëatdhetarë kudo që gjendeni. Nuk është si ajo trastë me eshtra që dikur koloneli i Kadarsë ia hidhte bashkëatdhetarëve të tij italianë famikajtë t ëish- ushtarëve të vrarë, ështrat e ushatërve të vrarë. Jo, bre, për besë të fjalës shqipe Namiku po ju dhuron një atdhe të veçantë.! Ky libër është një burim i ri ujë akulli edhe për nxënësit, për ne mësuesit, pedagoget, prindërit, edukatorët, nënat tona dhe për të gjithë shqiptarët pa përjashtim moshe a gjinie.

          Tanimë edhe nxënësit shqiptarë të mbarë mërgatës kanë Encilopedinë e identitetit në duar dhe kanë me çka krenohen para bashkëmoshatarëve të tyre evopianë, amerikanë,kanadezë, australianë, meksikanë, anglezë. Kanë librin ....,ABC... ketë vëllim brilant, i cili i përngjan një Lahute zulmëmadhe ose një parku botanik me plot lule, me plot aromë. Me ngjyrat me te bukura që ti do syri e që nuk dinë se cilën ta zgjedhësh për ta bërë një dhuratë shpiriti. Autori me një fanatizëm të rrallë e ruan at sinorqëndrimin e tij pedagogjik dhe shpesh drejtpërdrejtë e herë tërthorazi ngrihet mbi vargun, sepse ka një shpirt të tillë që nuk e gjen qetësinë.

         Po lan një Testament mesharian............ Mbi të gjitha, është shkruar me një gjuhë të pastër letrare, pa gabime drejtshkrimore si jemi mësuar që të lexojmë kudo. Edhe kështu ai është një MODEL për t’u ndjekur. Është nder i lexuesit që të vrapojë në ketë stadium olimpik për të mbledhur nektarin e bukur qe po na ekspozon autori me këtë libër të rrallë dhe shumë të qëlluar për të gjithë ne që jemi shpërndarë në të katër anët e botës. Ky i vlen edhe bashkëmoshatarëve në Shqipëri, Kosovë Iliridë, Luginën e Preshevës si dhe në Ulqin.

         E di se poeti Selmani rri zgjuar ngase ka një mision jetë e në vargje ai hap dyer të reja për gjeneratat me një thesar magjik.! Ne, pedagogët e Mërgatës do të mburremi me këtë prurje te re dhe presim me padurim që libri ta shohë sa më parë dritën e botimit e ne ta përqafojmë me mollëzat e gishtërinjve. Pra, ta kemi në duart tona Hyra në asfaltin e vargut namikjan pashë urtinë gjiganteske një oqean, një det. Ti, Miku im, e ke parpara një batalion gjeneratash të reja që do të të falenderojnë për këtë dhuratë shpirti, dhuratë çante e biblioteke nga Ju.. Mbase jam më i dehur nga fjala shqipe sot në krahasim me ditët e tjera, por ja që edhe fjala shqipe paska bukurinë e vet trallisëse aq më shumë kur lexoj këtë përmbledhje që ka një titull mjaft domethënës  LULET E DIASPORËS. Rrugëtim të mbarë me librin tënd më të Ri, mbase Kryelibrit tuaj!

 

 Neki Lulaj Speyer, gusht, 2019 .

Comments (2 posted):

Fahri dahri on 09/09/2019 11:21:20
avatar
Përgëzimet e mia si për "Lulet e Diasporës" dhe për shkruesin e këtij komentuesi të librit.Ne shqiptarët, kudo ndodhemi si brenda dhe jashtë vendit, rrimë e mendojmë, flasim dhe shkruajmë për atë ç'farë i detyrohemi vendit ku të parët tanë na e kanë lënë. Mirë bëjmë, pa diskutim. Por nuk është e udhës që krahas mendimit, respektit, përhapjes me zell të atdhedashurisë, të cilat intelektualët e mirëfilltë historikisht i kanë bërë mirë, siç është dhe rasti në fjalë, por krahas kësaj kërkohet të ngrihet fort e më fort forca e fjalës, arësyes. Nuk mjafton vetëm "ndjenja" për të treguar se jemi shqiptarë dhe se e duam vendin autokton, kjo nuk mohohet absolutisht. Zotërinj të nderuar duhet të bashkojmë forcat tona të përbashkëta dhe të gjithëfuqishme për të shpalosur fort "argumentat" për të mposhtur të zezat e pa fund që na janë bërë këto 2000 vjet. Radhazi të këqiat nga të gjitha perandoritë, të cilat janë në veprim edhe me demagogjitë e sotme të BE-së.Na e kanë qartësuar gjatë kohëve "gjigantët" tanë të dijes, se e keqja e shqiptarëve, krahas njëmijë e një armiqësive dhe mjeteve të përdorura nga jashtë kundra nesh, vënd të rëndësishëm në të keqen kanë zënë dhe zënë gjoja "liderët" tanë, të cilët nën maskat e ndryshme ndër vite, kanë ndrydhur dhe shtypur ecjen përpara të këtij populli.
Zotërinj! Ju falenderoj për përpjekjet tepër pozitive që reflektoni me shkrimet e mëndjeve tuaja tepër të qarta për atdhetarizëm.
Në se një shumicë intelektualësh të vërtetë dhe të ndërgjegjshëm,vazhdojnë të hedhin këshillat e tyre nëpërmjet librave, gjë që po bëhet në të vërtetë, ndeshet me një veprim apo mos veprim të një personaliteti të lartë shtetëror, i cili/e cila, duke përdorur forcën e firmës që ja jep Kushtetuta, dekoron, miraton dhe ligjëron të padrejtat e një shteti tjetër, apo personaliteti i djeshëm apo i sotëm, të etnisë tonë, apo dhe të një personaliteti jashtë etnie dhe që i ka bërë të liga këtij populli e vendi, në këto veprime cili prej tyre jep efektet vepruese të shpejta, qofshin pozitive apo negative? Sigurisht firma e atij personaliteti që i jep të drejtë Kushtetuta!. Konkluzioni që duhet të nxjerrim të gjithë bashkë është i domosdoshëm dhe tepër imediat. Kush duhet ta bëjë? Ndofta mosbesimi na është bërë rutinë, por duhet të besojmë tek Reforma në Drejtësi dhe jo më me pak vlera ka Reforma Elektorale, që deri sot dy grupime njerëzish na vendosin në krye lloj lloj personash për të na udhëhequr e drejtuar, shpesh ka ndodhur edhe të pa ditur, të pa arsimuar, por na tunden e shkunden vetëm e vetëm se janë militantë.
Urime për këtë nismë të ndritshme, në ndihmë të bashkëatdhetarëve tanë kudo gjenden, për tu afruar Atdheun dhe gjuhën e mëmës edhe në sofrat e shtruara në vende të ndryshme, jashtë vatrës së tyre aq të shtrenjtë dhe të shënjtë.
Respekte dhe urime.
Fahri Dahri . 09.09.2019
Tomë Velaj on 09/09/2019 20:52:07
avatar
Lexova me shumë vemendje Analizën qe i ben Neki Lulaj ,librit "Lulet e Diasporës",qe pritet te dalënga shtëpia botuese ne Tiranë,ishte një veshtrim i shkëlqyer mbi mundin dhe punën qe kishte gatuar enkas për nxënësit shqiptarë qe po rritën ne mërgim frytë i shëndosh i shkrimtarit Namik Selmani, u bera kurreshtar fitova një forcë te re ne shpirt.
Me pastaj lexova komentin e parë të mikut Fahri Dahri,e falenderoi nga zemra për shqetsimin qe e ngrhë dhe i cili është shumë me vend dhe i qelluar.Fatkeqsisht ne shqiptarët gjithëmonë kemi korrë fitore ne arenat e luftës por me laps e kemi humburi kemi firmosur me duart tona kapitullimet.Kjo a ndodhë nëpër dekada e shekuj kjo po ndodhë edhe sot e kësaj dite. Shiqo dy shtetet tona çfarë marrëdhenjesh kan mes vedi të brishta te dyja shqiptare,shiqo qfarë klase politike i udhëhee dy shtetet. Njerëz qe i kan te gjitha atributet e ndyta por vetem atdhetar nuk janë. E klasa intelektuale as nuk guxon te ndihët ne jetë sepse kercënimet e format tjera kriminale i lanë pa familje e frymë. Shiqo a guxon Mërgata te ndihet kund ata mergatën e shfrytëzojnë vetëm kur kan vehtën ngushtë e me pastaj nuk njofin as prinderin e vet. Të rinjët janë shkapërderdhur nëpër katër anët e planetit sepse as në Shqipëri e as në Kosovë nuk shofin ardhmerinë e rehatshhme . Kjo është matematka e atdheut tonë te robëruar nga kapobandat kriminale..e Atëherë.?

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1